• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

11:40 : 11/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fokus të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, konkretisht në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg.

Euronews Albania ka publikuar detaje nga dosja voluminoze të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, të cilat kanë nisur që në vitin 2023 dhe janë referuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

“Më datë 24.08.2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë referuar informacion se disponojnë të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminal, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale për shtetasit Ervis Cela, Ardjan Cela dhe Albin Cela. BKH referon se Ervis Cela dhe Ardjan Cela janë dënuar me burg për veprën penale të vrasjes. Konkretisht dy vëllezërit Cela janë shpallur në kërkim me kartelë të kuqe nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranës pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar urdhër arresti me nr. 14/2013 datë 06.07.2016, për kryerjen e veprës penale “Vrasje & mbajtje personi”, e parashikuar nga Kodi Penal Italian. Ervis Cela është dënuar me 30 vite burg, pjesa e mbetur 25 vite e 10 muaj e 18 ditë burgim,” thuhet në dosjen e SPAK.

Në dosje zbulohet dhe emri i dy shqiptarëve që në vitin 2020 u arrestuan në një banesë në Holandë me 600 kg kokainë dhe 2 milion euro cash.

Lexo edhe:

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

“Fadil Balla dhe bashkëpunëtorët e tij, Miklovan Mullaj, e kanë tërhequr sasinë e lëndës narkotike nga magazina e Franc Gergelit më datë 07.11.2020. Personat që ka dërguar Miklovan Mullaj për të marrë lëndën narkotike kanë qenë Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu (Nasufi). Daja dhe Bakiu e kanë magazinuar lëndën narkotike në adresat me numër 737 në Strevelseeg në Roterdam dhe banesën Nr. 176 në rrugën Hilleeeg në Roterdam. Rreth orës 22:50, Policia e Rotterdamit, e cila kishte që në muajin shtator 2020 që vëzhgonte banesën e Bakiut dhe Dajës në Strevelseeg, ka ushtruar kontroll në të dyja banesat dhe ka sekuestruar 600 kg lëndë narkotike kokainë dhe ka arrestuar shtetasit Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu, të cilët janë dënuar me nga 5 vite burgim në prill të vitit 2021 për veprën penale të kryerjes në bashkëpunim të veprimeve në kundërshtim me ligjin për drogërat.”

Në dosjen voluminoze janë dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC dhe nofkat e trafikantëve.

“Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot. Nga konteksti i bisedës dyshohet se me nofkën “shijaksi”, Ervis Cela i referohet shtetasit Fadil Balla, për të cilin pyet vëllain tij nëse ka dorëzuar ndonjë shumë parash. Të njëjtën pyetje ka dhe për shtetasin Soni Pepa, të cilit i referohet me nofkën “Zhuu”. Ervisi pyet vëllain e tij nëse tashmë e ka grumbulluar shumën e dyshuar prej 15 milionë eurosh. Në këtë bisedë Ervis Çela shprehet gjithashtu se ka shuma të konsiderueshme parash në Holandë, por nuk ka shoferë për t’i transportuar deri në Shqipëri.

Më datë 10.09.2020, ora 15:21:33, Ervis Çela komunikon me Fadil Ballën të cilit i shkruan “Me ke nja 600 S më shumë iani… A më the fut 110 copa… Dhe un i futa… Sta prish qefin” dhe në vijim i dërgon një fotografi me shënime detyrimesh. Ervisi vijon bisedën duke i dërguar mesazhet me tekst “Ti s’ke më shtëpi ku me fli lekët… Ahahahahaha. Janë mush plot…”

Nga komunikimet dyshohet se grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me një shtetas brazilian si dhe në një rast ka trafikuar edhe armë zjarri.

“Më datë 16.09.2020, në orën 13:22:32 Ervis Cela komunikon me Franc Gergelin të cilit pasi i dërgon disa fotografi armësh zjarri automatike me silenciator të montuara i shkruan “6 janë me silenciator.. do çmontohen tani dhe i fus në kanaçe, çdo armë kanaçe”.

Etiketa: Fadil BallaFranc GergelitkokaineMuharrem DajaNilson Bakiushqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

10:17 : 04/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve në Belgjikë

20:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

E kishte fshehur kokainën në tigan, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë në Angli

19:51 : 03/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
BOTA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025
Para

"KAPJA E DREJTËSISË"/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

TË GJITHA

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

11:09 : 04/11/2025

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

10:26 : 04/11/2025

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

10:21 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com