Policia ka shoqëruar dy persona në lidhje me sherrin që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të Korçës. Të arrestuarit janë Ilir Shuku dhe Dritan Pine.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në ambientet e një lokali, ku disa persona u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta.
“Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.