• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duket se ka arritur ta vetëpërmbajë vrullin e shprehur më herët në zyrat e tij për të mbyllur procesin e plotësimit brenda muajit Gusht 2025 të vakancës së Gjykatës Kushtetuese të krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht drejtuese e atij institucioni, Holta Zaçaj.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se Sadushi, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), kishte planifikuar që, rreth javës së tretë të gushtit, të shqyrtohej raporti i verifikimit për Denar Bibën, aplikantin e fundit për vakancën e Zaçajt.

Por, duket se nuk ka gjetur mirëkuptimin e anëtarëve të tjerë të KED-it, të cilët nuk kanë preferuar të ndërpresin pushimet verore për të plotësuar trillin e Sadushit.

Ky i fundit, i gjendur përballë refuzimit të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u përpoq që të shuante çdo dyshim për “nxitimin” e tij, duke u shfaqur publikisht në 25 Gusht 2025, në një aktivitet kulturor në fshatin e tij të lindjes, Vajzë të Vlorës. Madje, duke u konsideruar edhe si “organizator” festivalit “Vajza Fest”, një rol që nuk i shkon aspak, as profilit dhe as profesionit të tij.

Lexo edhe:

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

Në foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në aktivitetin kulturor “Vajzë Fest”

Megjithatë, sapo Gushti përfundoi, Sokol Sadushi nuk priti asnjë ditë më shumë për të ri-aktivizuar vrullin e tij për të mbyllur një ditë e më parë procesin e verifikimit për Denarin dhe, rrjedhimisht, edhe për të zgjedhur menjëherë gjyqtarin kushtetues, i cili do të emërohet nga Gjykata e Lartë, institucion i drejtuar po prej tij.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) njoftoi këtë të hënë (1 shtator 2025), se do të mblidhet në datën 4 shtator, me rend dite: “Vijimi i procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit të z. Denar Biba, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë”.

Biba, “pengesë” e Sadushit

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është vendosur prej disa muajsh në një kurs përplasjeje të fuqishme me Gjykatën Kushtetuese, në tentativë për të rrëmbyer të paktën 3 mandate anëtarësh në institucionit më të lartë të drejtësisë.

Ai po shfrytëzon mandatin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), struktura përgjegjëse për verifikimin e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese, për të larguar sa më shpejt kryetaren aktuale, Holta Zaçaj, si edhe për të “rrëmbyer” mandatet e dy gjyqtarëve të tjera-Elsa Toska, e dorëhequr dhe Sonila Bejtja, e cila, sipas procedurave kushtetuese dhe ligjore të emërimit të saj, duhet të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtën e vitit 2028.

Gjykata e Lartë, si organ emërtese, shpalli procedurat e kandidimit për zëvendësuesin e Holta Zaçaj, nw janar 2025.

Në përgjigje të asaj thirrjeje, aplikuan 13 juristë: Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Denar Biba, Florjan Ballhysa, Genta Tafa (Bungo), Irena Nino, Klodian Rado, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Nurihan Meta (Seiti), Rezana Balla dhe Sinan Tafaj.

Gjatë procesit të verifikimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi skualifikoi nga gara kandidatët: Sinan Tafaj, Klodian Rado, Rezana Balla dhe Nurihan Seiti. Ndërkohë, kandidati Lulzim Hamitaj dha dorëheqjen nga kandidimi.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i drejtuar nga Sokol Sadushi, ka vendosur, në periudhën qershor-korrik 2025, kualifikimin e kandidatëve Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florjan Ballhysa, Genta Tafa (Bungo) dhe Irena Nino.

Si kurrë më parë në aktivitetin e KED-it, thuajse të gjithë kandidatët janë kualifikuar, megjithëse ky “rezultat perfekt” shoqërohet me dyshimet për një “manovër” të Sokol Sadushit që të “kap tre mandate kushtetuese vetëm me një procedurë”, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Gjithësesi, procedura për gjetjen e zëvendësuesit të Holta Zaçaj, pavarësisht nxitimit të tepruar të Sadushit, ende nuk ka përfunduar. Shkak për “ndaljen e vrapit” të Sadushit është bërë emri i Denar Bibës, kandidati i fundit, për të cilin ende nuk ka përfunduar verifikimi.

Në foto: Denar Biba, kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Denar Biba, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aktualisht drejtues i Autoritetit të Konkurencës, i emëruar kudo nga Partia Socialiste në pushtet, duket se nuk ka bindur përfundimisht Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për ta kualifikuar për postin vakant për në Kushtetuese.

KED-i ka vendosur të shtyjë plot tre herë vendimmarrjen e tij për emrin e Bibës. Në mbledhjen e fundit në radhë, në 30 Korrik 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi “të njoftojë kandidatin z. Denar Biba për gjetjet në lidhje me kriterin e pasurisë. T’i lihet afat kandidatit për të dërguar parashtrime me shkrim të shpjegimeve të tij dhe dokumentacion përkatës, deri në datën 8 gusht 2025”.

Tashmë, pas dorëzimit të dokumentave shtesë nga Denar Biba, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të vendosë përfundimisht për kandidaturën e tij në 4 shtator.

LEXO EDHE:

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

 

Etiketa: denar bibagjkGjykata KushtetuesegjyqtarKEDmandatemandatisokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025
AKTUALITET

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bungo e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
Para

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 23 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:18 : 23/09/2025

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

08:13 : 23/09/2025

Temperatura deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

08:08 : 23/09/2025

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com