• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, mbart një histori tepër të dyshimtë, me implikime të shumta të zyrtarëve të lartë shtetërore.

Në gjithë këtë histori janë të përfshirë individë me precedentë penalë, që bashkëpunojnë me zyrtarë nga pushteti lokal apo edhe ai qendror, për të zhvatur një pasuri të stërmadhe shtetërore.

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama
Në foto: Prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, të publikuar nga kryeministri Edi Rama

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për të rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektoriate, polici e me radhë” shkroi Rama në internet.

Ai tha se pamjet që publikoi janë nga operacioni i nisur në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

Lexo edhe:

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama
Faksimile: Pronarët e resortit janë familja Alla, nga zona e Ishmit në Durrës

Por, kush e filloi shkatërrimin e kësaj mrekullie të natyrës?! Natyrisht ndërtimet pa asnjë leje apo kriter. Sipas pamjeve të publikuara nga kryeministri Edi Rama, prishjet kanë ndodhur në territorit që administron “Resort Arbeni” në zonën e Kepit të Rodonit, Njësia Administrative Ishëm, Durrës.

Parcela që operon ky resort është në fshatin Shetaj, ngjitur me territorin që administron Kish Françeskane dhe nga ana jugore kanë kufitar detin Adriatik. Objekti i aktivitetit të resortit është restorant, bar-kafe, mbarështim i florës së egër dhe ushtrim të veprimtarive të pushimit për turizëm. Madje ka edhe shtëpi pushimi, kamping dhe hoteleri.

Por, a kishte leje për shtëpi pushimi dhe hotel? Sipas verifikimeve që kreu VoxNews, Agjencia e Zhvillimit të Territorit nuk ka dhënë asnjë leje në atë territor. Nuk ka leje për hotel dhe as për shtëpi pushimi. Ndaj, dhe vijoi aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IKMT.

Sipas QKB-së, pronarë janë Vath, Xhaferr dhe Selimi Alla. Gjithashtu ka aksione edhe Romeo Çuli. Në aktin e themelimit të shoqërisë shkruhet se kohëzgjatja e ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë është për 30 vjet.

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama
Në foto: Denoncimi i vitit 2019 i gazetës gjermane BILD, ku në episodin 6 ishte edhe aksioneri Vath Alla

 

Në vitin 2019, gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet e dosjes 339. Në episodin 6 ishin bisedat e Astrit Avdylajt, i dënuar me 12 vite heqje lirie për trafik droge, dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Në këtë përgjim Astrit Avdylaj telefonon Dakon. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje, për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës” thuhet në përgjim.

Avdylaj i kërkon Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që puna që Alla po kërkon, të përfundohet te zyra e Hipotekës nga drejtori. Ai telefonon Allën dhe më pas Dakon për t’u takuar.

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama
Faksimile: Kontrata mes Dakos dhe Allës për t’i dhënë 1.4 hektarë resortit në Kepin e Rodonit pa asnjë dokument

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, disa muaj pas këtij takimi u prodhua një dokument nga Bashkia e Durrësit. Mësohet se “Resort Arbeni” ka një kontratë qiraje me numër 16717 prot, të datës 20.09.2017 të lidhur me Bashkinë Durrës.

Dako i ka dhënë me qira pasurinë me nr. 45, ZK.3365. “Me shtesë kontrate me numër 19439, datë 10.11.2017, të lidhur me Bashkinë Durrës, është dhënë e drejta për të kaluar nga rruga kryesore për të hyrë në pronën e marrë me qira. Me vendimin nr. 759 datë 27.12.2017 të Bashkisë Durrës është miratuar deklarata e bërë për kryerjen e punimeve që konsistojnë në punime mirëmbajtje të rrugës dhe kanaleve kulluese” thuhet në dokumentet që disponon redaksia jonë.

Mësohet se objekti i kontratës është dhënia me qira e sipërfaqes pyjore me përbërje shkurre, ngastra pyjore me nr. 1/a, 2/a ekonomia  pyjore Rrotull, me sipërfaqe 1.407 ha dhe sipërfaqe inproduktive, ngastra pyjore me nr. 1/c, 2/c me sipërfaqe 0.283 ha. Gjithsej 1.069 ha pronë e bashkisë Durrës, me kufizime në perëndim vija bregdetare e Detit Adriatik” thuhet në dokument.

Pra, një pronë e stërmadhe u “prodhua” pas një takimi tepër të dyshimtë, mes Dakos dhe Allës. Dhe me një ndërmjetës tepër të fuqishëm si Avdylajt./Vox News

Etiketa: Bashkia e DurrësitEdi Ramaikmtkepi i rodonitResorti “Arbeni”Vangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025
AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
Para

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

TË GJITHA

Prej 1 shtatorit, manikyri xhel ndalohet në BE dhe Zvicër: Substanca është kancerogjene

18:06 : 26/08/2025

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: V*asja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

17:32 : 26/08/2025

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025

Gazetarja Valerie Zink jep dorëheqjen nga Reuters: Agjencia i shërben Izraelit

17:00 : 26/08/2025

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com