• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhja intime çoi në vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec, si u zbulua vrasësi (DINAMIKA)

14:43 : 28/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Zjarri që përfshiu një banesë në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku u gjet e pajetë 52-vjeçarja Kozeta Teço, po hetohet si ngjarje kriminale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe se bëhet fjalë për një rast të mundshëm vrasjeje.

Fillimisht u raportua se 52-vjeçarja humbi jetën për shkak se banesa e saj u përfshi nga flakët por ekspertët mjeko-ligjorë që kanë kryer këqyrjen paraprake të trupit të viktimës kanë konstatuar shenja të jashtme dhune, çka përforcon dyshimet se ajo mund të jetë vrarë para se banesa të digjej.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gruaja është vrarë brutalisht nga Ilirjan Selmani, me të cilin raportohet në media se kishte një lidhje intime.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është mbytur dhe goditur me një mjet prerës, ndërsa autori i dyshuar ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar vendin e ngjarjes, të cilat janë gjetur më pas të përgjakura në një kosh mbeturinash pranë pallatit.

Lexo edhe:

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

Për të inskenuar një aksident, Selmani dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në ambiente të ndryshme të banesës, me qëllim zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Momenti kur arrestohet Ilirjan Selmani (autori i dyshuar i krimit)

Kqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përballë pallatit ku ndodhi krimi e kanë ndihmuar policinë të identifikojë dhe të shoqërojë Ilirjan Selmanin.

Autori i dyshuar është një djalë i ri, i cili shfaqet i buzëqeshur para kamerave dhe me pranga në duar. Në fund, ai iu drejtohet gazetarëve me fjalët “Nuk jam unë vrasë, jo”.

Për të dokumentuar dyshimet ndaj të riut nga Pogradeci, i cili dyshohet se ka patur një lidhje intime me viktimën, policia e ka shoqëruar nga komisariati drejt banesës ku ndodhi krimi për të kryer eksperimentin hetimor.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai krimin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pamje brenda banesës së djegur të Kozeta Teços

Kozeta Teço jetonte e vetme në banesë dhe në kushte të vështira ekonomike. Pasi është dhunuar për vdekje, dyshohet se i kanë vënë zjarrin banesës së saj për të humbur gjurmët. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit liqenor.

 

  • Çfarë njofton policia?

“Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje”, bën me dije policia.

  • Flet kushëriri i viktimës: Jetonte e vetme!

Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, ka dhënë detajet për të cilat ai është në dijeni, rreth vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec.

“Nuk di gjë, nuk ndërhyj dot në gjëra që nuk më lejohet. Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Unë kam 20 vite që kam ikur, tre ditë kam që u ktheva nga Anglia. Isha në Niçë, zbrita nga atje, u lajmëruam dhe po vijnë e familjarë të tjerë. Nuk e dija që bëhej fjalë për Kozetën, e dija sikur bëhej fjalë për motrën e madhe se ajo njëherë e ndarë. Për këtë nuk di gjë. Sa i përket kësaj ngjarje, e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi”, tha ai për mikrofonin e Top Channel.

“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë”, është shprehur kushëriri i viktimës.

Lexo edhe:

“Nuk jam unë vrasës, jo”/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec (VIDEO)

Etiketa: abuzimKozeta Tecokrimlidhje intimepogradecseksvrasje

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
Para

SPAK mbyll hetimet për dosjen e Ilir Metës, nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

21:23 : 09/11/2025

Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës (Detajet)

21:13 : 09/11/2025

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025

Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

20:23 : 09/11/2025

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

20:05 : 09/11/2025

Mafia e duhanit / ISHP lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme

19:59 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com