• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazment Bardhi, ka depozituar informacione shtesë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për aferat e Belinda Ballukut, teksa shkresën e ka publikuar edhe në rrjetin e tij social.

Bëhet fjalë për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, ku KESH ka lidhur kontratë me vlerë 8.13 milionë euro, ose 97% e fondit limit të tenderit. Sipas Bardhit, është një vjedhje e hapur prej 5 milionë eurosh, dëm i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit, ku përgjegjësit kryesorë janë Belinda Balluku dhe Ergys Verdho.

Nga shkresa, kuptohet se SPAK i ka konfirmuar Bardhit se kjo çështje është zyrtarisht në hetim, teksa deputeti demokrat kërkon të dijë dhe se në çfarë faze janë hetimet. Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të zvarritet apo të lihet në harresë.

“Lufta kundër korrupsionit qeveritar kërkon vetëm guxim dhe profesionalizëm nga prokurorët e posaçëm. Aferat e shumta të Belinda Ballukut, që janë kryer pa asnjë frikë për ligjin, nuk kanë nevojë për shumë kohë për tu zbuluar/hetuar.

Vetë SPAK ka provuar me veprime konkrete se si çmimet e procedurave të prokurimit fryhen për të vjedhur me dyfishin e kostos. Për këtë arsye, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK jo vetëm për ta informuar që e ka lehtësisht të hetueshme aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, por edhe për të na informuar se në çfarë faze janë hetimet mbi këtë çështje.

Lexo edhe:

Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

Vjedhja e hapur e 5 milion eurove nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë. Përpara ligjit nuk duhet të ketë persona të paprekshëm.” – shkruan Bardhi.

INFORMACIONI SHTESË I DEPOZITUAR NË SPAK

“Me shkresën e datës 04.11.2024, marrë nga ana juaj në datën 06.11.2024, kemi përcjellë një informacion për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetases Belinda Balluku, me detyrë Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkretisht, informacioni i përcjellë kishte të bënte me procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, për të cilën në datën 14.08.2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (“KESH” sh.a.), ka lidhur kontratën me vlerë 812.702.500 lekë 8.13 milionë euro ose 97% e fondit limit.

Kjo procedurë prokurimi ngrinte dyshime të forta për abuzim dhe paligjshmëri, pasi oferta e kontraktuar nga KESH sh.a., për 1 MWp në Digën e Zadejës është 98.509.000 lekë – 985.000 euro për MWp. Ndërsa, oferta ekonomike nga e njëjta kompani zbatuese dhe ofertuese për një projekt tjetër me kërkesa teknike edhe më të larta, e financuar me fonde jopublike, është 365.000 Euro për MWp ose 620.090 euro më pak se vlera e kontraktuar nga KESH sh.a. Pra, nëse projekti “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”. me kapacitet 8.25 MWp do të ndërtohej me të njëjtën çmim që e njëjta kompani ka kontraktuar në sektorin privat, ky projekt do të kapte vlerën 8.25 MWp x 365.000 euro = 3.011.250 euro ose 5.115.775 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a. Ndërkohë që oferta e dytë tregtare për një instalim me kapacitet 10 MWp i dhënë po nga ajo kompani rezulton me vlerën 375.000 Euro për MWp, që do të thotë se nëse do të aplikohej ky çmim për kontratën me KESH sh.a., atëherë vlera e kontratës do të ishte 3.093.750 euro ose 5.033.275 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kostot e fryra fiktivisht i kanë sjellë një dëm prej 5 (pesë) milionë euro Buxhetit të Shtetit, për të cilin dëm shtetasja Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shtetasi Ergys Verdho, me detyrë administrator i KESH sh.a., megjithëse kanë pasur dijeni të plotë për diferencën e madhe të çmimeve ndërmjet sektorit publik dhe privat për shkak se çdo projekt për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese paraqitet në MIE, me vetëdije të plotë dhe dashje kanë lejuar ardhjen e një dëmi të rëndë ekonomik në Buxhetin e Shtetit, duke sjellë përfitime të paligjshme për subjektet private që kanë lidhur kontratën me KESH sh.a.

Në fakt, fiktiviteti, paligjshmëria dhe abuzimi në këtë procedurë prokurimi publik provohen edhe nga një procedurë prokurimi që ka realizuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për nevojat e veta në tarracën e këtij institucioni me fuqi të instaluar 180 kWp, me vlerë fondi limit 80 mijë euro, ose 444.4 euro/kWp (bashkëlidhur njoftimi i kontratës, termat e referencës dhe specifikimet teknike). Ndërsa, në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltatik në Digën e Zadejës”, 1 kWp është kontraktuar për 985 euro (540.6 euro më shumë se çmimi i prokuruar nga SPAK), çka do të thotë se kapaciteti 180 kWp i ka kushtuar Buxhetit të Shtetit 177.300 euro. Pra, për të njëjtin kapacitet instalimi prej 180 kWp, ndërmjet prokurimit të realizuar nga SPAK dhe prokurimit të realizuar nga MIE ka një diferencë prej 97.300 (më shumë se dyfishi i vlerës). Nëse procedura e prokurimit publik “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës”, do të ishte realizuar nga SPAK, atëherë kostoja totale do të ishte 8250 kWp x 444.4 euro = 3.666.300 euro ose 4.463.700 euro më pak se vlera e kontratës së lidhur nga KESH sh.a.

Kjo diferencë prej rreth 4.5 milionë euro përbën një dëm të qartë që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga veprimet dhe mosveprimet në kundërshtim me ligjin të shtetasve Belinda Balluku, me detyrë Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ergys Verdho, administrator i kompanisë publike KESH sh.a.”

Etiketa: ballukubardhibelinda ballukudiga e Zajdesgazment bardhipark fotovoltaikspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë

17:27 : 15/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

13:17 : 15/10/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në SPAK

10:54 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Do të shkosh në burg”/ Bardhi-Ballës: Je zar i Suel Çelës, ai të ka rrahur dhe nuk të afron më

10:37 : 15/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Apo po ha dhe ajo fiq pas shpinës së Ramës?

22:09 : 14/10/2025
AKTUALITET

Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve

20:39 : 14/10/2025
Para

“Gjyqtari në proces vettingu më ulëriti”/ Gazetarja: Vetëm një person me probleme mendore e bën këtë

TË GJITHA

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025

Horoskopi, e enjte, 16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 15/10/2025

Incident ajror për Pete Hegseth, avion i shtetëror detyrohet të ulet urgjent në Britani

22:52 : 15/10/2025

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

22:43 : 15/10/2025

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

22:36 : 15/10/2025

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

22:24 : 15/10/2025

Pas betejës ligjore për trashëgiminë, vajza e Michael Jackson përfiton 55 milionë euro

22:09 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com