• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri Penal liron enturazhin e Ramës dhe burgos qytetarët, do e denoncoj në institucionet e BE

14:28 : 28/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, deklaroi se do e kundërshtojnë në Kuvendin, Kodin e ri Penal të prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë, diskutimet për të cilin do të nisin në shtator në parlament.

Sipas liderit demokrat, ky është kodi i përçudnive të mëdha, ku qytetari burgoset për një parkim të gabuar apo për kundërshtimin e një polici pijanec, ndërkohë që do të lirohen të dënuarit me burgim të përjetshëm, të cilët në vendet demokrate dënohen me vdekje.

Berisha tha se të dënuarit me burgim të përjetshëm janë enturazhi i Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, dhe sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse po bëhet ligji për t’u dhënë një shans të dytë.

“Pa asnjë debat paraprak të gjerë, paraqesin këtu arkitekturën e plotë të kodit penal të diktaturës komuniste në raport me lirinë e fjalën dhe dënimin, trajtimin e qytetarëve. Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar. Sot qytetari shqiptar dënohet me dhjetëra vite në qoftë se i ka marrë ndërmarrjes 1 milion lekë. Ndërkohë që zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të marrë dënimin që meriton. Ky është kodi i përçudnive të mëdha. Por nuk janë vetëm këto. Pra, është kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë, në një kohë kur në të gjitha ligjet, dhe sot në ligjet e vendeve demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje. Dhe në qoftë se pyeten qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Por meqenëse ka ndodhur që këta janë enturazhi i Edi Ramës, dhe qeveritarëve të tjerë, atëherë duhet të bëjmë ligjin që këtyre t’u japim një shans të dytë. Shans të dytë atij që ka vrarë në gjumë tjetrin. Dhe ajo që është vrarë në gjumë, apo ai që është vrarë në gjumë, është i 10-ti apo i 12-ti që kanë vrarë. Për këta, Ulsiu dhe Edi Rama na dalin si të civilizuar para qytetarëve që po bëjmë një kod. Kodi është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar.” – tha kreu i PD-së.

Po ashtu, Berisha dënoi edhe nenin që dënon me burg edhe deklaratat që mund të dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit apo të ndikojnë mbi perceptimin publik për proceset gjyqësore.

Lexo edhe:

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

“Ky kod ka rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste. Imagjinoni ju tani, që në qoftë se ti thua se Irena Gjoka, me fakte, është një delinkuente, një kriminele, që ka fshehur krimet e saj, që është e dënuar me burg dhe që për shkak të këtij dënimi, ajo kurrë nuk mund të ishte magjistrate gjykatëse, por që e kanë futur si peng për ta keqshfrytëzuar në mënyrën më të egër. Imagjinoni Altin Dumanin, i cili ka 3-4 shtëpi, tre apartamente dhe banon te shtëpia e vjehrrit. Thotë është e vjehrrit, po a hajde a është a nuk është, si e ndërtoi vjehrri është punë tjetër. I cili mban në dosjen e tij dokumentet zyrtarë që faktojnë se Taulant Balla është bashkëpunëtor kryesor i bandës së Elbasanit. I cili mban në dosje dokumente që faktojnë se prokurorë të SPAK janë bashkëpunëtorë të bandës së Elbasanit. I cili mban në dosje emra që kushëriri i tij i ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siç është Shpataraku. Pra, Altin Dumani, i cili thuhet kundër një ryshfeti 700 mijë euro nuk dënoi për rastin e Jan Prengës, Altin Hajrin dhe që tani së fundmi fshehu për javë të tëra mandatin e arrestit të Troplinëve. Pra, në qoftë se ti guxon dhe ia thua publikut këto, dënohesh. Një mbrojtje të tillë, Enver Hoxha nuk ia ka dhënë kurrë Aranit Çelës. Një mbrojtje të tillë, ky është një atentat i rëndë në themelet e fjalës së lirë dhe të transparencës. Imagjinoni ju, ky njeri që shëtiti dy vjet duke marrë peng qeveritarë dhe duke kërkuar që të ndryshojë Kushtetuta për mandatin e tij, ka arritur me Edi Ramën dhe Ulsiun e kostumeve të Altin Hajrit, e 600 mijë eurove të çantës Louis Vouitton, të fusë nenin po fole për gjykatësit, dënohesh kaq dhe aq vite. Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë, ndaj medieve. Atentat i rëndë ndaj Kushtetutës. Edi Rama tregoi se çdo ditë shpalos shpirtin katran të babait të tij xhelat, babait të tij biologjik xhelat që firmoste për varjen në litar të atyre që shkruanin kundër pushtetit të tij. Të sjellësh një kod, dhe shikoni djallëzinë, në mënyrë që të miklojë, të sigurojë kund ndonjë mbështetje, po vodhe paratë e BE, dënohesh një të tretën më shumë. E keni parë ju këtë apo jo? Po vodhe 1 milion, dënohesh një vit, po të jenë fondet e BE, dënohesh një vit e tre muaj. Në këtë mënyrë mendon se do hutojë apo do sigurojë mbështetje për një kod të turpshëm që ia ka lakmi edhe Maduro i Venezuelës. Por kodi është një dorë e zezë mbi veprimtarinë ekonomike të qytetarit. Ju nuk mund të imagjinoni, ju lutem keni durim se materiali është pak i gjerë. Shpërdorimi i detyrës është thjeshtuar shumë për zyrtarët. Nuk ka tani, zyrtarët janë pothuajse me imunitet. Gazetarët në satër. Fjala e lirë në satër. Po qe se mjetet e komunikimit bëjnë ndonjë sulm apo japin lajme për ndonjë sulm ndaj institucioneve dhe gjykatës, i pret neni 536. Neni ndikimi mbi pavarësinë e gjykatës. Pavarësinë e Dumanit dhe të Irena Gjokës dhe të Fetahut.” – tha Berisha.

Po ashtu, Berisha foli edhe për nenin që dënon konkurrencën e pandershme, që sipas tij, vetëm me konkurrencën nuk ka lidhje.

“Tani, mospërmbushja e qëllimit të kontratës. Pra kanë futur një nen në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë në nenin 23/3, askujt nuk mund t’i hiqet liria për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor. Kurse këta, mospërmbushja e qëllimit ët kontratës, detyrimit po e po, të dënojnë me vite të tëra burg. Pra, është pikërisht ajo që të shndërrosh në terror shërbimet shtetërore ndaj qytetarëve, të shndërrosh ligjin në satër mbi qafën e tyre, vetëm e vetëm se si t’i terrorizosh ata. Po është një nen tjetër shumë interesant. Neni 633, konkurrenca e pandershme. Në pamje të parë, thua këta janë me të vërtetë të vendosur të mbrojnë konkurrencën. Shikoni se çfarë bëjnë. Bërja e një oferte për të shitur ose blerë të njëjtat mallra ose për të ofruar të njëjtin shërbim, duke e ditur më parë se një tjetër person ka arritur një marrëvesje paraprake ose është duke lidhur një kontratë me të njëjtën shoqëri për të kryer veprimtari tregtare, dënohet me gjobë ose me burg gjer në 3 vjet. Pra, dëgjojeni. Kjo vetëm me konkurrencën nuk ka lidhje. Ky është krahu i mafies. Dëgjojeni çfarë thotë, kur subjekti A ka hyrë në marrëdhënie për të lidhur kontratë me subjektin B, dhe kur konkurrenti i B bën një ofertë më të mirë, për pasojë i imponon B kushte më të pafavorshme sepse ka një ofertë më të mirë ose ndërpret negociatat dhe lidh kontratë me C. Po a ka gjë më normale se kjo? Nëse vjen një tjetër dhe më sjell një ofertë më të favorshme, pa dyshim që do marr ofertën më të favorshme sepse kjo është konkurrenca.

Pra, siç e shihni, kodi i ri i Edi Ramës apo kodi Rama-Manja është kodi që mbron zyrtarët, qeveritarët. Është kodi që shtrin satrin e ligjit mbi qytetarët. Është kodi që tregon mëshirë ndaj atyre që më parë në të gjitha vendet merrnin dënimin me vdekje për veprat e tyre. Por ndëshkon qytetarin me burg se parkon gabimisht apo se shtyhet me policin, etj, etj. Është kod fund e krye me parime mafioze të cilat kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit beson se do mund t’i maskojë me faktin e ka shtuar me një të tretën e dënimit për çdo vjedhje të fondeve evropiane apo donatorëve të tjerë. Është dëshmi e vendosmërisë për të konsoliduar me ligje narkoshtetin e tij. Është apel për qytetarët shqiptarë të ngrihen me të gjithë forcën për përmbytjen e këtij regjimi i cili mbahet mbi votën e vjedhur, kartelet e drogës dhe vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë. Nuk u ndala gjatë sepse ka shumë aspekte, janë kufizuar liria e protestës, por natyrisht një analizë më të plotë do bëjë departamenti i ligjeve pranë PD dhe do u paraqitet në kohë. Sidoqoftë ky draft do hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si një akt i turpshëm, një përpjekje e papërmbajtur për rikthimin e ligjeve të vjetra të ish-diktaturës komuniste, për vendosjen e bazave ligjore të forta të narkoshtetit ekzistues sot.” – tha Berisha.

Lideri demokrat paralajmëroi se Kodin e ri Penal do e denoncojnë edhe në institucionet ndërkombëtare.

“Unë kam besim se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë këtë Kod dhe ju siguroj se opozita, e tëra, do të hedhë dritë Kodin e narkoshtetit në të gjitha institucionet kryesore ndërkombëtare. Nuk besoj kurrë se Komisioni Europian, mund të përligjë, nuk mund të mbështesë një Kod të tillë, i cili thashë dhe njëherë, mbron zyrtarët, ndëshkon qytetarët, është një satër për fjalën e lirë, për opozitën, për protestën dhe për të gjitha.

Opozita do të kundërshtojë me të gjithë forcën këtë Kod dhe kam bindjen se do e kundërshtojnë qytetarët shqiptarë, të cilët pas këtij Kodi, mund ti burgosë dhe ti dënojë me burg çdo polic, mjafton që të thotë se më shtyu apo më fyeu, apo parkoj këtu, parkoi aty. Ky Kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve dhe ne do u qartësojmë qytetarëve se çfarë do të thotë ky Kod. Kodi, ju e patë vetë u paraqit nga vetë Uluziu. Se kishit parë kurrë përpara, nuk kishit dëgjuar, nuk kisha lexuar unë asnjë gjë, për asnjë konsultë, nga askërkush. Pra ishte Kodi i dalë nga zyrat e Edi Ramës. U paraqit një si autor i tij, por ai është një shumë i keqpërdorur që në vitet e rinisë së tij, dikur nga Sigurimi i Shtetit dhe më vonë nga cilido. Është i parëndësishëm fare. Kurrë ai nuk mund të paraqesë një Kod të tillë. Ai vetëm sa ka bërë ndonjë redaktim, sepse ky Kod ka dalë nga zyrat e Edi Ramës. Ato që ka thënë përpara Edi Rama, janë në Kod këtu.” – tha Berisha.

Etiketa: Berishakodi i ri penalkodi penalSaoli berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje

20:20 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025
AKTUALITET

200 të dënuar përjetë drejt lirisë? “Zhvlerësim” edhe i shpërdorimit të detyrës

08:36 : 26/07/2025
Para

Lidhja intime çoi në vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec, si u zbulua vrasësi (DINAMIKA)

TË GJITHA

”Veliaj të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt”, Koka: Bashkëpunëtorët do e ‘shesin’ një nga një

21:12 : 28/07/2025

Rikthimi i Donald Trump në Presidencë, Bushati: “Mini suksese” për opozitën shqiptare

21:10 : 28/07/2025

Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria

20:54 : 28/07/2025

“Buxheti iu vidhet”/ Zhupa: Emergjencat nuk kanë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve

20:52 : 28/07/2025

PSG arrin akordin me portierin e Lille, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Donnarummas

20:47 : 28/07/2025

Radhë kilometrike kamionësh në aksin Bardhoc–Vermicë

20:41 : 28/07/2025

Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare, pëson fraktura të shumta

20:28 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com