• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3. Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend. Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së. Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë. Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë./ Monitor

Lexo edhe:

Shqipëria kërkon tri pikët për ‘play-off’-in e Botërorit, statistikat e përballjeve me Andorrën

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në

Etiketa: europeEurostatkënaqësi financiareShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëria kërkon tri pikët për ‘play-off’-in e Botërorit, statistikat e përballjeve me Andorrën

09:54 : 12/11/2025
AKTUALITET

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

11:42 : 11/11/2025
SPORT

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën, mungesa në stërvitjen e parë! Situata në kampin kuqezi

08:49 : 11/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

20:22 : 10/11/2025
SPORT

Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

15:24 : 10/11/2025
SPORT

Anglisë do t’i mungojnë tre futbollistë për sfidën me Shqipërinë

12:55 : 10/11/2025
Para

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

TË GJITHA

Bardhi kërkon prezencën e Ballukut në Komision: Person i pandehur, u vodhën 50 mln euro me një projekt

13:24 : 12/11/2025

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025

Atentati në Rinas, Berisha: U patronua nga shteti për llogari të bandave

12:59 : 12/11/2025

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com