• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët

12:44 : 04/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës ka bllokuar spitalin privat “Sante Plus Albania”, i ndodhur pranë Zogut të Zi në kryeqytet, pasi ka rezultuar se kryente një sërë veprash penale, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe shëndetësore. Ky spital në QKR rezulton me emrin tregtar, Internacional Medicare Hospital.

Më konkretisht, sipas autoriteteve, nga hetimet dhe kontrollet ka rezultuar se:

  • subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 milionë euro, gjatë periudhës 2024-2025;
  • shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
  • në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bilanci”, uniformat blu kanë arrestuar administratorin e spitalit privat “Sante Plus Albania”, Edmond Zaja, 62 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk Bilal Kara, 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare Geriana Arapi, 32 vjeçe.

Në foto: Bilal Kara

Policia thotë se ka sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

“Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Lexo edhe:

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia ka publikuar edhe pamjet nga kontrollet e ushtruara brenda spitalit dhe ilaçet e skaduara dhe faturat e pafiskalizuara që janë sekuestruar.

.

.

DENONCIMET

Spitali privat “Sante Plus Albania” prej vitesh është denoncuar nga qytetarët për “masakrimin” e tyre, gjatë ndërhyrjeve, duke iu shkaktuar dëme të parikuperueshme, por autoritetet nuk kanë vepruar ndaj saj.

Më 7 shtator të vitit 2022, emisioni “Stop” publikoi denoncimin e një zonje e cila i ishte nënshtruar rimodelimit të barkut në këtë spital privat, por rezultatet ishin të tmerrshme.

Zonja jetonte prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe pasi dëgjoi ofertën, që për 1900 Euro mund të rimodelonte barkun që kishte pasur para lindjeve, vendosi ta ndërmerrte këtë hap. Kur mori kontakt në këtë spital privat, i thanë që duheshin edhe 1900 Euro të tjera për heqjen e dhjamit. Por ky ishte vetëm fillimi.

Pas ndërhyrjes, zonja deklaroi se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe iu rrit shumë albumina. Në këto kushte e dërguan në QSUT për ndihmë më të specializuar.

“Unë nuk e dija fare spitalin, vetëm se e pashë në një reklamë dhe thashë, hajt, se ngaqë pas lindjes së fëmijëve më kishte ngelur barku shumë i madh edhe thashë po bëj rimodelim barku. Unë jam 22 vjet e larguar nga Shqipëria edhe nuk pyeta të them të drejtën fare, më thanë është hap tani, po s’dimë gjë fare. Në reklamë e thotë është 1900 pastaj shkon atje e thonë është 1900 rimodelimi dhe 1900 Euro heqja e dhjamit. Për fat të keq këto kishin harruar të më vinin kateterin, kur pas operimit çdo njeri duhet të ketë kateterin, një operim shumë i lehtë, jo i imi që më çanë tej përtej barkun. Futej serumi në trup dhe më fal për shprehjen nuk dilja as të hollin as të trashin, trupi fryhej, fryhej. Albumina e trupit duhet të jetë 1.20 dhe mua më kishte shkuar 9. Lëre që të gjithë infermierët kishin 2 muaj, që kishin mbaruar kursin dhe praktikën dhe kishin ardhur atje. Më kishin bërë sterr, që unë jam aq e bardhë dhe damari im gjendet aq kollaj. U detyruan pastaj, ngaqë nxorën analizën, u detyruan dhe më çuan te Nënë Treza (QSUT), në katin e gjashtë kam qenë në spital”.

Kur u kthye në spitalin Sante Plus, plagët nuk po i mbylleshin prandaj e rioperuan. Pasi shkoi në shtëpi, barku iu hap plotësisht, aq sa të ëmës i ra të fikët kur e pa.

“Para se të operohesha më kishin thënë që pas 10 ditësh do të bësh banjo. Mirëpo unë shkova njëzet e ca ditë në spital dhe nuk bëra banjo. Shkoj në shtëpi unë, bëj banjo, u zbut plaga, i ra korja, që ishte mbledh gjaku. Kur unë u ngrita të vija në dhomë për t’u veshur, kur më sheh mami i ra të fikët. Marr të vë rripin, ç’a të shikoj?! Ishte hapur barku tej e përtej, futej dora, të dilnin zorrët. Kam shkuar dhe 5 herë të tjera, më kanë hequr copat e vdekura të mishit. Pastaj më thanë mua, do futemi në sallë dhe më gënjen mua dhe gjithë familjen time. E pyetën, sa orë do rrijë në sallë dhe u tha 10-20 minuta. Katër orë në sallë dhe e pe qepjen e fundit, si më kanë qep, si një kafshë dhe jo operim plastik. Të paguash 2500 Euro”.

Në spitalin Sante Plus zonja shkoi dhe 5 herë të tjera për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe kërthizën. Zonja tregon, se kjo situatë ka futur në depresion gjithë familjen e saj.

“Të pestën herë më kanë bërë operimin e fundit dhe më mbyllën dhe kërthizën komplet, s’kam më kërthizë në trupin tim. Doktorët këtu më kanë thënë që do më fusin përsëri dhe të më bëjnë edhe njëherë rioperim të gjitha pjesët, që më kanë bërë këto idiotat dhe të nxjerrin dhe kërthizën, sepse nuk bëhet trupi pa kërthizë. Për çdo ditë, unë akoma kulloj gjak dhe qelb. Kemi kaluar në depresion tërë familja, jo vetëm unë. Kam kërkuar pronarin, fshihen, se kush është pronari, Zoti i madh e di! Ai që më kishte operuar mua nuk është parë në Spitalin Sante. Mori avionin dhe u zhduk. Turk, turk. Turqit mbarojnë shkollën atje, vijnë e bëjnë praktikën te ne dhe ikin e thyejnë qafën prapë atje”.

Në vendin ku jeton, zonjës i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të rregullojë edhe kërthizën.

Një denoncim tjetër është publikuar nga emisioni “Fiks Fare” më 29 Maj të vitit 2023, ku një qytetar nga Tirana akuzonte mjekët dhe drejtuesit e Spitalit “Sante Plus”, pasi kishte kryer një mini ndërhyrje për mbjelljen e flokëve në muajin gusht të vitit 2022, por i paralizuan skalpin e kokës.

“Operacionin e bëra duke qenë se kishte oferta. Flas me drejtoreshën e spitalit dhe ramë dakord edhe për çmimin. Më tha hajde kur të duash. Ka qenë në muajin gusht, data 22. Atë ditë shkojmë në sallë dhe takojmë dy mjek turk. Sipas drejtoreshës ishin mjekë, por për mendimin tim s’kanë qenë mjek për këtu në Shqipëri. Kanë qenë të pa licencuar. Emrat s’ia di” thotë Iliri, ndërsa tregon edhe për ndërhyrjen.

“Zgjati 5 orë dhe më pas ngrihem dhe iki në shtëpi, mbaroj punë me spitalin. 1 muaj e gjysmë kam qenë i mpirë se më bënë 5 a 6 gjilpëra mpirjesh. Pas 1 muaj më doli anestezia dhe në një pjesë të kokës s’kisha ndjeshmëri. Shkoj në spital dhe kërkoj shpjegime. Më thonë do të presësh se mbase kalon. Kërkoj shpjegime vazhdimisht, por drejtoresha më thotë do bëjmë masazh mbase kalohet me masazh. Vij dhe bëj 4 a 5 herë masazh dhe asnjë lloj rezultati” vijon denoncuesi, ndërsa shpjegon se “mjekët që kanë bërë operacionin si kam takuar asnjëherë”.

“Nga momenti që bënë këtë ndërhyrje, s’i kam parë në spital. Kam 5 muaj që vij rregullisht në spital. Kërkoj takim me drejtoreshën, i them më trego emrat e mjekëve dhe licencat. Ajo u stresua pasi s’kishte ç’të bënte. Më ngriti zërin. Mua më vazhduan të njëjtat probleme shëndetësore, përveç mpirjes,  parezës së lëkurës, problemit të lëkurës dhe stresit që më kanë krijuar. Më del dhe gjumi natën nga shqetësimi që kam”, vijon ai.

Fiks Fare e pyet nëse është vizituar në vende të tjera, ndërsa Ilir Gjuzi thotë se “kam shkuar te Spitali Nr.5, te Neurologjia, kam marrë kontakt me një mjek dhe më ka konstatuar që është pjesë e parezës. Ka dëmtime në skalpin e kokës. Ishin shkaktuar nga pjesa e ndërhyrjes që bëra në këtë spital për mbjelljen e flokëve”.

“Unë s’kam kartelën time, as emrat e mjekëve. As çfarë medikamenti që është përdorur në atë operacion. Më kanë larguar me forcë nga spitali. Unë kërkoj në radhë të parë të drejtën time se përse ndodhi kjo parezë. Përse këto probleme në shëndet? Të më japin një shpjegim se përse të fusin mjekë praktikant te unë për të bërë një ndërhyre. Edhe për emrat e mjekëve më thanë është informacion i brendshëm dhe s’na lejohet të japim emrat e mjekëve. Edhe nëse shkoj sot, askush s’më jap asnjë lloj informacioni. As më fusin brenda”, thotë qytetari.

Etiketa: Bilal KarabllokohetEdmond ZajaGeriana Arapiilace te skaduaraInternacional Medicare HospitalSante Plus Albaniaspitali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

12:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

22:40 : 10/08/2025
SPORT

Detyrimet e pashlyera, FSHF i bllokon merkaton Tiranës dhe Skënderbeut

19:14 : 04/08/2025
AKTUALITET

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

13:48 : 12/07/2025
Para

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

TË GJITHA

Dhunohet 31-vjeçari në Tiranë, 5 persona në kërkim

15:42 : 04/09/2025

Gjermani/ Makina përplas një grup fëmijësh, tre të plagosur

15:34 : 04/09/2025

Ndahet nga jeta stilisti italian Giorgio Armani

15:33 : 04/09/2025

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:28 : 04/09/2025

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

15:13 : 04/09/2025

Aksident në aksin Klos-Burrel/ Përplasen dy makina dhe një motor, plagosen dy persona

14:52 : 04/09/2025

E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën

14:39 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com