• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Kadastrën e Lorenës nuk zgjidhet punë, por rrihen gazetarët

19:24 : 05/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një gazetare e emisionit “Stop” në TV Klan, Domenika Bajraktari, ka rënë pre e dhunës fizike në ambjentet e Drejtorisë së Kadastrës Kamëz-Vorë, gjatë kryerjes së detyrës së saj për informim, të enjten e kësaj jave, në datë 4 shtator 2025.

Policia e Tiranës, pas denoncimit të marrë prej gazetares, deklaroi se ka arrestuan për këtë ngjarje shtetasin F.M., 67 vjeç. Njoftimi policor është shpërndarë në media rreth mesditës së të Premtes, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, nën drejtimin e Lorena Goxhobelli, “u kujtua” të reagonte vetëm pasditen e të njëjtës ditë.

Në reagimin e Kadastrës, i cili është pak të thuhet i turpshëm, Goxhobelli deklaron se “Në lidhje me rastin e raportuar, sqarojmë se personi që ka kryer veprimin ndaj gazetares nuk është punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë jemi duke rishikuar të gjitha pamjet filmike të administruara nga kamerat e sigurisë dhe, nëse konstatohet shkelje nga rojet private, do të ndërmerren menjëherë hapat ligjorë dhe kontraktualë për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të tilla”.

Reagimi i Kadastrës

Pra, ndërkohë që Policia deklaron se ka evidentuar të paktën një prej personave që kanë penguar gazetaren në ushtrimin e detyrës së saj, Lorena e Kadastrës “premton” se do të shohë kamerat, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Lexo edhe:

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

Natyrisht, përtej “distancimit nga çdo akt dhune”, shefja e Kadastrës është munduar të orientojë publikun tek përgjegjësit e mundshëm të aktit të dhunshëm- “rojet private” të sigurisë në godinën e drejtorisë Kamëz-Vorë.

Ky “reagim” i Lorenës së Kadastrës ngjan më shumë si një tentativë e dështuar për të mbuluar përgjegjësitë e zyrtarëve të saj. Të dhënat nga vendngjarja e incidentit thonë se në momentet e dhunimit të gazetares dhe operatorit që e shoqëronte, ishte i pranishëm edhe Drejtori i asaj drejtorie, vartës direkt i Lorena Goxhobellit.

Por, drejtoreshës së madhe të Kadastrës i duhet akoma më shumë kohë për të “parë kamerat dhe për të gjetur fajtorët tek rojet private të sigurisë”.

Incidenti i gazetares në Kadastër është pika e fundit në një gotë të mbushur plot me mllef të qytetarëve ndaj institucionit të drejtuar nga Lorena Goxhobelli.

Gjatë viteve të fundit, qeveria e Edi Ramës ka hedhur miliarda lekë për të përmirësuar imazhin e atij që perceptohet si institucioni më i korruptuar. Fondet e shumta janë hedhur për një sistem elektronik, që në gjysmën e ditëve të javës nuk punon.

Fondet janë hedhur që të krijohet regjistri elektronik i hipotekave, por që, si me sistem, si pa sistem, pronat, sidomos ato me potencial të lartë zhvillimi, vijojnë të mbeten “pa zot” dhe pronarët e tyre realë duhet të përballen me “oligarkët” e qeverisë.

Fonde të shumta janë shpenzuar edhe për lyerjen e fasadave të godinave të Kadastrës në qytete të ndryshme dhe brandimin e tyre me logo të ngjyrosura me “mavinë” e Rilindjes.

Miliarda janë shpërdoruar për këtë institucion që vijon t’u plasë buzën qytetarëve më shumë se i ftohti siberian.

Por, Lorena Goxhobelli nuk mban asnjë përgjegjësi. Drejtoresha kujdeset më së shumti të kurojë imazhin publik, siç e kanë merak edhe shumë drejtorë e drejtoresha të tjera qeveritare.

Falë “dorës së ngrohtë” të Liderit politik, kryeministrit Edi Rama, drejtoresha e paprekshme e Kadastrës pritet të çojë institucionin në nivele të tjera, të panjohura deri më tani.

Pa punë, me perceptim të lartë për korrupsion dhe, tashmë, edhe me dhunim gazetarësh, do të duhet të presim se çfarë “risie” do t’u dhurojë qytetarëve drejtoresha Goxhobelli në nisjen e sezonit të ri politik e qeveritar. Natyrisht, nuk pritet asgjë e mirë, pasi prej të paktën një viti në atë detyrë, jo vetëm nuk ka shkëlqyer, por as nuk ka dhënë ndonjë shkëndijë pozitive.

Etiketa: dhuneDomenika BajraktariDrejtoria e Kadastrës Kamëz-VorëDrejtoria e Përgjithshme e KadastrësgazetareLorena Goxhobelli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025
AKTUALITET

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025
BOTA

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025
Para

Sllovenia tërheq nga tregu specat nga Shqipëria: Nivelet e pesticideve jashtë normave

TË GJITHA

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

18:37 : 08/11/2025

Deklaroi se një romancë shkatërroi martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari hidhet në gjyq nga çifti

18:31 : 08/11/2025

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025

Kryemadhi kritike: PL nuk ka struktura, deputetët s’paguajnë as kuotën mujore

18:16 : 08/11/2025

Zjarr në një fabrikë parfumesh në Turqi, shënohen 6 viktima

18:01 : 08/11/2025

Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

17:50 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com