Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Levanit, ku dy automjete u përplasën me forcë.
Sipas policisë, njëri prej drejtuesve, shtetasi I. P., dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, gjë që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit dhe përplasjen me automjetin tjetër, me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi L. B. humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi tjetër dhe katër pasagjerë të tjerë u plagosën rëndë.
“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.”, njofton policia.