• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

09:05 : 03/09/2025
në BOTA

Shtetet europiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator.

Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve europianë”, thuhet në raport.

“Teksa vlerësimet strategjike ndryshojnë midis vendeve europiane për atë se sa shpejt forcat ruse mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për NATO-n në Europë, afatet e tyre zakonisht variojnë nga dy deri në pesë vjet”.

Ndërkaq, Rishikimi global i forcave të Pentagonit pritet të publikohet gjatë këtij muaji dhe të paraqesë një zhvendosje të burimeve ushtarake nga Europa për në Azi/Paqësor.

Lexo edhe:

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?

“Disa zyrtarë të NATO-s besojnë se një reduktim deri në 30 për qind i trupave amerikane mund të ndodhë”, thuhet në raportin e titulluar “Përparimi dhe Mangësitë në Mbrojtjen e Europës: Një Vlerësim”.

Rritja e buxheteve për ushtritë

Udhëheqësit europianë gjatë këtij viti kanë bërë plane në mënyrë se si t’iu përgjigjen këtyre sfidave. Në mars, në një samit të Bashkimit Europian udhëheqësit u zotuan se do të shpenzojnë miliarda në mbrojtje, teksa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e quajti një “moment përcaktues për Europën”.

Kreditë e mbështetura nga BE-ja deri në 150 miliardë euro janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare për të forcuar ushtritë e tyre, dhe rregullat e borxhit të Eurozonës janë zbutur sa i përket shpenzimeve ushtarake.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar vazhdimisht aleatët europianë të NATO-s se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje dhe mbështeten shumë në fuqinë ushtarake të SHBA-së. Por, së fundi ai i ka lavdëruar ata pasi janë zotuar se do të shpenzojnë më shumë, veçmas pas samitit të NATO-s që u mbajt në qershor, kur shtetet anëtare u pajtuan që të rrisin buxhetet për mbrojtje në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm.

Por, raporti i IISS vë në pah se kjo nuk është vetëm çështje parash. Një problem kyç, sipas raportit, do të jetë ndërtimi i kapaciteteve ushtarake.

“Industritë e mbrojtjes të Europës vazhdojnë të përballen me sfida në rritjen e prodhimit aq shpejt sa kërkohet, teksa shumë ushtri europiane nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre për rekrutim”, u tha në raport.

Në raportin e IISS-së theksohet se Mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore (IAMD) është një fushë ku Europa është veçmas e cenueshme.

Komandantë aktualë dhe ish-komandantë ushtarakë amerikanë i kanë thënë Radios Europa e Lirë se mburoja ajrore e Europës nuk është e përgatitur për t’u përballur me shkallën e kërcënimit nga Rusia.

“Ju e shihni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë do të mund të ndodhte edhe në disa nga qytetet e mëdha të Europës”, tha në prill për Radion Europa e Lirë, Philip Breedlove, ish-komandant suprem i NATO-s në Europë.

Raketat me rreze të gjatë veprimi

Një tjetër dobësi që është vënë në pah në raportin e IISS-së janë raketat me rreze të gjatë veprimi.

Vendet europiane kanë raketa shumë efektive lundruese – që lëshohen nga ajri – sikurse raketat anglo-franceze Storm Shadow/Scalp apo sistemin gjerman, Taurus.

Ndërkaq, Ukraina – e cila nuk është anëtare e NATO-s – së fundi ka prezantuar raketat e saj të reja lundruese Flamingo.

Por, “vetëm pak aleatë europianë aktualisht kanë sisteme tokësore për sulme precize dhe me rreze të gjatë, ndërsa në aspektin detare, vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë raketa lundruese det-tokë me rreze veprimi prej 1.000 kilometrash”, thuhet në raport.

“Projekti Qasja Europiane për Sulme me Rreze të Gjatë [ELSA] është, potencialisht, përpjekja më e rëndësishme europiane për të zgjatur kapacitetin e saj konvencional për sulme tokësore deri në, dhe ndoshta përtej, 2.000 kilometrave”, thuhet më tej në raport.

Projekti është lansuar nga Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia. Më vonë, këtij projekti iu bashkua Britania, Suedia dhe Holanda.

Dobësitë e tjera të përmendura në raport përfshijnë mungesën e aeroplanëve për vëzhgim dhe inteligjencë, “kapacitete sovrane për përpunimin e të dhënave në shkallë të gjerë” dhe procesi i ngadaltë e i pakoordinuar i prokurimit.

Kërkesat për shpenzime vijnë në kohën kur qeveritë europiane përballen po ashtu me presione të mëdha për shpenzimet joushtarake në fusha të ndjeshme si shëndetësia, arsimi dhe çështje sociale.

Përballimi i këtyre sfidave, u tha në raport, “do të kërkojë që shumë aleatë europianë të NATO-s të ndërmarrin rreziqe të mëdha financiare dhe të marrin vendime shumë të vështira politike”./REL

Etiketa: armatimeuropakostonatoSHBAtrupa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
RAJONI

Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?

13:44 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
BOTA

Kush flet për Evropën me Moskën?

08:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave deri në SHBA/ Shqiptarët e Filadelfias kërkojnë largimin e Ramës (VIDEO)

19:58 : 21/06/2026
Para

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş