• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Shqipëria renditet në fund të Europës për zhvillim shkencor dhe universitar

14:21 : 01/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula në konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën e arsimit në vend.

Sula duke cituar të dhëna nga INSTAT u shpreh se vendi ynë renditet në fund të Europës për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar.

Ajo theksoi se buxheti i shtetit është 40.9 milionë euro për arsimin por realisht buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro. Sula shtoi se diferenca është e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian që është afro 128 miliardë euro.

Sipas saj financimi i ulët dhe mungesa e infrastrukturës moderne akademike lidhet me mungesën e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim. Ajo theksoi se një tjetër faktor është qeveria ku sipas saj do të shtypë e çdo mendimi të lirë.

“Sipas Eurostat, për vitin 2024, Shqipëria renditet në fund të Europës për mbështetjen financiare për kërkim dhe zhvillim shkencor dhe universitar. Buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro. Edhe pse kjo shifër është e fryrë, sepse qeveria e ka shtuar duke raportuar shpenzimet për qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, me fondin e pagave të Akademisë së Shkencave, apo Agjenci qeveritare si ajo e Mjedisit, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, drejtoresha e së cilës, siç kanë njoftuar mediet, merrej me inovacione në transferimin e votave.

Lexo edhe:

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

Pra edhe pse shumë e fryrë – përsëri ajo mbetet në nivelin më të ulët në Europë. Realisht buxheti i qeverisë për kërkim shkencor është më pak se 10 milionë euro ose 0,06 % i PBB. Diferenca e thellë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian që është 0.71% e PBB- ose afro 128 miliardë euro, tregon hendekun e pamatshëm mes kolapsit ku gjendet Shqipëria dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme për dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik

Sipas Eurostat, investimet publike në kërkim shkencor dhe zhvillim janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Nëse vendet europiane e kanë rritur financimin me 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, (kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro), ne mbetemi në vendnumëro me gjithë shfaqjet pompoze për arritje në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ekspertët e lidhin këtë nivel shumë të ulët financimi në Shqipëri me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me prioritetet e ekonomisë shqiptare të përqendruar kryesisht tek ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Nënfinancimi i vijueshëm dhe mungesa e infrastrukturës moderne akademike lidhet jo vetëm me mungesën e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim por shumë më tepër me urrejtjen e shpallur që partia shtet ka për elitën e shoqërisë, me përçmimin dhe shtypjen e çdo mendimi të lirë në ato që duhej të ishin tempujt ku ndërtohet e ardhmja, me presionet dhe shantazhet që thyejnë çdo standard e godasin integritetin e pedagogut, me zbatimin e metodave të diktaturës si në vitin 1946, me ngritjen e klaneve që përdorin deri edhe studentë për të diskriminuar stafet akademike e kërkimore.

Largimi nga puna i pedagogut të nderuar dhe dekan me kontribute të çmuara, ndërprerja e marrëdhënieve të punës e specialistëve të mirëfilltë, vetëm se kanë mendim të ndryshëm nga rilindja, shantazhet e kulisat për të tjerë profesorë që duhet të bëhen dhe do të bëhen publike kanë vetëm një emërues; lënie pa dinjitet, nëpërkëmbje dhe përdorje e botës universitare- pasaporta që këto 12 vite qeverisjeje na ka lënë në fund të Europës, pasaporta që i ka dyert e mbyllur për në Europë. Nuk mund te presesh me shume prej nje qeverie qe shpenzon qindra miliona euro per te vjedhur zgjedhjet. Kur zgjedhjet jane farse cdo gje tjeter eshte farse!” u shpreh Sula.

Etiketa: europeLili SulaShqiperiauniversitarzhvillim shkencor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

18:54 : 21/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
BOTA

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com