• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Impianti i gazit, në punë prej vitit 2022/ Dokumentat që injoroi Policia në show-n kundër “Delvina Gas”

16:35 : 02/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në vitin 2022, kompania koncesionare “Delvina Gas” përfundoi një investim me vlerë totale 3.75 milionë dollarë për impiantin e pastrimit të gazit në vendburimin e Delvinës, në jug të Shqipërisë.

Ky impiant është pjesë kontratës koncesionare të nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë private në vitin 2007 dhe shërben për të pastruar lëndën hidrokarbure nga sulfidet e hidrogjenit, një lëndë pa ngjyrë, me erën e keqe të vezës së prishur dhe shumë toksik.

Dokumentat e siguruar nga “Boldnews.al” dëshmojnë se përfundimi i punimeve për këtë impiant është konfirmuar nga kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol”, si pronarja e vendburimit të Delvinës, ndërkohë që shoqëria koncesionare “Delvina Gas Company” caktoi dy inxhinjerë të saj për mbikqyrjen e funksionit të kësaj vepre.

Lexo edhe:

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

Në foto: Programi i Punës, viti 2022 për “Delvina Gas Company”, miratuar nga Albpetrol

Pra, prej vitit 2022, gjithçka ishte në rutinën normale, ku kompania koncesionare vijonte rregullisht aktivitetin e saj, nën mbikqyrjen periodike të pronarit “Albpetrol”, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Show i dështuar i policisë

Por, tre vjet pas përfundimit të impiantit të pastrimit të gazit dhe funksionimit normal të tij, e konkretisht në 29 Korrik 2025, disa punonjës të Policisë së Delvinës paraqiten në ambjentet e shoqërisë koncesionare.

Pa ekspertizën e duhur, të pashoqëruar me profesionistë të fushës, punonjësit e Policisë ‘zbulojnë” se shoqëria “Delvina Gas Company” po kryente punime pa leje për ndërtimin e një Termocentralit (TEC).

Punonjësit e policisë kontaktojnë me inxhinjerët e shoqërisë koncesionare, Luan Metaj dhe Elton Malkaj, të cilët mbanin pozicionin e mbikqyrësit të impiantit të pastrimit të gazit.

Dy inxhinjerët u munduan t’u shpjegonin oficerëve të Policisë se aty gjithçka ishte në rregull, se ajo që e konsideronin si “TEC”, në fakt ishte impiant pastrimit të gazit dhe se nuk ka asnjë punim pa leje, pasi ai ishte ndërtuar tre vjet më parë dhe ishte çertifikuar nga “Albpetrol”.

Në foto: Pamje të mjediseve të ‘Delvina Gas”, të shpërndara nga Policia e Shtetit, pas aksionit të dështuar

Por, argumentat e inxhinjerëve nuk u morën parasysh nga punonjësit e Policisë së Delvinës, të cilët, nën drejtimin e oficerëve të Anti-Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, vendosën arrestimin e tyre, nën dyshimet për “ndërtim pa leje”.

Ndërkohë që dy inxhinjerët ende nuk kishin mbërritur në ambjentet e Komisariatit, Policia u kujdes që të shpërndante menjëherë informacionin për këtë “goditje të rëndësishme të paligjshmërisë në fushën e hidrokarbureve”.

U njoftua arrestimi i dy inxhinjerëve dhe shpallja në kërkim e biznesmenit Sokol Meqemeja, i cili mund të jetë një prej përfituesve fundorë të shoqërisë “Delvina Gas Company” Ltd, kompania mëmë e degës së shoqërisë së huaj në Shqipëri, “Delvina Gas Company”.

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit nga “vendngjarja”, pra nga ambjentet e “Delvina Gas”, lexohet qartësisht një tabelë, ku thuhet “Impianti i pastrimit të gazit”. Megjithatë, pas një përkthimi shqip-shqip, Policia e ka konsideruar si “TEC”, i cili është një grup pajisjesh teknike me funksion tërësisht të ndryshme nga impianti i pastrimit.

Veprimet policore u sfumuan brenda pak orëve, kur prokurorja e gatshme në Sarandë, Esmeralda Basho, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të dy inxhinjerëve, pasi nuk rezultonte asnjë lloj paligjshmërie në veprimtarinë e tyre.

Impianti i ligjshëm

Ndërtimi i impiantit të pastrimit të gazit në vendburimin e Delvinës (pra, nuk është TEC, siç pretendoi Policia e Vlorës), ka qenë pjesë e Planit të Punës së shoqërisë koncesionare “Delvina Gas Company” për vitin 2022, i miratuar nga pronari shtetëror “Albpetrol” sha.

Me Vendimin nr.6, datë 2 Shkurt 2022, Komiteti Këshillimor miratoi Planin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2022 për Vendburimin e Gazit në Delvinë, Sarandë.

Në foto: Vendimi i Komitetit Këshillimor për miratimin e Planit të Punës dhe Buxhetit për vitin 2022 për vendburimin e gazit, Delvinë

Komiteti Këshillimor përbëhej nga përfaques të “Albpetrolit”, ndër të cilët edhe Drejtori Ekzekutiv i kohës, Florian Muçaj, si edhe përfaqësues të kompanisë koncesionare “Delvina Gas Company”.

Në projektin e punës për vitin 2022 parashikohej, ndër të tjera “projektimi, prokurimi dhe instalimi i impiantit të pastrimit e gazit nga H2S (sulfidet e hidrogjenit) dhe përgatitjen e tij për shitje”.

Ndërtimi i këtij impianti ishte pjesë e “kompletimit dhe modernizimit të infrastrukturës sipërfaqësore për menaxhimin e prodhimit (të gazit)”, siç ishte parashikuar në kontratën koncesionare të vitit 2007 mes qeverisë shqiptare dhe “Delvina Gas Company”.

Sipas Buxhetit të miratuar nga Komiteti Këshillimor, kostot e kompanisë koncesionare për ndërtimin e impiantit të pastrimit të gazit ishin 3 milionë dollarë, ndërkohë që kostot totale operative, pra ku përfshiheshin edhe aktivitetet e nevojshme teknike për ngritjen e tij, arrin në 3.75 milionë dollarë.

Në foto: Buxheti i vitit 2022 për vendburimin e gazit, Delvinë, i dakordësuar mes “Albpetrol” dhe “Delvina Gas Company”

Më tej, dokumenti i përbashkët “Albpetrol-Delvina Gas Company” paraqet edhe detaje të shumta teknike për mënyrën se si do të pastrohet gazi i dalë nga vendburimi i Delvinës, si edhe cilësia që do të jetë e gatshme për tregtim.

Impianti i pastrimit të gazit u përfundua nga “Delvina Gas Company” në vitin 2022 dhe, që prej asaj kohe, ai është në funksionim normal, sipas parashikimeve kontraktuale.

Etiketa: AlbpetrolDelvina GasDelvina Gas Companyimpiantin e pastrimit të gazitpoliciSokol Meqemeja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

19:52 : 13/09/2025
AKTUALITET

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

19:29 : 13/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

‘Nepali’ nuk ndodh në Shqipëri se ne kemi fb!!

13:54 : 10/09/2025
AKTUALITET

Pas sherrit, gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë

08:38 : 10/09/2025
AKTUALITET

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025
Para

Zyrtari i lartë amerikan i Mbrojtjes takon krerët shtetërorë të Kosovës. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak

TË GJITHA

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

20:26 : 13/09/2025

Aksident në Vlorë, taksia përplas motorin, një i plagosur

20:11 : 13/09/2025

Kjo është shenja më e bekuar e zodiakut

19:58 : 13/09/2025

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

19:52 : 13/09/2025

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

19:39 : 13/09/2025

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

19:29 : 13/09/2025

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

19:06 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com