• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Artan Hoxha

Edi Rama nuk priti shtatorin të na tregonte tiparet e regjimit të tij, na i demonstroi ato menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Shumica e cilësuar me 83+3 deputetë, veç 7 deputetë larg shumicës kushtetuese parlamentare ia jep këtë vetëbesim por ia dikton edhe këtë nxitim.

Deri këtu nuk erdhëm në një ditë por gradualisht ndër vite falë veprimit të disa shkaqeve e faktorëve, në veçanti gabimet strategjike të opozitës në 2017 dhe 2019, përçarja e saj në 2021-24, goditjet e pamerituara marrë nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht ai amerikan, mbi opozitën nga njëra anë dhe mbështetja e pamerituar dhënë qeverisë së Edi Ramës nga ky faktor nga ana tjetër.

Në këto rrethana u prish balanca e forcave, ajo anoi gjithnjë e më shumë, votim pas votimi, në favor të qeverisë, e cila, gradualisht mori tiparet e një regjimi autokratik – të gjitha pushtetet në një dorë, atë kryeministrore. Hap pas hapi qartësimit e forcimit të regjimit, ai keqpërdori gjithnjë e më shumëfuqinë e shtetit për dobësim e mëtejshëm të opozitarizimit politik dhe shoqëror, qoftë përmes kulaçit e qoftë përmes kërbaçit, duke forcuar kësisoj pozitat e veta.

Tashmë regjimi po na i tregon të plota tiparet e tij kryesore, ato të mashtrimit, dhunës, shkatërrimit dhe favorizimit. Në çdo akt kryesor të këtij regjimi dallohen këto tipare, sipas rastit konkret, njeri tipar më fort se të tjerët a ndonjë tipar që del në pah më vonë se të tjerët.

Lexo edhe:

“Plani fundos njohjen e Palestinës”/ Izraeli do ndërtojë mbi 3 mijë banesa në Bregun Perëndimor

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

Këto katër tipare dallohen edhe në rastin e aksionit për ‘sigurinë ushqimore’ përmes detyrimit për faturim të produkteve të mishit e bulmetit edhe në rastin e aksionit të ‘mbrojtjes së bukurisë natyrore të Thethit’ përmes prishjeve rrufe atje; edhe në rastin e ‘mbrojtjes së territorit nga ndërtimet pa leje’ nisur në valë të gjerë fill pas aksionit në Theth edhe në aksionin e ‘gjallërimit të qeverisjes vendore’ përmes urdhërimit të dorëheqjes së të gjithë drejtorëve të bashkive dhe zëvendësimit të tyre, një fare qarkullimi kuadri, siç këto tipare dalloheshin edhe në aksionet e mëparshme të kësaj qeverie – dalin e teprojnë për ilustrim shembuj të inceneratorëve fantazmë apo e Agon Channel.

Këto tipare dallohen qartë edhe në aksionin më të fundit qeveritar, atë të ‘gjallërimit të industrisë ushtarake’, prej të cilit, në daç si efekt i drejtpërdrejtë, në daç si efekt kolateral, u nxorën në rrugë, me staf e mjete, News 24, Gazeta Shqiptare, Gazeta Panorama, Balkanweb dhe derivatet e tyre.

Ky kompleks mediatik, me fokus informimin e përminutshëm mbi politiken dhe kronikën, është një nga institucionet më kontribuuese në sferën e medies shqiptare, pjesë e rëndësishme e historisë së kësaj medie në demokraci, njëherazi institucion formimi dhe edukimi në vijueshmëri të shumë gazetarëve ndër breza.

Në të gdhirë të së shtunës, datë 9 gusht, kompania shteterore KAYO, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake si dhe me mbështetjen juridike të Avokaturës së Shtetit, (shkurt pala shtet) me nje aksion rrufe, fillimisht bllokon dy godinat e grupit mediatik, ndërpret energjinë, për pasoje edhe sinjalin televiziv, e në vijim nxjerr jashtë e largon pajisjet teknike e teknologjike dhe mjete të tjera të punës së përditshme të këtyre medieve, me gjasa përfshirë dokumente sensitive të mbajtura në format elektronik a në letër.

Gjendja nuk është normalizuar as në nivelin më minimal të domosdoshëm ndonëse për këtë u mor, që para tri ditësh, edhe një vendim sigurimi padie nga Gjykata e Tiranës, vendim që, hë për hë, as nuk është zbatuar dhe duket se as që do të zbatohet nga pala shtet. Në këto rrethana, edhe si revoltë edhe si forcë mbijetese, stafi i kësaj medie komplekse po transmeton informacion në kushte rrethanore të improvizuara aty-për-aty në mjedise të hapura e në rrugë.

Që pronari i një pasurie të paluajtshme ka të drejtën, në llogari të fundit e pavarësisht qëllimit, të vendosë për përdoruesin dhe/ose destinimin e asaj pasurie, aq më shumë nëse përdoruesi nuk respekton kushtet e kontratës, këtë nuk e vë njëri në diskutim – kështu duhet të jetë – por e drejta e pasurisë mbi të paluajtshmen, qoftë edhe në kushtet e një sjelljeje jo korrekte të përdoruesit, nuk të lejon asesi të ndërhysh një anshmërish e brutalisht, me mjete vetëgjyqësie e vetëekzekutimi, mbi pasuritë e luajtshme që gjendet në pronë, aq më shumë të shkaktosh dëme edhe materiale edhe morale, me rrezik deri në asgjësimin e një kompleksi mediatik, si dhe të punës, karrierës e pasionit të shumë gazetarëve e stafit tjetër, siç po ndodh në këtë rast.

Ndërsa kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë rast, qoftë shteti qoftë privati pronar, në rastin konkret vetëvendimi i qeverisë që të njëjtën godinë ia merr nga përdorimi një medie të rëndësishme që prodhon informacion dhe ia jep një kompanie të sapoformuar që do prodhojë mjete lufte (me kë, si e çfarë nuk dihet ende) është,në thelb dhe simbolikisht, vendim regresiv.

Po të konsiderosh këtu se edhe në atë ish-kombinat ka zgjidhje tjetër alternative për nevojën ushtarake të shtetit pa cenuar aktivitetin mediatik ekzistues, le pastaj të konsiderosh alternativa në shumë mjedise të tjera industriale në konservim, në Tiranë e gjetkë, ky vendim bëhet i dyshimtë në qëllimet e vërteta të tij-tip ‘me një gur vras dy zogj’.

Nëse konsideron edhe se në këtë vend nuk ka mbet kuç e maç pa marrë statusin e investitorit strategjik bashkë me mijëra katrorë truall të hapur a mjedis të mbuluar me çmim simbolik 1 euro, ti mohosh vijimin e kontratës mbi 20 vjeçare një grupi mediatik në mjediset ku ka investuar ndër vite s’të mbetet gjë tjetër veç të mendosh se qëllimi më i parë, ndonëse i kamufluar, është krijimi i premisave për shkatërrimin e tij.

Kjo ngjarje nuk është as rastësi as aksident. Ngjarje të këtilla janë ligjësi, do ndodhin shpesh e më shpesh, egër e më egër. Regjimi i pushtetit në një dorë do të realizojë pashmangshmërisht natyrën e vet. Por i duhet edhe të nxitojë pasi rrethanat dhe shkaqet që e formësuan po ndryshojnë gradualisht. Natyra e vërtetë e regjimit po kuptohet nga gjithnjë e më shumë shqiptarë si dhe gjithnjë e me qartë nga ndërkombëtarët që nuk mbajnë më të njëjtat qëndrime si në vitet e kaluara, veçanërisht amerikanët.

Sa më fort e egër vepron regjimi aq më qartë e nxjerr natyrën e vërtetë, aq me pak mund të kamuflohet, aq më shumë do të kundërshtohet.

Çdo regjim kështu bie, nga trashja e zullumeve të veta. Edhe ky.

Etiketa: artan hoxhadhunimEdi Ramafavorizimmashtrimregjimishkaterrimshteti

Lajme të lidhura

BOTA

“Plani fundos njohjen e Palestinës”/ Izraeli do ndërtojë mbi 3 mijë banesa në Bregun Perëndimor

17:18 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
Para

Titullari i Tiranës në shënjestrën e Qarabag, nisin bisedimet

TË GJITHA

‘Situatë e tmerrshme në infrastrukturë’, presidenti i UEFA-s “ngel në klasë” Serinë A

19:19 : 14/08/2025

EMRI/ Ky është 14-vjeçari që u vra me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

19:19 : 14/08/2025

I kishin zënë vendin e parkimit, pogradecari e nxjerr inatin duke u çarë gomat tre makinave

19:11 : 14/08/2025

Goli i 5-të në 6 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Ligën e Konferencës

18:56 : 14/08/2025

Përsëritet tragjedia/ 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

18:48 : 14/08/2025

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

18:43 : 14/08/2025

Takimi me Putin/ Trump: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses

18:39 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com