• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dinamika e atenatit/ Gila qëlloi brenda lokalit, grabiti “BMW-në” duke i vënë armën në kokë qytetarit

12:28 : 08/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ëështë zbardhur dinamika e atenatit të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, pranë shkollës “Kole Idromeno” në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se autori 28-vjeçar Ragip Gila, dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim dhe në ndjekje shënjestra dhe pasi ata janë ulur në lokal, ai është afruar me motor dhe me skafandër në kokë, është futur në këmbë brenda lokalit dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Mësohet se ai ka patur edhe jelek anti-plumb me vete, si dhe dy armë, në rast se i bllokohej njëra prej tyre.

Më pas, “killeri” ka dalë nga dera dytësore e lokalit, duke braktisur motorin në vendin e ngjarjes dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.

At më pas ai i ka drejtuar armë në kokë një qytetari dhe i ka grabitur një automjet tip “BMW” ngjyrë gri. Gjatë tentativës për t’u arratisur me automjetin e grabitur, Ragip Gila ka bër një aksident në zonën e Sarreqit. Aty ai është pikasur direkt nga Policia, për shkak se kishte skandafër në kokë dhe ka braktisur automjetin e aksidentuar, duke tentuar arratisjen në këmbë.

Uniformat e policisë janë vënë në ndjkje të tij, duke e rrethuar dhe kapur në zonën e njohur si “Zalli i Kirit”, tek shinat e trenit në shtratin e lumit Kir , disa kilometra larg vendit të atenatit.

Lexo edhe:

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

Kujtojmë se shënjestër e atenatit dyshohet se ka qenë 43-vjeçari Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili mbeti i plagosur, ndërsa u vra truproja i tij, 31-vjeçari Liridon Kraja alias Lushi. Po ashtu, i vrarë mbeti edhe punonjësi i IMT-së Armando Pali, ndërsa u plagos lehtë dhe shtetasja Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila dyshohet se punonte si kamariere në lokal.

28-vjeçari Ragip Gila nuk është një emër i panjohur për Policinë apo drejtësinë, pasi konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut.

Ai rezulton se është arrestuar edhe më 6 dhjetor të vitit 2023, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën sende që përdoreshin nga grupe kriminale për vepra të ndryshme në Shkodër si jelekë anti-plumb, maska, paruke, armë e municion dhe sasi të lëndëve narkotike.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit “Imazhi fals”, në banesën e tij në lagjen “Partizani”, të riut iu gjetën:

• 7 jelekë antiplumb
• 2 palë doreza
• 3 maska
• 2 paruke (të përdorshme për kamuflim gjatë atentateve)
• një armë gjahu
• sasi municioni luftarak
• një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis

Policia asokohe deklaroi se kjo bazë e armatimit përdorej për të ndihmuar grupe kriminale në përgatitje të ngjarjeve të rënda. Ai kishte vetëm disa muaj që kishte dalë nga burgu në rrethana ende të paqarta.

Etiketa: Armando paliatentatiErogen BrajoviçErogen VasoRagip GilaShkodervrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025
AKTUALITET

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

10:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Lëvizje në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Gjirokastër (Emrat)

17:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kanosën me armë fqinjin në Shkodër, arrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari

16:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
Para

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

TË GJITHA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com