Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga zjarri. Bëhet fjalë për shtetasin Ilirjan Selmani.
Fillimisht u dyshua se ajo ishte asfiksuar nga tymi, por më pas mjekësia-ligjore konstatoi shenja dhune në trupin e saj dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje për motive pronësie.
Autori i dyshuar është një djalë i ri, i cili shfaqet i buzëqeshur para kamerave dhe me pranga në duar. Në fund, ai iu drejtohet gazetarëve me fjalët “Nuk jam unë vrasë, jo”.
Kozeta Teço jetonte e vetme në banesë dhe në kushte të vështira ekonomike. Pasi është dhunuar për vdekje, dyshohet se i kanë vënë zjarrin banesës së saj për të humbur gjurmët. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit liqenor.