Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Zejman të Lezhës, ku një vajzë 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas njoftimeve të Policisë, adoleshentja po ecte zbathur në oborr kur ka prekur kabllot, duke u elektrizuar dhe duke humbur jetën në vend.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.