• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nën ujë dhe erë: Përmbytje, dëme dhe pasiguri, ndërhyrjet e bashkive të vonuara

16:29 : 30/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në mesditën e sotme, Shqipëria u përfshi nga një stuhi e fortë shiu dhe ere, e cila shkaktoi përmbytje, dëme materiale dhe vështirësi të mëdha në qarkullim. Në kryeqytet, Tirana, era dhe reshjet e dendura rrëzuan pemë, dëmtuan objekte metalike e llamarine dhe bllokuan qarkullimin në zona si ish-Stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar, Komuna e Parisit, “5 Maji”, Kombinat dhe zona e Oxhakut.

Si pasojë e motit të keq, 20 persona u lënduan lehtë dhe u dërguan në Spitalin e Traumës, ku 10 prej tyre mbeten ende të shtruar. Reshjet intensive dhe era e fortë shkaktuan gjithashtu vonesa dhe anulime fluturimesh në Aeroportin e Rinasit, ku 14 fluturime në mbërritje dhe 7 në nisje u vonuan, ndërsa 5 fluturime janë anuluar.

Situata ka prekur edhe qytetet bregdetare dhe ato të veriut. Në Vlorë, rrugët kryesore u përmbytën dhe trafiku u paralizua për shkak të reshjeve intensive dhe erës që përhapte pluhur. Në Lezhë, niveli i ujit arriti mbi 30 cm në disa zona, duke izoluar hyrjet e pallateve dhe bllokuar trafikun drejt Shëngjinit.

Lexo edhe:

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

Në Durrës, reshjet intensive dhe era e fortë shkaktuan përmbytje në disa akse kryesore, ndërsa në portin e qytetit një kabllo lidhëse e tragetit Durrës–Bari “Francesca” u shkëput, duke rrezikuar përplasjen, por situata u menaxhua me profesionalizëm dhe trageti vijoi lundrimin.

Probleme u regjistruan edhe në Fier, ku stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona dhe rrëzim pemësh në aksin Fier–Cakran, si dhe në Sarandë, ku autoritetet ndaluan daljen në det për mjete turistike dhe peshkarexha për shkak të erërave të forta.

Ndërsa qytetarët përpiqen të shmangin ujërat dhe pemët që bien mbi rrugë, disa kanë vënë re se ndërhyrjet e bashkive duket se vijnë “pak pas” kur situata bëhet emergjente. Për shembull, kanalizimet shpesh janë të mbushura dhe pastrimi duket se varet më shumë nga moti sesa nga planet e mirëfillta të administratës lokale.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se reshjet intensive dhe stuhitë priten të vazhdojnë edhe të dielën në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa priten reshje mesatare në Kukës dhe disa zona të tjera të vendit. Shtrëngatat dhe reshjet intensive mund të shkaktojnë probleme në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve.

Etiketa: erepermbytjeshiTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Para

Përmbytje masive në Vlorë pas reshjeve të dendura të shiut, bashkia në gjumë, qyetarët në ujë...

TË GJITHA

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025

Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

12:36 : 10/10/2025

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com