• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

17:18 : 03/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Radio Televizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë. Ky konstatim është bërë nga drejtoresha e sapoemëruar Eni Vasili, që në muajt e parë të punës. Pavarësisht mungesës së transparencës me publikun, në komunikimin e brendshëm zyrtar, drejtoresha e ka pranuar se situata financiare që ka gjetur rrezikon aftësinë e institucionit për të paguar detyrimet ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm.

E ardhur në detyrë pas një sage lëvizjesh tronditëse, që nga emërimi dhe shkarkimi i Alfred Pezës, pastaj shkarkimi i gjithe Këshillit Drejtues, me drejtoreshën e komanduar në periudhën tranzitore Aurora Polo, duket se menaxhimi i RTSH ka qenë i pakontrolluar dhe abuzimet kanë zeruar arkën e një institucioni që jeton me tarifat dhe taksat e qytetarëve.

Në një kërkesë që Eni Vasili u dërgon personave përgjegjës për Buxhetin, bëhet pjesërisht e qartë se si është menaxhuar institucioni nga paraardhësit e saj.

Përveç financimi të ulët nga tarifa që paguajnë qytetarët në krahasim me vendet e tjera të rajonit, drejtoresha konstaton se situata e vështirë financiare vjen nga mosrealizimi i të ardhurave të parashikuara. Kjo është pjesa më e mirë e një menaxhimi të keq. Sepse dëmi më i madh vjen nga abuzimet që janë berë me të drejtat televizive dhe me pushimet nga puna të qindra punonjësve, në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhe:

Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

Deri në 31 maj RTSH ka humbur me shumë se 730 mijë euro vetëm detyrime pagash për punonjësit e pushuar. Ndërkohë qe proceset gjyqësore në vazhdim, mund ta detyrojnë institucionin të paguajë rreth 3 milionë e 300 mijë euro të tjera. Pra ne total 4 milionë euro dëm, jane vetëm proceset gjyqësore me punonjës apo palë të treta.

Nuk mbaron me kaq. Dëmi me kontratat per të drejtat televizive është rreth 4 milionë euro të tjera, sic duket në tabelën që institucioni ka dorëzuar në Ministrinë e Financave. Nga këto 4 milione euro, me shumë se gjysma jane shpenzime të paplanifikuara në buxhetin e institucionit, duke e çuar situatën pothuajse në kolaps.

Me 8 milionë euro abuzime nga paraardhësit. Drejtoresha e Rtsh, përpara se të kërkojë 2 milione euro financim shtesë për 2025, premton se do të bëjë auditimin e gjithë strukturës dhe projekteve.

Letra e siguruar nga Dosja.al nuk ka marrë akoma përgjigje nga Ministria e Financave, por ndërsa kërkesa për financim shtesë, duket si një rutinë institucionale, konstatimi i 8 milionë eurove abuzim, nuk mund të kalojë si kuriozitet.

Prej vitesh tashmë, projektet e jashtme dhe kontratat me të tretët ka gërryer financat e Televizionit Publik, që merr nga paratë e shqiptarëve dhe nga buxheti i Shtetit rreth 25 milionë euro në vit.

Ndërkohë qe programet e dobëta, cilësia e ulët dhe mungesa e investimeve serioze e kanë çuar shikueshmërinë në pikën më të ulët, vetë drejtuesja e re, ka konstatuar abuzime me rreth 1 të tretën e fondeve vjetore. Është hera e parë që një drejtues guxon të flasë për tabunë e abuzimeve ne atë institucion, por pas kësaj, ka detyrimin që të bëjë një auditim të jashtëm dhe të bashkëpunojë me drejtësinë. Vetëm nga kjo bazë mund të ringrihet RTSH./Dosja.al

Etiketa: auditimEni Vasilifondekerkesekrizëministria e financaveradio Televizioni Shqiptarrtsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës

18:49 : 10/11/2025
AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kush po e pengon hapjen e basteve online? Ja çfarë thotë Ministria e Financave

18:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

22:06 : 14/10/2025
Para

Barcelonë/ Prindërit "braktisin" fëmijën 10-vjeçar në aeroport dhe ikin me pushime

TË GJITHA

Lë pas historinë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e ri në Amerikë/ FOTO

15:59 : 15/11/2025

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025

Nga Gjirokastra në Korçë, mjegulla pushton juglindjen

15:33 : 15/11/2025

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth

15:05 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com