• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Faleminderit për 1 mld $, por s’pranoj’, Mira Murati dhe bashkëpunëtorët e saj refuzojnë Mark Zuckerberg

21:25 : 02/08/2025
në BOTA, Teknologji

Ndërsa Mark Zuckerberg përpiqej të rikuperonte terrenin në garën për inteligjencën artificiale gjenerative, ai iu drejtua disa muaj më parë ish-drejtoreshës së teknologjisë së OpenAI, shqiptaro -amerikanes Mira Murati, duke i ofruar të blinte startup-in e saj të sapokrijuar, Thinking Machines Lab.

Kur ajo refuzoi, CEO i Metës reagoi duke ndërmarrë një ofensivë të plotë. Në javët në vijim, ai kontaktoi rreth 50 punonjësve të Muratit, për t’i testuar nëse ishin të gatshëm të largoheshin nga kompania. Objektivi kryesor ishte Andrew Tulloch, një studiues i njohur dhe bashkëthemelues i startup-it, shkruan Ëall Streat Journal.

Për ta tërhequr atë, Zuckerberg ofroi një paketë kompensimi që mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë në një periudhë prej së paku gjashtë vitesh – nëse realizoheshin bonuse të larta dhe rritje jashtëzakonisht e mirë e aksioneve, sipas personave në dijeni të çështjes.

Tulloch e refuzoi. Asnjë nga kolegët e tij nuk u largua.

Lexo edhe:

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Shqiptarja Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Revista Wired shkruan se Meta i ka ofruar disa personave të tjerë nga startup-i i inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab oferta marramendëse që varionin nga 200 milionë deri në 1 miliard dollarë. Megjithatë, asnjë anëtar i ekipit të TML nuk ka pranuar këto oferta.

Zëdhënësi i Metës, Andy Stone, e quajti përshkrimin e ofertës “të pasaktë dhe qesharak” dhe shtoi se çdo paketë kompensimi varet nga performanca e aksioneve. Ai theksoi gjithashtu se Meta nuk ka interes për të blerë Thinking Machines.

Edhe në Silicon Valley, ku inxhinierët më të kërkuar kanë pasur gjithmonë fuqi të jashtëzakonshme financiare, refuzimi i ofertave me shifra nëntëshifrore është i rrallë. Por ndërsa gara për talentet në AI bëhet gjithnjë e më e ashpër, edhe kompanitë më të pasura po kuptojnë se “armët e parave” nuk mjaftojnë gjithmonë.

Besniket që rrethojnë Muratin

Ndërkohë që disa studiues të AI-së sillen si “lojtarë të lirë”, duke kaluar nga një laborator në tjetrin në kërkim të më shumë pushteti dhe pagese, një pjesë tjetër qëndron me besnikëri ndaj udhëheqësve të tyre figura karizmatike që në industrinë e teknologjisë trajtohen si yje të muzikës. Kultura unike e secilit startup krijon lidhje të forta midis punonjësve. Pas viteve me taktika agresive rekrutimi, kompanitë kanë filluar të zhvillojnë strategji më të zgjuara për të mbrojtur veten.

Ndërkohë, Murati, e cila kaloi gjashtë vite në OpenAI përpara se të largohej në shtatorin e kaluar, ka ndërtuar rreth vetes një “rreth besnikësh”. Me origjinë nga Shqipëria, ajo iu bashkua OpenAI në fazat e para kur ishte ende një laborator kërkimor i vogël, ndihmoi në lançimin e produktit të parë dhe më pas drejtoi thuajse çdo aspekt të kompanisë në rolin e CTO-së.

Në OpenAI, ajo njihej për inteligjencën emocionale dhe mungesën e ego-s, çka i siguroi asaj besnikërinë e stafit kërkimor dhe inxhinierik. Në Thinking Machines, Murati ka vendosur një strukturë organizative të ngjashme me atë të OpenAI dhe SSI: pa tituj hierarkikë tradicionalë dhe me një kulturë bashkëpunuese, ku edhe studiuesit e lartë mbajnë titullin “Anëtar i stafit teknik” një frymëzim i marrë nga Bell Labs, një prej modeleve që ndikuan në filozofinë e OpenAI.

Që kur themeloi Thinking Machines në shkurt, më shumë se 20 kolegë nga OpenAI e ndoqën atë, përfshirë edhe bashkëthemeluesin John Schulman, një nga mendjet kyçe pas ChatGPT, i cili kishte kaluar për pak kohë te Anthropic. Shumica e studiuesve që iu bashkuan Muratit vinin nga ekipi i post-trajnimit të OpenAI – një njësi kërkimore që ndërtoi ChatGPT dhe ishte përgjegjëse për t’i mësuar modeleve të AI-së si të komunikojnë me njerëzit.

Startup i Muratit 12 miliardë dollarë

Startup-i i Muratit për inteligjencën artificiale, Thinking Machines Lab (TML), u themelua në shkurt të vitit 2025. Kompania synonte ta bënte inteligjencën artificiale më të kuptueshme dhe të personalizuar për zbatim praktik përmes bashkëpunimit Njeri-IA.

Zonja e teknologjisë shqiptaro-amerikane nuk ka lançuar ende asnjë produkt, por ka siguruar 2 miliardë dollarë financim fillestar, duke e vlerësuar TML-në në 12 miliardë dollarë. Mira solli me vete disa bashkëthemelues nga Open-AI:

John Schulman: Bashkëthemeluesi i OpenAI
Bob McGrew: Ish-drejtori kryesor i OpenAI
Alec Radford: Figurë e rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë GPT
Barret Zoph: Ish-hulumtues i OpenAI
Jonathan Lachman: Një punonjës i OpenAI
Lilian Ëeng: Një ish-hulumtues i OpenAI

Themeluesja e teknologjisë u quajt “truri i IA-së” për ekspertizën e saj në menaxhimin e një ekipi gjatë fazave të inovacionit të OpenAI. Thinking Machine Lab tani është një yll në zhvillim në teknologjinë e startup-eve të IA-së.

Mira gjithashtu shërbeu në Tesla, Goldman Sachs dhe Zodiac Aerospace. Ajo u bë anëtare e OpenAI në vitin 2018 dhe ndihmoi në zhvillimin e mjeteve inovative Codex, DALL-E dhe ChatGPT.

Meta po përpiqet të përfshijë figura kryesore të IA-së në ekipin e sapokrijuar të Superinteligjencës. Megjithatë, Murati dhe ekipi i saj i refuzuan ofertat që të lëshonin ujë në gojë, duke sinjalizuar besimin e tyre në sipërmarrjen e re të IA-së.

Startup-i i Muratit në shënjestër të Zuckerberg

OpenAI dhe startup-et e themeluara nga ish-punonjës të saj, si ai i Muratit, janë shpesh në shënjestër të ofensivave rekrutuese të Zuckerberg.

Që në ditët e para të garës për AI, pionierët tërhiqnin studiues me premtimin për të kontribuar në një mision historik: krijimin e një inteligjence të përgjithshme artificiale – një sistem më i zgjuar se njeriu në shumicën e detyrave. Ishte pikërisht OpenAI, me themelues si Sam Altman, Elon Musk dhe Ilya Sutskever, që e shndërroi këtë mision në një lloj “kauze fetare”, përmes statutit të saj jofitimprurës, me qëllim që puna në AI të përfitojë mbarë njerëzimin.

Meta i është drejtuar më shumë se 100 punonjësve të OpenAI-së dhe ka arritur të punësojë të paktën 10 prej tyre. Më 25 korrik, Mark Zuckerberg zgjodhi Shengjia Zhao, një studiues kinez që kishte kaluar tre vite te OpenAI, për të udhëhequr ekipin e ri të superinteligjencës në Meta.

Sipas burimeve pranë çështjes, studiuesit e OpenAI që deri tani kanë refuzuar ofertat e Metës kanë zgjedhur të qëndrojnë për disa arsye: besojnë se OpenAI është më pranë arritjes së inteligjencës artificiale të përgjithshme, preferojnë të punojnë në një kompani më të vogël dhe janë të rezervuar ndaj idesë që puna e tyre të përdoret për produkte që drejtohen kryesisht nga reklamat.

Etiketa: Mark ZuckerbergMira Murati

Lajme të lidhura

BOTA

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarja Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

16:55 : 31/05/2025
AKTUALITET

“Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit

15:37 : 19/05/2025
AKTUALITET

Rama ndryshon buxhetin 10 ditë para zgjedhjeve, financon 10 mln dollarë Start up-in e Mira Muratit

14:03 : 01/05/2025
BOTA

Meta, 65 mld dollarë investime për “IA”, Zuckerberg: Do të bëhemi lider!

19:55 : 27/01/2025
BOTA

Musk, Bezos dhe Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump të hënën

22:03 : 14/01/2025
Para

Tronditëse në Itali! Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com