• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e të paraburgosurit te “Jorda Misja”, Komiteti i Helsinkit: Ministria e Drejtësisë ta hetojë

14:13 : 07/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”. Familjarët e Koçiut, përmes një letre të hapur, bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në reagim, thekson se i paraburgosuri që prej momentit që është akomoduar në qeli ka shprehur disa here shqetësime shëndetësore e ndërsa nga ana e gardianeve të burgut është vendosur zhvendosja e tij në një qeli ku ka qëndruar i vetëm.

Komiteti i Helsinkit shkruan se “rezulton se gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron.

I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qenë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë, nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.

Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.

Lexo edhe:

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën 07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.

Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për t’u dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.

KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjendjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.

Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria” e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar në sistemin e burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë (KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një “përpjekje të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore, mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend që t’i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, § 93).

KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk është hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K”.

Besnik Koçiu u arrestua në fillim të korrikut pasi në Valias plagosi një person me armë zjarri.

Etiketa: Besnik KoçiuBurgKomiteti Shqiptar i Helsinkitvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:27 : 07/08/2025
AKTUALITET

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

12:57 : 06/08/2025
BOTA

Lirohet me kusht pas 11 vitesh burg ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

18:30 : 04/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksident tragjik në Devoll! Zetori përmbyset në rrugë, vdes drejtuesi

11:37 : 04/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
AKTUALITET

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

13:57 : 03/08/2025
Para

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

TË GJITHA

Putin i hapur për takim me Zelenskyn: S’kam asgjë kundër, por duhen krijuar kushtet

16:05 : 07/08/2025

Zyrtare/ Këta janë 30 lojtarët e nominuar për ‘Topin e Artë 2025’

15:53 : 07/08/2025

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025

U-19/ Nuk ka fitues në sfidën e dytë miqësore, Shqipëria barazon me Italinë

15:40 : 07/08/2025

VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë

15:40 : 07/08/2025

Këto janë plazhet për të cilat njerëzit ankohen më shumë në Evropë

15:17 : 07/08/2025

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

15:10 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com