• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në vitin 2024, pas premtimit të Ramës për faljen e gjobave ndaj ndërtimeve pa leje në Theth, numri i tyre ishte 16. Në korrik 2025, kjo shifër arriti në 50.

Më 30 qershor 2024, në një vizitë të zhvilluar në Theth, kryeministri Edi Rama, përballë burrave të fshatit (mes tyre edhe të rinj), u tha se ndërtimet e tyre pa leje mbi tokat e familjes nuk ishin tipikisht ndërtime të bëra për t’ju shmangur ligjit, por nisur nga nevoja.

Ai pranoi gjithashtu se shtrëngimi i legjislacionit për zonat e mbrojtura e kishte pamundësuar ndërtimin me leje, dhe se shumë banorë kishin ndërtuar për të zhvilluar turizmin familjar, duke u premtuar për pasojë faljen e gjobave.

Në të njëjtin vit, sipas të dhënave që IMT e Shkodrës ka përcjellë për Faktoje.al numri i ndërtimeve pa leje ishte 16.

Më herët në vitin 2023 (zgjedhjet lokale) ishin evidentuar 26 raste të kundraligjshme ndërsa në vitin 2022 vetëm 13 ndërtime të paligjshme.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

Një vit më pas

Shifrat e vitit 2025 që IMT e Shkodrës ka përcjellë për Faktoje.al tregojnë një tjetër realitet nga vitet e mëparshme.

”Për vitin 2025 deri në dt. 12.07.2025 Korrik janë konstatuar 50 raste ndërtimesh të kundërligjshme për të cilat janë ezauruar të gjitha proçedurat ligjore duke marrë masa administrative dhe duke i referuar  pranë Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Është vijuar duke u ndërmarrë aksione për prishjen e objekteve, të cilat për mungese të logjistikës specifike dhe për shkak te kësaj zone nuk janë realizuar. Pas kërkesës për mbështetje IKMT-së Tiranë në dt.04.07.2025 u ndërhy për realizimin e tyre në dt. 07.07.2025 e ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e IMT.

Pyetja që lind është se: A mund të shihet kjo rritje (tre herë më shumë) e ndërtimeve pa leje (vetëm për një vit) jashtë kontekstit të deklaratës së një viti më parë nga kryeministri Edi Rama?

Rrëfimi i banores

Për disa banorë fjalët e kryeministrit u panë si garanci e dhënë me gojë, apo siç preferojnë vetë banorët e Thethit si “fjalë e besës” për të ndërtuar mbi tokat e tyre edhe pse asnjë premtim nuk ishte e reflektuar në ligj.

Më 11 korrik, katër ditë pasi kishte filluar prishja e ndërtimeve, një banore e Thethit rrëfen se si ndërtoi mbi tokën e familjes pas thirrjes së kryeministrit:

“Vjet (2024) erdhi Edi Rama e tha: ‘Mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill këtu në Shqipni të lënë emigracionin e të vijnë e të investojnë’. Erdhi djali e nisi e investoi vetëm kur më ka ardh policia, unë kam met pa mend. I thashë: ‘Mua më ka thënë Edi Rama’. Më tha: ‘Ke ndërtuar pa leje’. I thashë: ‘Kam ndërtu në tokë teme, e në tok të katragjyshit të burrit tim. I thashe as kam ndërtu tek Rana e Hedhun dhe as kam ndërtu trotuareve të Tiranës. Kam ndërtu në tokë time’. Kjo e para. Dhe e dyta vetë shteti më tha: ‘Ndërtoni dhe jetoni’. Kështu humbim shpresën e të rinjve. Ku është shpresa e të rinjve? Ku është Edi Rama tash?!”, ngriti supet banorja e Thethit.

Rrëfimi i saj nuk ishte një rast i veçuar për të kuptuar se si ishte përcjellë mesazhi i kryeministrit.

Famullitari Dom Vlash Palaj dënoi sjelljen e autoriteteve që, sipas tij, i kishin mashtruar dhe braktisur banorët: “Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin”

Votat

Fenomeni i premtimit të faljes se gjobave dhe nxitjes për të ndërtuar në tokë të tyre u reflektua edhe në vota.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, PS-ja fitoi në Theth 388 vota, 171 partia e afërt me të, PSD, kundrejt 259 votave që mori PD

“…Kam marrë pashaportizimin kët vit në Tiranë dhe e kam sjellë në Theth me i dhan votën Edi Ramës. Mua mu thafshin krahët, mu thafshin dy duart si e kam fut atë votë në atë vend. Po ca më shtini me e fut. Po si me i dhënë votën atij more?! A e shih cfarë më bani. Edhe tri shpija të tjera mi ka prish atje lart. Katër shtëpia më kanë prish…”, vijoi ofshamën banorja e Thethit.

Nga premtimi tek mungesa e ligjit

Kryeministri Edi Rama premtoi një vit më parë (qershor 2024) për banorët e Thethit një paketë ligjore për malet, që në thelb do t’u mundësonte emigrantëve të investonin në vendlindje, edhe pa qenë pronarë me letra, në një marrëdhënie të re me shtetin, me qira simbolike 1 euro.

Por premtimi i Ramës pa reflektime ligjore zgjati 6 muaj. Në janar të këtij viti qeveria miratoi projektligjin për paketën e maleve. Në mars (2025) Kuvendi e miratoi  me procedure të përshpejtuar. Vetëm në fund të muajit qershor bashkitë u vunë në lëvizje përmes një udhëzimi të brendshëm se si duhet të zbatohet ligji.

Kjo periudhë kohore, pa fushatë informuese, i çoi banorët të lëviznin mbi një terren të rrëshqitshëm, duke u reflektuar edhe në shifra. Në fund, përgjegjësia mbeti vetëm mbi ta…

/ Nevila Gjata / Faktoje.al

Etiketa: banoretfaljagjobapremtimiRamatheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

11:52 : 18/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
Para

Liverpool nuk ndalet në merkato, pranë transferimit të Isak për 100 mln paund

TË GJITHA

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com