• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

09:01 : 15/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Korçës ka dalë me një komunikatë, ku njofton arrestimin e tetë personave për vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo, ngjarje e regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit.

Në pranga është vënë autori 14-vjeçar Enedio Guri, i cili ka tentuar të arratiset me automjet pas krimit. Po ashtu është arrestuar edhe 34-vjeçari Flori Çela, i pranishëm gjatë krimit dhe ka tentuar të largohet me të njëjtin automjet me autorin.

Blutë e Korçës kanë arrestuar edhe babain dhe xhaxhain e autorit, shtetasit Edison dhe Roland Guri, pasi sipas autoriteteve, ata kanë fshehur thikën me të cilën u krye vrasja.

Po ashtu në pranga janë vënë dhe 4 të mitur të tjetër, shokë të autorit dhe të pranishëm në momentin e krimit, të cilët kanë mashtruar në deklarimet e tyre në Polici për të tentuar pengimin e zbulimit të së vërtetës.

“Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

Lexo edhe:

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

Maliq/ Dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

-shtetasi Enedio Guri, 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit Edison Guri, 44 vjeç dhe Roland Guri, 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi Flori Çela, 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.” – njofton Policia e Korçës.

Autoritetet bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe mjetin prerës (thikë) me të cilën u krye krimi, automjeti me të cilin tentoi të largohej autori dhe shoku i tij, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi krimi?

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së të enjtes në ambientet e jashmte të një lokali në fshatin Pirg të Bashkisë Maliq.

Dy të miturit, pasi kanë shkuar në ambientet e jashtme të lokalit, kanë filluar një diskutim me njëri-tjetrin, ku më pas debati verbal ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e thikave.

Pasi u godit me thikë nga 14-vjeçari Enedio Guri, i mituri Erald Xhejo mbetur i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Në foto: Viktima Erald Xhejo

Edhe Enedio Guri mbeti i lënduar, por jo me thikë dhe pasi mori mjekim në spitalin e Korçës, mbrëmjen e djeshme, ai u shoqërua nga Policia drejt komisariatit.

Viktima Erald Xhejo është nga fshati Zvirinë, kurse autori Enedio Guri nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në Pirg, të tre fshatra të Bashkisë së Maliqit.

Autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë.

Pamje nga vendi ku ndodhi krimi

Jashtë kamerave, shokët e dy të rinjve tregojnë se midis dy 14 vjeçareve ka patur një konflikt të mëparshëm verbal. Të njëjtat burime jashtë kamerave tregojnë se autori i dyshuar njihet si një adoleshent “i lëvizshëm” duke shkaktuar herë pas here probleme me bashkëmoshatarët.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka patur një “planifikim” për t’u takuar, por të dy adoleshentët janë gjetur në të njëjtin lokal rastësisht. Dyshohet se ata ishin konfliktuar edhe më parë, për arsye të cilat mbeten ende për t’u sqaruar.

Sipas fotove të publikuara nga mediat, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit pozon me një armë gjahu çifte dhe sipër fotos vendos një mbishkrim duke u shprehur se “Mos më kërko, unë nuk vij.” “Por shfaqem ty s’ta pret mendja”. Në krah ai mban dhe tatuazh një kallashnikov.

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Enedio Guri

Tragjedi e përsëritur

Kjo është një tragjedi e përsëritur, pasi nuk ka kaluar as një vit nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Canit, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku si autor ndodhet pas hekurave 14-vjeçari tjetër Mario Përlleshi.

Krimi i regjistruar ditën e djeshme është po me 14-vjeçarë “killera” me thikë dhe po ashtu 14-vjeçar që vritet.

Krimi i ngjashëm i përsëritur në më pak se një vit tregon se ka dështuar sistemi arsimor dhe siguria tek fëmijët është thuajse zero. Edi Rama me ministren e tij, Ogerta Manastirliu për vrasjen e Martin Canit ia hodhën fajin TikTok-ut dhe deklaronin se nuk duhet bërë politikë me ngjarje të tillë.

Tragjedia përsëritet sërish, TikTok-u është mbyllur, por këtë herë kush do i mbajë fajet?

Etiketa: 14 vjecariEdison GuriEnedio GuriErald XhejoMaliqRoland Gurivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

09:47 : 23/06/2026
AKTUALITET

Maliq/ Dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur, 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë

12:32 : 21/06/2026
AKTUALITET

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

09:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Po rikthehet Këneta e Maliqit? Mbi 300 hektarë tokë bujqësore nën ujë, fermerët paralajmërojnë katastrofë

21:10 : 15/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, flet shoku i viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

17:00 : 08/06/2026
Ne foto, autori i krimit
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Kamëz/ Autori zbrazi 10 plumba ndaj 27-vjeçarit, viktima u qëllua në kokë!

15:46 : 08/06/2026
Para

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

TË GJITHA

Fyerje, diskriminim e dhunë, muslimanët si viktimë e racizmit në Gjermani

08:57 : 26/06/2026

Alarm i kuq/ ‘Përvëlohet’ Shqipëria, parashikohen temperatura deri në 40 gradë

08:42 : 26/06/2026

Këmbimi valutor 26 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:26 : 26/06/2026

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026

Bie alibia e Ramës/ Lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri

08:09 : 26/06/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

07:59 : 26/06/2026

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet