• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ishin 4 agjentë”/ Mësuesi rrëfen se si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

22:23 : 06/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në A2 CNN, detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë të tij ranë pre e skemës piramidale online, ku josheshin nga të ashtëquajtur agjentë, për të investuar në platformën TXEX, me premtimin se fitimet do të dyfishoheshin.

“Unë për këto skema kam dëgjuar para një viti. Nisi të përflitej në Divjakë dhe diskutonin midis tyre njerëz, dhe persona që na njihnin sepse kemi qenë me bashkëshorten mësues prej 30 vitesh. Na u duk pak si habi e çudi fillimisht kjo nismë online. Unë dhe bashkëshortja kemi pasur përvojë të hidhur gjatë viteve 96’ – 97’ dhe për këtë arsye as nuk guxonim. Edhe kur na thoshin që është shumë e lehtë, me një kartë identiteti regjistrohesh. Nuk guxuam asnjëherë megjithëse kishim edhe presion nga djali, në kuptimin e mirë, pasi ne nuk dimë të fitojmë lekë pa punë, pa djersë. Edhe shoqet apo shokët e djalit bashkëbisedonin të investonin lekë në këto piramidat online. Jo i njihja si ish-nxënës, djem të rinj që kanë mbaruar dhe janë shkolluar goxha, dhe kur diskutonim në muhabete kafeje i thosha: “Ore djem si po guxoni, si po veproni” – dhe ata më thoshin në formë shakaje: “Hë mo presor, se një milionë nuk u bë qameti, se diku po fitohet”. Për emrin tim u lutën mbi dy-tre miq e mekesha, që të regjistrojmë ne, çfarë ke është e sigurt por nuk pranuam asnjëherë”, rrëfeu Kruti.

Ai më tej zbuloi se ishin të paktën katër persona që vepronin si agjentë për të joshur njerëzit, kryesisht të afërm të tyre, për të investuar fillimisht në këtë skemë piramidale dhe më pas tërhiqeshin njerëz të tjerë me fjalën e gojës dhe premtimin për fitime të shpejta.

“Ishin tre katër si agjentë kryesor që operonin. Ose ftonin njerëzit e tyre duke i bindur se unë po fitoj, jam unë i sigurt, fitimi shtohet shpejt. Edhe mua nga muaji mars po diskutohej fort në një tavolinë, dikush tha po vjen 4 milionë lekë të vjetra, nuk do bëhet qameti. Dikush tjetër nuk guxonte, disa të tjerë hodhën masivisht.  Nga ana tjetër mësoj se javën e fundit kur do mbyllej, 2-3 miqtë e mi thoshin hodhëm dy milionë u dogjëm. Dikush tjetër obobo vura 4 milionë, hodha gjithë kursimet. Ka marrë një lloj rënie dhe prekje. Thoshin që fitohet shpejt, për një muaj dy muaj, mjafton të ndjekësh një orar të caktuar, të aplikosh, të jesh atje, të hapet vetë programi. E di që ishin bërë si të dehur pas kësaj në një orar të caktuar. Edhe rrinin, linin çdo punë, dhe rrinin tek ai orari ku shihnin si po kalonin lekët”, zbuloi Kruti

Sipas Krutit hyrja fillestare në skemë bëhej me shuma që varionin nga 1 milionë deri në 4 milionë lekë të vjetra. dhe investimi kryhej përmes filialeve të bankave.

Lexo edhe:

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

“Ata që promovonin ishin me profesione nga më të ndryshmet. Punonjës në Divjakë, fermerë, ekonomistë, edhe me arsim të lartë edhe nga fusha e arsimit, mësuesisë. Edhe më luteshin hajde provoje me një milion me të miat dhe nuk pranova.  Ka mundësi nëpër filiale bankash dhe banka më pas i kalonte në adresën e skemës TXEX, me aq sa kam dijeni. Lekët më duket në bankë. Nuk e di këtu apo në Kosovë. E di që thoshin kalohen lekë. Vinte shuma online e tregohej shpesh dhe pastaj lekët kalonin”, tha Kruti.

Etiketa: bvanordivjakefirmat piramidaleJosif Krutizhvatzhvaten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

21:21 : 29/09/2025
AKTUALITET

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

20:33 : 25/09/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë/ Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, refuzon të paguajë gjobën 400 mijë lekë

10:53 : 16/09/2025
AKTUALITET

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

19:58 : 15/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Divjakë! I moshuari i gjendet i vetë*arur në banesë 

11:25 : 06/09/2025
Para

VIDEO/ Tensione në "Astir", disa persona përplasen me policinë, ka arrestime

TË GJITHA

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:04 : 18/10/2025

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

22:42 : 17/10/2025

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

22:32 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com