• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
në BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për një regjistrim të ri të popullsisë në SHBA, i cili sipas tij do të përjashtojë personat që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme. Ky është veprimi më i fundit i Trump në përpjekjen për të ndryshuar institucionet ekonomike më të rëndësishme të SHBA-së.

Në një postim në rrjetin social Truth Social të enjten në mëngjes, Trump tha se kishte urdhëruar Departamentin e Tregtisë “që të fillojë menjëherë punën për një regjistrim të ri dhe shumë të saktë, bazuar në të dhëna dhe fakte bashkëkohore dhe, më rëndësi, duke përdorur rezultatet dhe informacionet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”.

Trump shtoi: “Personat që ndodhen në vendin tonë në mënyrë të paligjshme nuk do të numërohen në regjistrim”.

Administrata Trump ka bërë përpjekje të mëdha për të dëbuar emigrantët pa dokumente, duke e bërë këtë një prej prioriteteve kryesore të politikave të saj, me një fushatë të ashpër ndaj personave që konsiderohen të jenë në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, Trump ka ndërhyrë në menaxhimin e institucioneve të rëndësishme ekonomike, duke shkarkuar javën e kaluar kreun e agjencisë së statistikave të punës dhe duke kritikuar kreun e Rezervës Federale.

Lexo edhe:

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Regjistrimi i popullsisë në SHBA, i kërkuar nga Kushtetuta dhe që kryhet çdo dekadë që nga viti 1790, konsiderohet si një nga raportet më të rëndësishme dhe me ndikim ekonomik të vendit.

Zyrtarët e Byrosë së Regjistrimit pranë Departamentit të Tregtisë përpiqen të numërojnë çdo banor të SHBA-së qytetarë dhe jo-qytetarë, duke shpërndarë anketa dhe duke angazhuar mijëra punonjës për mbledhjen e të dhënave në terren.

Regjistrimi përdoret për të përcaktuar numrin e vendeve që i takojnë çdo shteti në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe për shpërndarjen e fondeve federale, për politikat ekonomike dhe planifikimin e infrastrukturës. Regjistrimi i fundit, në vitin 2020, evidentoi një popullsi prej 331,449,281 banorësh dhe ishte i 24-ti në histori.

Ndërsa regjistrimi nuk përcakton saktësisht numrin e personave që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme, Qendra Peë për Hulumtime vlerësoi në vitin 2022 se 11 milionë persona në SHBA ishin pa dokumenta. Gjatë mandatit të tij të parë, Trump kërkoi që në regjistrim të shtohej një pyetje nëse përgjigjësit janë qytetarë amerikanë, por kjo u hoq pasi Gjykata e Lartë vendosi se arsyetimi i administratës për këtë pyetje nuk ishte bindës.

Një pyetje për shtetësinë kishte filluar të përfshihej në regjistrim në vitin 1820, por u hoq në vitin 1950 për shkak të shqetësimeve për ndikimin e saj në saktësinë e të dhënave.

Mbi 13 mijë persona punojnë përherë në Byronë e Regjistrimit, ndërsa për anketa përdoren qindra mijëra punonjës të përkohshëm. Deri tani, Byroja e Regjistrimit nuk është përgjigjur për një koment mbi këtë lajm.

Etiketa: emigrantetpopullsiaRegjistrimiSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

20:18 : 17/09/2025
RAJONI

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

19:56 : 17/09/2025
BOTA

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

19:29 : 17/09/2025
BOTA

Obama: Amerika është në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

19:28 : 17/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
Para

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

TË GJITHA

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

21:46 : 17/09/2025

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com