• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komeditë e Rilindjes/ Policia thotë se kapi në flagrancë një TEC, i cili ka 3 vjet që del në çdo media

17:27 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit njoftoi sot me bujë të madhe goditjen e një veprimtarie, sipas saj, kriminale në vendburimin e gazit në Divjakë. Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se kishte arrestuar në flagrancë dy inxhinierë të kompanisë Delvina Gas Company si dhe kishte shpallur në kërkim pronarin e saj Sokol Meqemeja, për akuzën e ndërtimit të paligjshëm të një impianti gazi (TEC) dhe zaptimit të tokës publike.

Vetë kompania pretendon të kundërtën e asaj që thotë policia. Sipas saj, impianti nuk është TEC, por shërben për pastrimin e gazit dhe është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me të drejtat, që i jep marrëveshja koncesionare dhe në territorin e koncesionit.

Pra thelbi i të gjithë konfliktit është vetëm një; Objekti në fjalë është impiant pastrimi gazi apo TEC? Sepse impianti i gazit është në të drejtën e kompanisë, ndërsa TEC-i kërkon leje tjetër. Dhe secila nga palët luan me fjalët.

Por versionet e palëve duhen marrë gjithmonë me rezervë. Ato që merren pa rezervë janë faktet. Dhe në këtë rast ka disa fakte, që hedhin shumë dyshime të forta mbi qëllimin e aksionit të policisë.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë

Ky në foton më sipër është impianti i gazit ose TEC-i, që u arrestua sot. Fotoja është marrë nga një reportazh i realizuar në Vizion Plus gati 1 vit më parë. Paralelisht për këtë impiant janë realizuar edhe shumë reportazhe në media të tjera. Vetëm ky fakt mjafton për të ngritur një pikëpyetje shumë të madhe mbi aksionin e policisë sot në Delvinë.

Ngjarja në fakt ka dhe nota komike, pasi policia në njoftim zyrtar flet për arrestime në flagrancë për ndërtim pa leje dhe zaptim të paligjshëm të tokës publike, kur impianti i gazit ka më shumë se 1 vit që del me figurë në çdo media.

Madje, vetë kompania Delvina Gas ka sponsorizuar kronikat e mediave për të reklamuar impiantin e gazit, por policia nuk e pa asnjëherë derisa e gjeti sot në flagrancë.

Megjithatë komedia nuk mbaron këtu. As pikëpyetjet!

Delvina Gas Company është një kompani koncesionare, e cila shfrytëzon vendburimin e gazit të Delvinës, nën mbikqyrjen e shtetit. Thuajse çdo ditë, në territorin e kompanisë ka përfaqësues të kompanisë shtetërore Albpetrol, të cilët mbikqyrin çdo operacion që zhvillohet në vendburim, përfshirë impiantin e gazit. Për më tepër, ne Vendburimin e Delvinës ka strukturë fikse me dhjetra punonjës të Albpetrol.

Por për tre vjet rresht Albpetrol paska konstatuar, mbikqyrur dhe miratuar aktivitetin e një impianti gazi ose TEC-in, të cilin sot policia e kapi në flagrancë si të paligjshëm.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe të gjitha institucionet e tjera që mbikqyrin buxhetet e koncesioneve paskan miratuar shpenzimet për një objekt të paligjshëm. Shqipëria po bëhet një vend i çuditshëm dhe më shumë se kaq.

Kjo ishte pjesa komike e të gjithë aksionit të njoftuar sot me bujë. Por ka dhe një pjesë serioze.

Pak ditë më parë, Edi Rama njoftoi se qeveria do të hyjë me kompani shtetërore në sektorin e naftës. Menjëherë pas kësaj deklarata ndodhën dy goditje. Së pari, u arrestuan drejtuesit e Bankers Petroleum, ndërsa sot u godit edhe vendburimi i gazit në Delvinë.

Nën rrogoz po përflitet për një plan që sheh krijimin e një monopoli, jo tamam shtetëror, por larush. Një skemë e cila e bën qeverinë shqiptare partnere me një shtetas izraelit, nga i cili Shqipëria ka tashmë një ‘peshqesh’ të pakëndshëm. Krjimin e një flamuri që ha para, krijon borxhe dhe financon salltanete.

Nuk dihet saktësisht se çfarë skeme ka në kokë qeveria për sektorin e naftës. Por goditja e bizneseve në funksion të një plani okult është simptomë e një shteti, i cili ka rrëzuar çdo siguri juridike. Kjo vlen edhe kur këto biznese mund të kenë gjynahe.

Shqipëria sot është shndërruar në një shtet ku zyrtarët mund të godasin dhe zëvendesojnë sipas qejfit bizneset, pa asnjë kufizim. Sot ka vetëm një shtet tjetër që e bën këtë. Kjo është Rusia e Putinit. Dhe kjo është shumë më e rrezikshme se gjynahet që mund të kenë bizneset private.

/Kapitali.al

Etiketa: Delvina Gas Companydelvinegazmediapa lejepoliciaTEC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza

15:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë

16:13 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

15:49 : 18/10/2025
AKTUALITET

Nga “tatuazhi i dashurisë” te mallkimet, 40-vjeçari shqiptar kthehet në makthin e ish-të dashurës virtuale

23:00 : 17/10/2025
AKTUALITET

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025
AKTUALITET

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

20:55 : 17/10/2025
Para

Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarummën

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com