• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Impianti i pastrimit u quajt TEC/ Kush i “keqinformoi” institucionet për të goditur “Delvina Gas”?

11:44 : 06/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Goditja e paligjshme e Policisë ndaj kompanisë “Delvina Gas”, e cila u konfirmua si e tillë nga Prokuroria e Sarandës, duke liruar brenda pak orësh dy inxhinierët e “arrestuar në flagrancë”, ngriti pikëpyetje të fuqishme publike mbi qëllimin e vërtetë të ndërhyrjes së uniformave blu kundër kompanisë koncesionare që administron vendburimin e gazit në zonën e Delvinës, në qytetin jugor.

Në 29 Korrik të këtij viti, Policia njoftoi arrestimin e inxhinierëve të “Delvina Gas”, Luan Metaj dhe Elton Malkaj, si edhe shpalljen në kërkim të biznesmenit Sokol Meqemeja, që mendohet se është një prej pronarëve fundorë të kompanisë, nën dyshimet se kishin ndërtuar pa leje një termocentral (TEC).

Megjithatë, të dhënat zyrtare, të publikuara më herët edhe nga “Boldnews.al”, tregojnë se nuk bëhet fjalë për TEC, por për një impiant të pastrimit të gazit, një vepër e cila është pjesë e kontratës koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe “Delvina Gas Company”.

Lexo edhe:

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

Pra, duket qartë që uniformat blu janë “keqinformuar” për llojin e investimit dhe këto të fundit, mesa duket pa njohurinë përkatëse në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të gazit, i kanë besuar të dhënat “e rreme”, duke bërë show me arrestimin e paligjshëm të dy inxhinierëve.

Kush e “keqinformoi” Policinë

Mesditën e 29 Korrikut, disa oficerë të Anti-Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, shoqëruar nga disa patrulla policore, u paraqitën në vendburimin e gazit, të admistruar nga “Delvina Gas Company”.

Ata kishin marrë informacion se shoqëria koncesionare kishte ndërtuar një TEC pa leje dhe për këtë arsye kërkuan shpjegime nga dy inxhinierët që gjendeshin në kantier. Punonjësit iu shpjeguan punonjësve të Policisë se nuk bëhej fjalë për ndërtimin e një termocentrali.

Ajo që punonjësit e policisë e konsideronin si TEC, në fakt ishte një impiant për pastrimin e gazit, një vepër që ishte detyrim i kontratës koncesionare dhe se ndërtimi i saj kishte përfunduar tre vjet më parë, në vitin 2022.

Në foto: Impianti i pastrimit të gazit i “Delvina Gas Company”

Por, punonjësit e Policisë nuk e besuan këtë variant dhe operuan me “arrestim në flagrancë” të dy inxhinierëve, si të dyshuar për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

Situata u sqarua vetëm disa orë më vonë, në mbrëmjen e 29 Korrikut 2025, kur Prokuroria e Sarandës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy inxhinierëve, pasi nuk rezultoi të kishin kryer asnjë shkelje ligjore.

Dokumentat e shqyrtuar nga prokurorja e gatshme konfirmuan thëniet e dy inxhinierëve se ndërtesa ishte një impiant pastrimi gazi, i përfunduar në vitin 2022 dhe nuk bëhej fjalë për ndërtimin e një TEC-i.

Pra, duket qartë që Policia e Vlorës është “keqinformuar” për ekzistencën e një “TEC-i të të paligjshëm”. Por, ajo që mbetet e pasqaruar, të paktën deri në këtë fazë, është se cili apo cilët e kanë “keqinformuar” policinë dhe, mbi të gjitha, për cilën arsye.

Këtë përgjigje mund ta japë Policia e Shtetit, e cila deri më tani nuk ka bërë një “mea culpa” për goditjen e paligjshme të “Delvina Gas Company” dhe dëmtimin e rëndë dhe të padrejtë të imazhit të shoqërisë koncesionare.

Impianti, pjesë e kontratës koncesionare

Shoqëria “Delvina Gas Company” është Degë e Shoqërisë së Huaj “Delvina Gas Company ltd-DGC)”.

Ajo është vijuesja e mbajtjes të të drejtave të “Marrëveshjes Hidrokarbure për Prodhimin, Zhvillimin, Kërkimin e Hidrokarbureve në vendburimin e Delvinës” dhe “Liçencë Marrëveshjes për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës”, të nënshkruar në datën 19.07.2007, si edhe “Instrumentit të Tranferimit të Interesave” midis Transantlantik Albania, Shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe “DGC”, të datës 22.08.2016.

Marrëveshja hidrokarbure dhe aktet e tjera shoqëruese parashikojnë ndërtimin e një impianti për pastrimin e gazit. Një impiant të tillë e kanë edhe kompani të tjera koncesionare që operojnë në fushën e naftës dhe gazit në Shqipëri, përfshirë edhe gjigantin “Shell”.

Në vitin 2022, pronari i vendburimit të gazit në Delvinë, e cila është shoqëria publike “Albpetrol”, dhe “Delvina Gas Company”, me pjesëmarrjen edhe të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), hartuan Buxhetin dhe Planin e Punës për atë viti.

Në foto: Pjesë nga Plani i Punës dhe Buxheti 2022 për “Delvina Gas Company”, miratuar nga “Albpetrol”

Në Planin e Punës parashikohej ndër të tjera edhe ndërtimi i Impiantit të Pastrimit të Gazit nga shoqëria koncesionare “Delvina Gas Company”.

Sipas dokumentit të Buxhetit të vitit 2022, të konsultuar nga “Boldnews.al”, ndërtimi i impiantit të pastrimit të gazit kishte kosto 3 milionë dollarë, shumë e cila rritej në 3.7 milionë dollarë bashkë me kostot e tjera operative.

Shoqëria koncesionare “Delvina Gas Company” ka përfunduar ndërtimin e impiantit në fund të vitin 2022, sipas parashikimeve të Planit të Punës, së miratuar nga pronari “Albpetrol” sha.

Marrëveshja koncesionare me “Delvina Gas Company”, si edhe të ngjashmet e saj me shoqëri të tjera, e ka të përcaktuar qartësisht se pronari i vendburimeve të naftës dhe gazit në Shqipëri është shoqëria “Albpetrol” sha.

Kompania publike, bazuar në legjislacionin vendas, miraton Planet e Punës dhe ushtron kontrolle periodike vjetore ose edhe me afate më të shkurta mbi aktivitetin e kompanive koncesionare në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të hidrokarbureve. Po sipas Marrëveshjes Hidrokarbure, kompania koncesionare duhet të paguajë 60 përqind të fitimit të saj tek “Albpetrol”, duke forcuar edhe më tej rolin e “Albpetrol-it” si pronari real i vendburimit të naftës dhe gazit në Shqipëri.

Në foto: Plani operacional viti 2022 për “Delvina Gas Company” parashikonte ndërtimin e impiantit të pastrimit të gazit

Pra, nëse shoqëria “Delvina Gas Company” do të kishte realizuar një ndërtim pa leje, siç pretendoi Policia, e para që do e kishte konstatuar do të ishte pronari i vendburimit të gazit, “Albpetrol” sha, i cili ka edhe rol mbikqyrës, si edhe shërben si pikë lidhëse midis koncesionarit nga njëra anë dhe institucioneve përgjegjës, Ministria e Energjisë e Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, nga ana tjetër.

Por, kjo e fundit, jo vetëm që nuk ka gjetur shkelje në aktivitetin e “Delvina Gas”, por, përkundrazi, ka miratuar Buxhetin dhe më pas ka konfirmuar ndërtimin e impiantit të pastrimit të gazit në Delvinë, që në vitin 2022.

Në të gjithë këtë histori, vijon të mbetet ende e fortë pikëpyetja: kush dhe për çfarë qëllimesh ka “keqinformuar” Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në mënyrë të paligjshme tek shoqëria koncesionare “Delvina Gas Company”.

LEXO EDHE:

Aksioni i dyshimtë shtetëror/ Show me pranga të paligjshme, kush e shënjestroi “Delvina Gas Company”

Impianti i gazit, në punë prej vitit 2022/ Dokumentat që injoroi Policia në show-n kundër “Delvina Gas”

Etiketa: AlbpetrolDelvina Gas CompanyImpiant pastrimipoliciSokol Meqemeja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

13:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës

12:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

Koncerti i Kanye West do paralizojë Tiranën! Policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

18:17 : 09/07/2026
AKTUALITET

6 pika këmbimi valutor pa licensa në Berat/ 11 masa sigurie, sekuestrohen mbi 215 mijë euro

17:55 : 09/07/2026
AKTUALITET

Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet

19:24 : 08/07/2026
Para

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026

Iu gjetën katër armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

09:42 : 16/07/2026

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

09:39 : 16/07/2026

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş