• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Kaja: Zjarri ra vetë, por situata është kritike! Ka tejkalim të kapaciteteve

18:25 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.

Lidhur me ndotjen toksike të shkaktuar, Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco-Elb” që menaxhon landfillin e Elbasanit, i cili deri më tani i ka shpëtuar arrestimit nga Prokuroria, ishte thirrur ditën e sotme në një interpelancë në Këshillin Bashkiak.

Kaja kërkonte të shmangte përgjegjësinë nga vetja, teksa u shfaq para Këshillit Bashkiak sikur i interesonte Elbasani dhe ajri i pastër i këtij qyteti.

Ai ka pranuar se situata në landfill është kritike, pasi ka tejkalim të kapaciteteve të mbetjeve, pa e theksuar se kjo vjen për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit, i konsideruar si një aferë korruptive.

Ndërkohë, edhe për zjarrin tek landfilli, Leli Kaja tha se ka rënë vetë dhe kjo sipas tij, i mbetet në dorë Prokurorisë për ta hetuar.

Lexo edhe:

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

“Kanë kaluar kapacitetet e landfillit. Zjarri ndodhi për shkaqe natyrore, ky është gjykimi ynë, por institucionet ligjzbatuese të hetojnë dhe të dalim në përfundim. I kam bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje.  Këshilli Bashkiak as të majtë e as të djathtë kurrë s’janë bërë bashkë për zgjidhje. Kemi nevojë për zgjidhje. Situata kritike. 

Këshilltarët të majtë e të djathtë të Këshillit Bashkiak të Elbasanit sot njëzëri kërkuan zgjidhje: Ndërkohë që ndërtimi i inceneratorit hetohet dhe nuk punon të gjendet zgjidhje për Elbasanin. Nuk ka pse Elbasani të kthehet në kosh mbeturinash. Qytetet e tjera gjithashtu të ndajnë përgjegjësitë. Ajri i përbashkët i Elbasanit është shëndeti i qytetit tonë. Të bëhemi bashkë“, tha ai.

Leli Kaja tha gjithashtu se ka bërë vazhdimisht shkresa drejtuar institucioneve qendrore dhe ministrive për të kërkuar zgjidhje, por deri më tani pa rezultat. Ai kritikoi edhe mungesën e bashkëpunimit politik në nivel lokal.

Ndërkohë, sa i takon propozimit të opozitës për ndërtimin e një landfilli në dampën e Paprit, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u përgjigj se një gjë e tillë nuk është e mundur për të paktën 1-2 vite. Aktualisht Llatja sheh si zgjidhje afatshkurtër zgjerimin e kapacitetit të landfillit aktual.

Situata e rëndë që ndodhi në ambientet e shoqërisë aksionere “ECO-ELB” është duke u hetuar dhe nga prokuroria e Elbasanit, e cila ka nisur hetimet për “Keqmenaxhim të mbetjeve” dhe “Ndotjes së ajrit”. Ndërkohë, një dosje e dytë po hetohet sërish nga prokuroria e Elbasanit, ku në fokus janë veprimet ekonomike të kryera nga 8 bashkitë e qarkut Elbasan me shoqërinë “ECO-ELB”. Rreth një javë më parë u ushtruan, mes të cilave edhe në banesën e Leli Kajës.

Nuk është hera e parë që si landfilli i inceneratorit, ashtu edhe mbetjet e skrapit përfshihen nga flakët duke shkaktuar ndotje të shumta, por që hetimet dhe ndëshkimet ligjore në asnjë rast nuk ka qenë në proporcion me dëmet e shkaktuara.

Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit. Ato menaxhohen nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.

Aktualisht, “Eco-Elb” e Leli Kajës është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, një hetim që mori pikënisje pikërisht nga një zjarr vënie e qëllimshme. Hetimi fillimisht nisi në vitin 2023 për “Shkatërim i pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”, por tashmë rezulton të jetë shtrirë thellë në aktivitetin ekonomik të kësaj kompanie dhe në 7 bashkitë që janë pronare.

Kompania  “Eco-Elb”, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar dhe inceneruar mbetjet urbane, “Eco-Elb”, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Por, sipas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit, besohet se edhe kompania  “Eco-Elb” është kthyer në një gropë financiare, ku janë shpenzuar 9 milionë euro fonde publike, pa kryer asnjë shërbim real në teren.

Qytetarët kanë paguar taksa për pastrimin e mbetjeve, ndërsa mbetjet janë lënë të përhapura në natyrë dhe paratë e taksapaguesve, kanë përfunduar në xhepat e një rrjeti të ngushtë individësh të lidhur me pushtetin lokal.

“ECO-ELB” kishte si mision përpunimin dhe incenerimin e mbetjeve, një shërbim jetik për komunitetin dhe mjedisin në qarkun e Elbasanit. Por hetimet kanë zbuluar se pavarësisht pagesave të vazhdueshme dhe deklarimeve financiare optimiste, shërbimi nuk është kryer realisht në teren.

Në vend të impianteve funksionale, ekziston vetëm një mekanizëm fiktiv për të gjeneruar fatura dhe për të zhdukur fondet publike.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.

Etiketa: ECO Elbelbasaninceneratorikeshilli bashkiaklandfilliLeli kajazjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Operacioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

19:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Elbasan-Përrenjas/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen shoferët

13:25 : 17/10/2025
AKTUALITET

I dha fund lidhjes, ish-i përndjek gruan me kërcënime e shantazh: Do të jetoj për 3 gjëra

21:11 : 15/10/2025
AKTUALITET

Flakët përfshijnë Hidrovorin në Novoselë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

19:56 : 14/10/2025
Para

Egnatia pret Dinamo Minsk në shtëpi, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com