• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tërmeti në Afganistan, mbi 1400 të vdekur

12:40 : 02/09/2025
në BOTA

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm ka kaluar 1.400, ka bërë të ditur qeveria e udhëhequr nga talibanët.

Edhe më shumë se 3.000 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit, ka njoftuar më herët Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në Afganistan

“Të lënduarit po evakuohen, prandaj këto shifra mund të ndryshojnë dukshëm”, ka njoftuar zëdhënësi i institucionit, Yousaf Hammad.

“Tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu në disa zona, duke bllokuar rrugë, por ato janë rihapur, dhe rrugët e mbetura do të rihapen për të mundësuar qasjen në zonat që ishin vështirë të arritshme”, ka bërë të ditur ai.

Tërmeti prej 6.0 ballësh goditi në natën e së dielës në disa provinca, duke rrafshuar fshatra dhe duke i lënë njerëzit të ngujuar nën rrënojat e shtëpive të ndërtuara kryesisht me tulla prej balte dhe me drurë, dhe të tronditur nga fatkeqësia.

Lexo edhe:

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

Shumica e viktimave janë regjistruar në provincën Kunar, ku shumë njerëz jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Helikopterët po përdoren për evakuimin e të lënduarve drejt spitaleve, dhe agjencitë e ndihmave kanë thënë se ekipet e tyre po rrugëtojnë këmbas për të arritur zonat më të izoluara, për shkak të terrenit të ashpër dhe rrugëve të dëmtuara.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka bërë thirrje për ndihma ndërkombëtare.

Britania e Madhe është zotuar për ndihmë prej 1 milion funtesh, që do të ndahet mes agjencive humanitare dhe nuk do t’i jepet qeverisë talibane, të cilën Londra nuk e njeh.

Qeveri të tjera, përfshirë atë të Kinës, kanë ofruar ndihma për menaxhimin e fatkeqësisë.

Ky ishte tërmeti i tretë i madh që goditi Afganistanin që prej kthimit të talibanëve në pushtet më 2021, dhe kriza e fundit që prek vendin, i cili po përballet me ndihma të pakësuara, një ekonomi të dobët dhe miliona njerëz të kthyer me forcë nga Irani dhe Pakistani.

Si pasojë e tërmetit të fundit, më shumë se 250.000 njerëz pritet “t’i fryjnë radhët” e atyre që u duhet ndihmë për nevoja elementare, ka thënë Mark Calder nga agjencia e ndihmave World Vision Afghanistan.

“Kjo do të thotë më shumë njerëz që do të jetojnë pa strehim të mirëfilltë, pa qasje në ushqim për familjet e tyre dhe në ujë të pastër, dhe kequshyqerje dhe sëmundje në një situatë ku sistemi i përkujdesjes shëndetësore thjesht s’ka më shumë kapacitet”, është shprehur Calder./ REL

Etiketa: afganistantermetviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

09:01 : 11/10/2025
BOTA

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Filipine, lëshohet paralajmërim për cunami

08:32 : 10/10/2025
BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025
BOTA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025
RAJONI

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

11:45 : 03/10/2025
BOTA

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025
Para

Nënshkruhet marrëveshja për gazin Kinë-Rusi, Moska do rikuperojë humbjet që pësoi nga sanksionet

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ vendos datën e nisjes së fushatës zgjedhore

10:52 : 13/10/2025

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

10:51 : 13/10/2025

Kërkoi shfuqizimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Administrativja rrëzon Llagamin

10:48 : 13/10/2025

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

10:42 : 13/10/2025

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

10:37 : 13/10/2025

Hamasi liron të gjitha pengjet, Trump mbërrin në Izrael: Lufta ka përfunduar

10:30 : 13/10/2025

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

10:29 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com