• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

20:45 : 28/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Perandori francez i shekullit të 19-të, Napoleon Bonaparte, ka thënë: “Ua kam frikën më shumë 4 gazetave opozitare se sa mijëra bajonetave”. Kjo shprehje erdhi fill pasi perandori mbylli 64 media në Francë duke nënkuptuar se shtypi ka fuqi shumë të madhe në opinionin publik dhe cenon pushtetin e më të fuqishmëve.

Sot në shekullin e 21, tre shekuj më vonë në Shqipëri duket se demokracia po dobësohet teksa edhe ato pak gazeta që kanë ngelur, po mbyllen. Sulmi i paparalajmëruar ndaj gazetave “Panorama” dhe “Panorama Sport” dëshmoi qartë fuqinë që ka pushteti i katërt, media. Olsi Avidaj, Kryeredaktori i “Panorama Sport” gjatë një interviste për “Vetting” shprehet tejet i zhgënjyer për situatën me të cilën u përballën gazetarët e “News4”.

 

 

Lexo edhe:

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Kryeredaktori Avidaj paralelizoi regjimin dikatorial fashist të Musolinit, me regjimin e sotëm në Shqipëri ku shtypi është kthyer në vegël propagande dhe çdo formë e sotme e censurës ndaj mediave të lira është një rikthim i asaj logjike autoritare.

“Vetëm fashistët, iniciatorët e atyre që thyenin redaksitë e gazetave mund t’a bënin një gjë të tillë. Vetëm Musolini dhe ndonjë tjetër”- u shpreh kryeredaktori Avidaj.

Më 9 gusht 2025, në zonën e ish Uzinës së Traktorit në Shkozë në kryeqytet, Policia e Shtetit dhe kompania publike “KAYO” sh.a ndërhynë në mënyrë të paligjshme, pa paralajmërim, pa vendim gjykate në godinën e medias shqiptare informative më të madhe në vend “News4”.

Kjo bastisje nga forcat policore ngjalli një sërë emocionesh jo të mira fillimisht për punonjësit e Focus Media Group.

“Ditën e parë që u ngjitëm në Shkozë në ish-uzina e autotraktorëve ishte një ndjesi negative, e hidhur, jo e mirë. Ishte njësoj sikur jam ngjitur herën e parë në atë godinë në vitin e largët 2003 kur televizioni News4 u zhvendos nga qendra e Tiranës në periferinë e Shkozës”- u shpreh analisti Erl Murati.

Aksioni i policisë, i pasuar nga ndërhyrja e paligjshme e kompanisë shtetërore “KAYO” sh.a nën pronësinë e Ministrisë së Mbrojtjes brenda zyrave të gazetarëve ishte në sinkron me doktor spinët e qeverisë, të cilët filluan të analizojnë konfliktin midis kompanisë që zotëronte median dhe qeverisë, duke anashkaluar të drejtat e gazetarëve.

Ky rast me të cilin dhe gazetarët më të vjetër në profesion nuk janë hasur shpesh, ç’ka e bën ngjarjen më traumatike profesionalisht, ku sheh sesi shteti mund të përvetësojë sende e tua të punës dhe personale.

“Ishte vërtetë një moment shumë i vështirë i paprecedent, tronditës për të gjithë gazetarët edhe për mua personalisht si një nga gazetaret më të vjetra të News24. U përjetua prej nesh si një dhunë institucionale që nuk duhej kurrsesi të ndodhte”- u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e News24, Anila Jole.

Njëjtë është shprehur dhe drejtori i “Panorama Online”, Fation Binjaku duke e cilësuar rastin si të paprecedentë dhe antiligjor.

“Atë mëngjes e mbaj mend shumë mirë një pjesë e madhe e stafit po përgatiteshin për të marrë pushimet e verës dhe vetëm kur fillojnë telefonatat. Na njoftojnë që nuk i lejonin të hynin një pjesë, pjesën tjetër i kishin nxjerrë me forcë nga godina” – tha Binjaku.

Në pushtimin e godinës nga Policia janë evidentuar një sërë shkeljesh të ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, të cilat janë prova të pakundërshtueshme të dhunës dhe presionit shtetëror ndaj gazetarisë kritike.

“Na ndodhi komplet papritur, në mënyrë mizore edhe e gjithë përpjekja, sigurisht e organizuar, ishte të pamundësohej dhe paralizohej funksionimi dhe aktiviteti mediatik i mediave që ndodheshin në ato godina prej 22-23 vitesh si News24, BalkanWeb, Gazeta Panorama, Panorama Online, Panorama Tv, Gazeta Shqiptare e Radio RASH”, shprehet Drejtori i BalkanWeb, Leonard Quku.

Sulmi erdhi për shkak të denoncimeve dhe dosjeve që kanë trembur eksponentët e lidhur me zyrtarët më të lartë në Qeverinë shqiptare.

Redaksitë investigative në bashkëpunim me gazetarët e politikës, terrenit, median online dhe gazetat kanë demaskuar me fakte dhe prova se këta persona kanë abuzuar me fondet publike, kanë përfituar para nga buxheti i shtetit në shkelje të detyrës dhe kanë përdorur postin për përfitime personale dhe familjare.

/Vjolanda Peca | Emisioni investigativ Vetting, News24

Etiketa: news 24qeveria Ramasulm mediatik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

12:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

10:31 : 15/10/2025
Para

Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

TË GJITHA

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit Lpranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com