• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:47 : 19/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë.

Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.

Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë.

Për përfundimin e saj në vitin 2022, qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua të re me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, ndërsa rruga kishte ngrënë sakaq 160 milionë, me një tejkalim kostosh prej 60% mbi vlerësimin fillestar.

Marrëveshja e huasë shtesë u lidh mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës.

Lexo edhe:

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Sipas marrëveshjes, sauditët ranë dakord që të japin 184 milionë rialët pasi kanë dhënë një pjesë të kredisë fillestare si dhe një kredi tjetër shtesë në vitin 2014.

Në atë kohë zyrtarë të qeverisë thanë në Kuvend se kredia e re do të përdorej për të përfunduar 6 për qind të punimeve që kishin mbetur, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës.

Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014 dhe punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018.

Kreditë e dhëna për këtë rrugë kanë afat shlyerje të gjatë dhe një periudhë fillestare pesëvjeçare gjatë së cilës nuk paguhet principal, por vetëm interesa.  Por edhe pse këto interesa kanë nisur të paguahen, rruga ende vijon të mos jetë e përdorshme për qytetarët./ BIRN

Etiketa: asfaltikostoQukës-Qafë Plloçërrugazvarritje

Lajme të lidhura

BOTA

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rrugë e shkatërruar, tela elektriku në tokë, realiteti i “Shqipërisë Europiane” të Ramës nga Laknasi (Video)

16:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

12:27 : 18/10/2025
AKTUALITET

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

19:07 : 15/10/2025
AKTUALITET

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

20:52 : 12/10/2025
Para

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

TË GJITHA

“Makina mund të kishte eksploziv”/ Eksperti: Pse policia nuk i kontrollon hyrje-daljet në Rinas

21:56 : 11/11/2025

“Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat

21:48 : 11/11/2025

Shpërthen bombola e gazit në Memaliaj, digjet banesa e një të moshuari

21:32 : 11/11/2025

“Më morën vitet më të bukura”/ I riu në Pogradec dënohet padrejtësisht, gjykata zvarrit kompensimin

21:28 : 11/11/2025

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025

E rrëmbeu halla? Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur! Përfshirja Begzim Isës në ngjarje

21:10 : 11/11/2025

“Kam kushëri Nuredin Dumanin”/ Si i mashtronte dhe kërcënonte mobileri “Luna” punonjësit në Farkë

21:09 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com