• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar gjatë një konference për shtyp qeverinë dhe Institutin e Statistikave (INSTAT) për manipulim të shifrave të eksporteve.

Berisha deklaroi se INSTAT dhe qeveria po përfshijnë në statistikat e eksporteve mallrat që kalojnë transit për në Kosovë, duke i konsideruar si eksporte të Shqipërisë. Ai tha se kjo praktikë jep një pamje të rreme të situatës së sektorit të eksportit dhe ekonomisë shqiptare.

Sipas tij, ndërmarrjet e eksportit po përballen me vështirësi për shkak të ndryshimeve të kursit të valutës dhe fluksit të parasë që vjen nga aktivitetet e paligjshme, duke sjellë rënie të eksporteve dhe ndikim në punësim.

Berisha gjithashtu kritikoi raportimet e fundit të qeverisë që flasin për rritje të eksporteve, duke theksuar se të dhënat reale tregojnë një rënie prej 7% këtë vit. Ai theksoi se mallrat e transitit për Kosovën, përfshirë naftën dhe produkte të tjera, po regjistrohen si eksporte në statistikat zyrtare.

Berisha: Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve.

Lexo edhe:

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Korrupsioni në megaaferën Rama-Balluku ka kaluar çdo kufi

Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave.

INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet.

Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri.

Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri.

Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind.

Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale.

Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind.

Kjo ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind.

Kjo zbritje vazhdon.

Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro.

Nuk duhet të harrojmë një gjë, eksporti është baras prodhim, baras punësim më shumë se çdo sektor tjetër.

Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Unë u them ju, se vite më parë, vetëm në industrinë e këpucëve ka pasur nga 80-100 mijë punëtorë. Natyrisht evoluon eksporti.

Pra, kjo rënie dramatike ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria.

Tani, 2-3 javët e fundit, ekspertë lakej të qeverisë kanë filluar të flasin për rritje të eksporteve. Rritje të ndjeshme të eksporteve, në një kohë kur edhe këtë vit, eksportet kanë rënie 7 përqind.

Çfarë është rritja e eksporteve sipas Edi Ramës dhe INSTAT-it të tij?

Askush nuk mund ta besojë këtë mashtrim të paskrupullt. Ata quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte.

Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet.

Etiketa: eksporteimportetINSTATPDRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Korrupsioni në megaaferën Rama-Balluku ka kaluar çdo kufi

16:34 : 18/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

18:25 : 17/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Leskaj thyen urdhrat e PD-së dhe merr pjesë në protestën për UÇK: Kush po e rr*an

18:01 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
Para

Ra faqja e webit, reagon KLP: Ishte proces teknik i planifikuar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com