• Kontakt
Friday, August 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një skandal i rëndë, që tregon fytyrën e vërtetë të “Reformës në Drejtësi”, është konsumuar në fund të korrikut të vitit 2025.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë nën drejtimin, por edhe kontrollin e plotë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka lejuar kandididimin e Genta Bungo (Tafa) për në Gjykjatën Kushtetues, megjithëse ajo rezultoi me probleme të theksuara në kriterin e pasurisë.

“Boldnews.al” mëson se relatorja që shqyrtoi kriteret e Genta Bungos, gjyqtarja e Apelit Enkela Vlora (Bajo), ka paraqitur para kolegëve të saj në KED relacionin me konkluzionin për përjashtimin e kandidates nga gara për në Kushtetuese, për shkak se nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.

Lexo edhe:

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Por, një “manovër”, që duket më shumë politike se sa ligjore, ka lëvizur balancat brenda Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke anuar peshoren në favor të Genta Bungo (Tafës).

Në datën 28 Korrik 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi publikisht “…Lejimin e kandidimit të znj. Genta Tafa në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024”.

Genta Bungo Tafa është një prej kandidatëve për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Në foto: Genta Bungo Tafa, ish-kryetare e KPK-së dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Vendimi për kualifikimin e saj u miratua, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shtyu dy herë mbledhjen për vlerësimin e saj.

Në përfundim të mbledhjeve të datave 15 Korrik dhe 21 Korrik, KED-i shpalli njoftimin me të njëjtin tekst: “Vijimin e procedurës së verifikimit për kushtet dhe kriteret e tjera ligjore të kandidimit të Znj. Genta Bungo, në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024”.

Këto shtyrje krijonin përshtypjen se diçka nuk shkonte me Genta Bungon Tafën. Por, pas dy mbledhjeve të dështuara, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vetëm në mbledhjen e tretë radhazi, në 28 korrik, arritën të gjenin “mënyrën” për të kualifikuar emrin e Genta Bungos.

Venndimi i plotë dhe i argumentuar ende nuk është zbardhur, për shkak se anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, si pjesë e trupës gjyqësore, u larguan për pushimet vjetore të muajit Gusht.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se kandidatura e Genta Bungo Tafës nuk ka kaluar në ujëra të qeta. Më së paku, relatorja e rastit, pra personi që ka pasur aksesin më të plotë në informacionin dhe kriteret e kandidates, ka qenë kundër kualifikimit të saj.

Në foto: Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe kreu i përkohshëm i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Përjashtimi i Genta Bungo Tafa nga gara për në Gjykatën Kushtetuese për shkak të kriterit të pasurisë, do të përbënte një njollë shumë të rëndë në integritetin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Genta Bungo ka qenë për 7 vjet anëtarë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), si edhe kryetare e këtij institucioni në 3 vitet e para të ekzistencës së tij.

KPK, nën drejtimin e Genta Bungo Tafës, kreu Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Falë vendimeve të trupave të rivlerësimit, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë u larguan nga funksioni, duke sjellë si pasojë zbrazjen e gjyqësorit dhe dërgimin e sistemit të drejtësisë pranë një kolapsi të plotë dhe me pasoja që ndihen aktualisht çdo ditë.

Shumica dërrmuese e magjistratëve u shkarkuan, pasi nuk arritën të justifikonin me dokumentacion zyrtar pasurinë e krijuar shumë vite më parë, në kushtet e një informaliteti thuajse të plotë.

Trupat e Vetingut, përfshirë edhe Genta Bungo Tafën, morën vlerësime nga partnerët ndërkombëtarë për rolin e tyre në “pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët e korruptuar”, megjithëse nuk u shënua asnjë rast i vetëm, kur KPK-ja zbuloi korrupsion.

Vendimmarrja e Vetingut u përqëndrua kryesisht në analiza të diskutueshme financiare, por që, gjithësesi, në shumë raste, përfunduan me shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryesisht për kriterin e pasurisë.

Tashmë, kur kanë kaluar 8 vjet nga krijimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rreth një vit nga përfundimi i mandatit të tij 7-vjeçar, një procedurë verifikuese zbuloi se kryekomisionerja e Vetingut, Genta Bungo Tafa, nuk ka qenë as vetë në rregull me kriterin e pasurisë.

Pra, njeriu që është angazhuar në shkarkimin e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve për “pasurinë”, duket se ka qenë edhe vetë në të njëjtat kushte me ata.

Poeti romak, Juvenal, shkruante rreth dy mijë vjet më parë: “Po rojet, kush i ruan?” (Quis custodiet ipsos custodes?).

Reforma në Drejtësi në Shqipëri provon çdo ditë e më shumë se “rojet, jo vetëm që nuk i ruan askush”, por, për më tepër, me një dorë të fortë dhe të ngrohtë të Sokol Sadushit, “rojet” ia dalin pa lagur, duke u lejuar të kandidojnë për në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse, sipas gjetjeve gjatë verifikimit të kritereve të saj, Genta Bungo Tafa, me shumë mundësi, nuk do të kishte pasur mundësinë të ishte as anëtarë e trupave të Vetingut.

Etiketa: Genta BungoKEDpasurisokol sadushivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

17:17 : 25/07/2025
Para

Rama sulmon gjykatësin Klarent Demiri për tendën e lokalit në Tiranë: Çfarë ka ngrënë...

TË GJITHA

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

15:00 : 22/08/2025

Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro

14:43 : 22/08/2025

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

14:39 : 22/08/2025

Skafi përfshihet nga flakët në Potam/ VIDEO

14:31 : 22/08/2025

Arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë, Policia: Iu gjetën 4 pistoleta, dron dhe 600 fishekë luftarakë

14:27 : 22/08/2025

Kr*mi në familjen shqiptare në Greqi, publikohet FOTO e çiftit! Si ndodhi v*asja/ EMRAT

14:04 : 22/08/2025

U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta

13:48 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com