• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz

19:44 : 05/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal.

Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera.

Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit.

“Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin që është në fuqi neni 248 është një thes i madh e quajmë ne avokatët që mund të interpretosh shumë shkelje të një zyrtari dhe parashikon një masë më të lartë deri në 7 vite burgim për ata që kanë vepruar ose skanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Ky nen në mendimin tim do kishte nevojë për saktësime por jo për një tregim që e bën edhe më të paqartë. Vetë fakti të parashikimit të një dënimi më të ulët në draftin e ri përcakton një lehtësim në vetvete për personat e çuar para drejtësisë”-shprehet avokati Altin Kaziaj.

“Vepra penale e shpërdorimit të detyrës ka nevojë për një rikonfigurim se praktikisht sot është shndërruar në një nen që dënon çdo lloj veprimi ose mosveprimi të zyrtarëve, por loja e fjalëve që kanë bërë në tekst nuk e zgjidh situatën. Për shembull thuhet ‘qëllimi kriminal”, kur kjo është pjesë thelbësore e analizës së ekzistencës ose jo të veprës penale. Ndërhyrja është jo e saktë, jo e plotë, për mua do të sjell keqësim dhe rritje të subjektivitetit të zbatimit të ligjit me këto çështje”-shprehet Jordan Daci.

Lexo edhe:

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Procedimet e deritanishme për abuzimet me tenderat nuk duhet të klasifikohen të gjitha vepra penale, sipas konstitucionalistit Jordan Daci. Reforma në vlerësimin e tij është e nevojshme, ku zgjidhjen nuk e sheh detyrimisht te prangosja.

“Ka shumë shkelje që nuk trajtohen si penale e ka shumë të tjera që nuk janë e trajtohen si të tilla. Kjo ka bërë që një  zyrtar sot të ketë frikë të marr vendime sepse për shkak të një subjektivizmi masiv që mbizotëron dhe një dëshire që shoqëria ka për të parë gjithë zyrtarët në burg, praktikisht çdo shkelje kthehet në vepër penale e dënohet. Duhet një kod penal i cili duke bërë që burgu të jetë alternativa e fundit, duke bërë që Shqipëria të pasurohet nga gabimet e tyre, të shpaguhet. Për mua kjo do ishte mënyra më efektive. Se çdokush që bën vepër penale bën një shumë të madhe parash e bën me qejf një periudhë të caktuar burgu. Por nëse kjo do përkthehej dhe në humbje të asaj shume e sigurt që do e mendonin shumë herë para se ta bënin”-shton Daci.

Për avokatin Altin Kaziaj, hiqen përgjegjësitë aty ku duhen përcaktuar me objektivitet dhe shtohen masat represive në lirinë e fjalës apo në kurriz të profesionistëve…

“Drafti në tërësinë e vetë është skandaloz, i keqshkruar e mund të jetë marr nga vende totalitare siç mund të jetë Turqia ose Rusia se nuk ka mundësi që një hartues i Kodit Penal të ngarkojë me përgjegjësi edhe aty ku ska”-shton Kaziaj.

Ekspertët parashikojnë të ardhmen e errët nëse kodi penal ndryshon në bazë të këtij drafti që e cilësojnë një makth dhe regres të drejtësisë.

“Gafat edhe konceptet e futura në kod janë në kufijtë e marrëzisë, këtu do rritesh keqbesimin në institucione apo rriten masat e shtrëngimit ndaj individit. Këto bien ndesh me parimet bazë, ata që do zbatojnë këtë kod do duhet të kthehen dhe njëherë në shkollë edhe librat të ndryshojnë”-përfundon Daci./TCH

Etiketa: draftijuristetkodi i ri penalkodi penalkorrupsionizyrtaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rritja e kriminalitetit, paratë e pista dhe kundërshtimi i Kodit të ri Penal, raportimi i Kryeprokurorit në Kuvend

15:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Kodi i ri penal, Olsian Çela kundër: Nëse ashpërsojmë dënimet kemi ecur në drejtimin e kundërt!

14:42 : 27/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

20:05 : 20/10/2025
AKTUALITET

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025
Para

Bill dhe Hillary Clinton thirren nga Kongresi për të dëshmuar për lidhjet me Jeffrey Epstein

TË GJITHA

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com