Pas Kroacisë, edhe Bosnje Hercegovina ka ngritur alarmin për një ngarkesë pjeshkash të eksportuara nga Shqipëria, pasi analizat treguan nivele të larta të pesticideve, duke përfshirë klorpirifos, substancë e ndaluar për përdorim në fitofarmaceutikë në vend.
Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnje Hercegovinës njoftoi se pjeshkat përmbajnë substancën aktive klorpirifos, e cila tejkalon normat e lejuara sipas Rregullores për Nivelin Maksimal të Mbetjeve të Pesticideve në ushqime dhe ushqime për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore. Konsumi i pjeshkave nga fëmijët mund të tejkalojë dozën akute të referencës, duke përbërë një rrezik të lartë shëndetësor.
Ngarkesa e pjeshkave përbëhej nga pjeshka e Klasit II, viti 2025, e eksportuar nga kompania Zhaku Metushi, Suk 1, Strum dhe e importuar në Bosnje Hercegovinë nga Sejo Prom doo, Sarajevë.
Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, rezultuan me metale nikeli