• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Arrestimi i dy të dyshuarve për spiunazh, kryeministri i Kroacisë takohet me shefin e inteligjencës ushtarake

17:09 : 02/09/2025
në Lajmet e Dites, RAJONI

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake kroate, me të cilin ka biseduar për rastin e dy të arrestuarve për spiunazh për Serbinë.

Gjatë gushtit, autoritetet kroate arrestuan një pilot të ushtrisë kroate dhe të dashurën e tij, një serbe nga Mitrovica e Veriut, të cilët dyshohen se i kanë dhënë informacione konfidenciale Listës Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pllenkoviq tha se vendi i tij po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

“Jam takuar me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, gjeneralmajorin Ivan Turkal, sa i përket hetimit që po kryhet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura kroate dhe një personi tjetër nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të spiunazhit. Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe sigurinë kombëtare”, shkroi Pllenkoviq në X.

Lexo edhe:

Hiqej si polic në rrugët e Kamzës, arrestohet 20-vjeçari/ Ja çfarë iu gjet në banesë

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

Piloti kroat J.I., kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ndërkaq e dashura e tij, A.M. raportohet se ka punuar më herët për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

Më 28 gusht, Më 28 gusht, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e paraburgimit. Por, autoritetet kroate kanë vendosur që i tërë hetimit të mbahet i fshehtë, me arsyetimin se “publikimi i të dhënave nga procedura mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”, kanë thënë nga ky institucion.

Sipas medias kroate Index, dyshohet se piloti J.I., duke qenë pjesë e KFOR-it, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, A.M. të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, më 28 gusht ka mohuar se ai dhe ndonjë eksponent tjetër i partisë së tij e njohin të arrestuarën A.M. dhe se kanë pasur ndonjë lidhje me të.

Ndërkaq, transmetuesi publik kroat, HRT ka raportuar se sipas informacioneve jozyrtare A.M., dyshohet se për tre vjet ka mbledhur informacione konfidenciale nga partneri i saj, piloti kroat, i cili i kishte këto informacione për shkak të punës së tij si pjesëtar i kontigjentit kroat të KFOR-it.

Këto informacione lidhen, për shembull, me lëvizjet dhe planet e KFOR-it.

Nga NATO-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se trajtojnë me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni.

“Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate lidhur me këtë rast, pasi kanë argumentuar se veprimtaria e të dyshuarve është kryer në Kosovë.

Në këtë drejtim, Policia e Kosovës më 27 gusht ka bastisur shtëpinë e A.M. në Mitrovicë të Veriut dhe aty ka gjetur sprej, disa gëzhoja dhe fishekë./ REL

Etiketa: arrestimkroacikryeministrispiune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hiqej si polic në rrugët e Kamzës, arrestohet 20-vjeçari/ Ja çfarë iu gjet në banesë

16:11 : 02/11/2025
AKTUALITET

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
Para

Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen, urimet emocionuese që i bënë njëri-tjetrit

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com