• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Anijet me naftë ruse drejt Indisë devijojnë rrugë pas njoftimeve të Trump për sanksione 100%

16:43 : 01/08/2025
në BOTA

Të paktën dy anije cisternë të ngarkuara me naftë ruse, që ishin nisur drejt rafinerive në Indi, janë devijuar drejt destinacioneve të tjera pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së vendosi këtë javë sanksione ndaj më shumë se 115 individëve, kompanive dhe anijeve të lidhura me Iranin, disa prej të cilave kanë marrë pjesë në transportin e naftës ruse, sipas agjencisë Reuters.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për ndalimin e blerjeve të naftës nga Moska dhe ka kërcënuar me tarifa doganore deri në 100% nëse Rusia nuk arrin një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Sipas të dhënave të publikuara nga portet ruse dhe burime tregtare, tre anije – Tagor, Guanyin (të dyja të tipit Aframax) dhe Tassos (tipi Suezmax) – kishin planifikuar të dorëzonin naftë ruse në portet indiane këtë muaj. Të gjitha ndodhen tashmë nën sanksione të SHBA-së.

Anija Tagor ishte nisur drejt portit Chennai në bregun lindor të Indisë, ndërsa Guanyin dhe Tassos kishin destinacione në perëndim të vendit. Tashmë, Tagor është kthyer drejt Dalian, Kinë, ndërsa Tassos po lëviz drejt Port Said, Egjipt.

Lexo edhe:

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

Ndërkohë, Guanyin vazhdon të ndjekë itinerarin fillestar drejt Sikka, një port që përdoret nga Reliance Industries dhe Bharat Petroleum.

Në një zhvillim të ndarë, dy anije të tjera – Achilles dhe Elyte – janë gati të shkarkojnë naftë ruse të tipit Urals për llogari të Reliance, sipas të dhënave të kompanisë analizuese LSEG. Të dyja këto anije ndodhen nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, ndërkohë që India ka dënuar sanksionet e vendosura nga BE.

Sanksionet perëndimore të ashpërsuara ndaj Rusisë, të cilat synojnë reduktimin e të ardhurave të saj nga eksporti i naftës – të ardhura që besohet se financojnë luftën në Ukrainë – po ndikojnë gjithnjë e më shumë në eksportet ruse drejt Indisë, një prej klientëve kryesorë të Moskës për naftë.

Etiketa: nafteRusiasanksioneSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

21:00 : 17/11/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (Video)

16:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

12:13 : 17/11/2025
BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
Para

(Pa)Siguria në vendin e punës, shoqatat kundër Kodit të ri Penal: Duhen dënime më të ashpra

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com