• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

E pazakontë në SHBA/ Embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

16:17 : 01/08/2025
në BOTA, NDRYSHE

Një çift nga shteti i Ohio në SHBA, ka sjellë në jetë një djalë nga një embrion i cili kishte qenë i ngrirë për më shumë se 30 vjet, një rast i rrallë që besohet të jetë rekord botëror për një lindje të suksesshme nga embrion i ruajtur për kaq gjatë.

Lindsey 35 vjeçe dhe Tim Pierce 34 vjeç mirëpritën më 26 korrik lindjen e djalit të tyre, Thaddeus Daniel Pierce, duke shënuar një moment historik për shkencën riprodhuese dhe për familjen e tyre, e cila për vite me radhë ishte përballur me vështirësi për të pasur fëmijë.

Në një intervistë për MIT Technology Review, Lindsey u shpreh se familja e saj e përjetoi këtë si “diçka që të kujton një film fantastiko-shkencor”.

Sipas të dhënave, embrioni ishte ngrirë për plot 31 vjet, duke thyer rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga një çift binjakësh që lindën në vitin 2022 nga embrione të ngrira në vitin 1992.

Historia e embrionit fillon në vitin 1994, kur Linda Archarnd, atëherë 62 vjeçe, krijoi katër embrione nëpërmjet fertilizimit in vitro (IVF) me ish-bashkëshortin e saj. Nga ato katër embrione, njëri rezultoi në lindjen e vajzës së tyre, e cila sot është 30 vjeç, ndërsa tre të tjerët u vendosën në ruajtje kriogjenike.

Lexo edhe:

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

Çfarë janë mineralet e tokës së rrallë dhe pse janë thelbësore për kërcënimet e Trump-it ndaj Kinës?

Për më shumë se tre dekada, Archarnd pagoi mijëra dollarë në vit për të ruajtur embrionet. Ajo nuk pranoi t’i shkatërronte, t’i dorëzonte për kërkime shkencore apo t’i jepte në mënyrë anonime për adoptim, duke insistuar se donte të kishte dijeni se ku do të përfundonin.

“Për mua ishte e rëndësishme që fëmija të ishte i lidhur me vajzën time biologjike, të ishte një familjar real,” tha ajo për MIT Technology Review.

Pas shtatë vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për të pasur fëmijë, çifti Pierce vendosi të kërkojë mundësi për të adoptuar një embrion. Falë një agjencie të specializuar në adoptimin e embrioneve, ata u lidhën me zonjën Archarnd, e cila kishte ruajtur embrionin për dekada.

Përkundër vjetërsisë së embrionit, klinika Rejoice Fertility në Tennessee, e cila kreu transferimin, sqaroi se prioriteti i tyre është të trajtojnë çdo embrion që marrin, pa marrë parasysh moshën apo gjendjen e tij.

“Ne nuk kërkonim të thyenim ndonjë rekord,” tha Lindsey. “Ne thjesht donim të kishim një fëmijë.”

Archarnd ka shprehur emocionet e saj për lindjen e Thaddeusit, edhe pse ende nuk e ka takuar personalisht. Ajo theksoi se ka vërejtur ngjashmëri fizike mes tij dhe vajzës së saj, duke e bërë edhe më të veçantë këtë lidhje biologjike që kapërcen kohën./BBC

Etiketa: embrionfëmijëSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025
BOTA

Çfarë janë mineralet e tokës së rrallë dhe pse janë thelbësore për kërcënimet e Trump-it ndaj Kinës?

19:54 : 11/10/2025
BOTA

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025
BOTA

SHBA/ 4 viktima dhe 12 të lënduar nga të shtënat pas një ndeshjeje futbolli në Misisipi

18:13 : 11/10/2025
BOTA

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025
Para

'Lufta' kundër lavazheve, Rama: Hiqeni vetë ose do t’i kthejmë në park lojërash

TË GJITHA

Sot hyn në fuqi sistemi i ri “Entry/Exit” për hyrje-daljet në zonën Schengen

08:27 : 12/10/2025

Kosova mban sot zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit në të gjithë vendin

08:12 : 12/10/2025

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

08:06 : 12/10/2025

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com