Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit përballë Letonisë në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.
Një aksion nga e majta i Bajramit dhe Laçit, sjellin prekjen me dorë të mbrojtësit të letonezëve me gjyqtarin që bën shenjë nga pika e bardhë.
Më pas, Asllani nuk gabon para 11-metrave duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.














