• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH: Klevis Jahaj i fali 2.2 milionë euro Gjikurisë

15:20 : 28/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denononcuar Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve se i ka falur në mënyrë të paligjshme 2.2 milionë euro penalite kompanisë Gjikuria.

Sipas KLSH, këto ishin gjoba që kompania duhet t’i kishte paguar për shkak të vonesave 3 vjeçare në realizimin e dy kontratave publike, Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadhë, Dhërmi si dhe “Furnizimi me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi”

Pjese nga raporti i KLSH

Nga auditimi i kontratave KLSH ka konstuatuar se të dyja këto investime janë me vonesë mbi 3 vjeçare nga afatet e kontratës duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit dhe qytetarëve në formën e mosmarrjes së shërbimit.

Lexo edhe:

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

Përmes një raporti të posaçëm auditimi KLSH i ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve që të nisë menjëherë procedurat për arkëtimin e këtyre penaliteteve, të cilat përbëjnë dëm të pastër ekonomik për buxhetin e shtetit.

Që nga tetori i vitit 2021, AKUM është drejtuar nga Klevis Jahaj, i cili në këto zgjedhje u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.

Tenderat

Të dy tenderat u zhvilluan në gusht të vitit 2020 dhe kishin një faturë të kripur për qytetarët. Më konkretisht, kontrata për Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadhë, Dhërmi u nënshkrua në 17 gusht të vitit 2020 mes AKUM dhe kompanisë së shpallur fituese, Gjikuria.

Kjo kontratë kishte një vlerë prej 4 milionë eurosh dhe sipas kontratës, investimi duhet të përfundonte brenda 12 muajve nga data e fillimit të punimeve. Por edhe pse punimet nisën zyrtarisht në 1 shtator të vitit 2020, ky investim nuk ka përfunduar akoma.

“Kontrata me nr. 2135, datë 17.08.2020, me objekti “Impiant i trajtimit të ujërave të zeza dhe sistemi KUZ Drimadhë, Dhërmi”, ku rezulton se subjekti është 796 ditë me vonesë, konfirmuar kjo edhe nga grupi i punës i ngritur në AKUK për monitorimin dhe zbatimin e kësaj kontrate. Vlera e pa aplikuar e penalitetit ndaj Operatorit Ekonomik, është 159,321,194.78 lekë ose 1,593,211.95 Euro, të cilat konsiderohen të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit,” thuhet në raportin e KLSH.

Por ky është vetëm një nga investimet që Gjikuria ka lënë rrugëve. Projekti tjetër është ai për furnizimim me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi. Ky tender kishte një vlerë prej 2.25 milionë euro dhe kontrata u lidh po në gusht të vitit 2020.

Këtë herë fitues i tenderit u shpall një bashkim prej 3 kompanish i përbërë nga Gjikuria, 4 A-M dhe Rej, me Gjikurinë si operator lider.

“Sipas korrespondencës, si dhe duke marrë si datë të përfundimit të punimeve datën 30.03.2023, operatori ekonomik është 456 ditë me vonesë. Vlera e penaliteteve e pavendosur nga Autoriteti Kontraktor është 61,831,577.41 lekë ose 618,315.77 Euro,” thuhet në raportin e auditit të KLSH.

Në total për të dy kontratat bëhet fjalë se kompanisë Gjikuria i janë falur mbi 2.2 milionë euro penalitete për mospërmbushje të kontratës.

Por pavarësisht kësaj, Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve jo vetëm që nuk i ka mbajtur penalitet kompanisë, por ka vazhduar ta furnizojë atë me kontrata të majme. E fundit në radhë ishte ajo e “Furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë, viti 2023 me vlerë 7.5 milionë euro.

KLSH thotë se kjo kontratë i është dhënë kompanisë Gjikuria në shkelje të plotë të ligjit. “Vetë AKUK është i qartë dhe ka dijeni për këtë kompani që nuk respekton afatet në zbatimin e kontratave, pra nuk jep garanci në këtë zbatim. Edhe pse janë këto fakte, e përzgjedh përsëri fitues në procedurën e prokurimit të zhvilluar në tetor 2023, me objekt” “Furnizimi me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë,” thotë KLSH në raport.

Në fund, KLSH i ka rekomanduar Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve që të nisë menjëherë procedurat për të arkëtuar 2.2 milionë euro penalitete nga kompani Gjikuria dhe të marrë masa disiplinore ndaj punonjësve që kanë toleruar këtë situatë./ Kapitali.al

Etiketa: drimadheGjikuriaklevis jahajKontrolli i LartëRaporti i KLSHtenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sa më shpejt pls, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Çuçkës së Kolonjës me fituesen e tenderave abuzivë

12:58 : 26/09/2025
AKTUALITET

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

11:32 : 20/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025
Para

Omari e Albcontrol, 2 mln € borxh nga Korportata e Investimeve për të paguar Becchetti-n, huaja nuk kthehet më

TË GJITHA

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025

NATO forcon praninë në Baltik pas inkursioneve me dronë

13:39 : 28/09/2025

Plagosja me armë zjarri nga kunati, arrestohen autori dhe i lënduari. Shpallet në kërkim nipi

13:28 : 28/09/2025

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com