• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025
në BOTA

“Lufta shkaktoi shkatërrime masive në mbarë Libanin, me një numër sulmesh ajrore izraelite ndërmjet tetorit dhe nëntorit 2024 (mbi 5 mijë e 500 sulme) ndër më të lartat të regjistruara ndonjëherë në nivel global në shekullin XXI.” Ky është një nga mesazhet kyçe të raportit të publikuar të enjten nga disa agjenci të Kombeve të Bashkuara mbi ndikimin socio-ekonomik të konfliktit të fundit ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit në Liban.

I udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Ekonomik dhe Social i OKB-së për Azinë Perëndimore (ESCWA), në bashkëpunim me UNICEF-in, Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe UN-Habitat, ky vlerësim synon të mbështesë qeverinë libaneze në “identifikimin e prioriteteve dhe hartimin e një plani kombëtar rindërtimi”.

-Për të orientuar rimëkëmbjen e Libanit, autorët e raportit identifikojnë katër shtylla kryesore:

-Rindërtimi dhe forcimi i institucioneve shtetërore;

-Rindërtimi i ekonomisë dhe krijimi i vendeve të punës;

Lexo edhe:

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

-Rikthimi i shërbimeve bazë dhe zgjerimi i mbrojtjes sociale;

-Rehabilitimi i ekosistemeve mjedisore të dëmtuara.

“Pa një ndërhyrje të menjëhershme, rimëkëmbja ekonomike do të zgjasë më shumë, varfëria do të përkeqësohet, institucionet shtetërore do të dobësohen më tej dhe stabiliteti social i Libanit do të vihet në rrezik,” paralajmërojnë ata.

Shkatërrime të barasvlershme me “12 Empire State Building”

Nga një luftë me përshkallëzim gradual prej 8 tetorit 2023, konflikti u bë i hapur në fund të shtatorit 2024 deri në armëpushimin e 27 nëntorit. Kjo luftë e përkeqësoi gjendjen e një ekonomie libaneze që tashmë ishte në kolaps që nga fillimi i krizës gjashtë vite më parë.

Sipas raportit, punësimi në sektorin privat ra me 25%, dhe rreth 29% e ndërmarrjeve të prekura nuk kanë më asnjë të punësuar. Përpara kësaj krize të re, papunësia në Liban ishte 29.6%, një nga përqindjet më të larta në botë.

Sektorë kyç si turizmi, bujqësia, industria përpunuese, tregtia, qarkullimi financiar dhe shërbimet janë goditur rëndë. Raporti thekson se ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MPME), që përbëjnë 90% të ekonomisë libaneze, janë goditur veçanërisht.

Në zonat më të prekura nga lufta:

-15% e bizneseve kanë mbyllur përfundimisht,

-21% kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin,

-dhe 24% kanë mbetur të mbyllura edhe pas armëpushimit.

Në qarkun Baalbek-Hermel, Nabatiyeh dhe Libani i Jugut, lufta ka kontribuar në përkeqësimin e varfërisë monetare.

Rreth 64 mijë ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar, dhe mbetjet që kanë dalë nga këto shkatërrime arrijnë mbi 12 milionë metra kub. Për të dhënë një krahasim, kjo është sa 4 mijë e 800 pishina olimpike ose 12 ndërtesa Empire State Building, sipas komunikatës shtypit që shoqëron raportin.

Zona me përqendrimin më të madh të ndërtesave të shkatërruara ishte Nabatiyeh (31 451 ndërtesa), e ndjekur nga qarku i Libanit të Jugut (17 842 ndërtesa).

Rritja e mundshme e PBB-së dhe rënia drastike ekonomike

Projeksionet ekonomike parashikojnë rritje të mundshme të PBB-së prej 8.2% në vitin 2026 dhe 7.1% në 2027, nëse reformat janë të suksesshme. Megjithatë, në vitin 2030, PBB mund të arrijë në 46.9 miliardë dollarë, që ende është 8.4% më pak sesa niveli më i lartë para krizës në vitin 2017 (51.2 miliardë dollarë).

Kjo krizë ka përgjysmuar PBB-në e Libanit, duke rënë nga 51.6 miliardë USD në 2019 në vetëm 20 miliardë në 2023, sipas Bankës Botërore.

Rreth 100 mijë njerëz ende të zhvendosur

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më 9 janar 2025, 4 258 persona janë vrarë gjatë këtij konflikti. Që nga armëpushimi, i cili është shkelur pothuajse çdo ditë nga Izraeli, rreth 270 të tjerë janë vrarë, sipas të dhënave të OKB-së dhe gazetës L’Orient-Le Jour.

Raporti thekson se në tetor dhe nëntor 2024, mbi tre fëmijë janë vrarë çdo ditë, ndërsa më shumë se 1.2 milionë persona janë zhvendosur, përfshirë mbi 400 mijë fëmijë.

Pavarësisht armëpushimit, më 20 shkurt 2025, të paktën 98 mijë e 994 persona të zhvendosur brenda vendit nuk kanë mundur të kthehen në komunitetet e tyre, për shkak të pushtimit të vazhdueshëm izraelit, shkatërrimit të plotë ose dëmtimeve të infrastrukturës dhe banesave, si dhe shqetësimeve të sigurisë. Ushtria izraelite ende mban nën kontroll pesë pika gjeografike në Libanin e Jugut.

Krizë humanitare dhe arsimore

Gjatë luftës:

69% e fëmijëve nuk shkonin në shkollë,

rreth 500 000 nxënës pësuan ndërprerje serioze në edukimin e tyre.

Ushqyerja e fëmijëve ka arritur nivele kritike, veçanërisht në qarkun Baalbek-Hermel dhe Beka, ku përkatësisht mbi 51% dhe 45% e fëmijëve nën 2 vjeç janë përballur me pasiguri të theksuar ushqimore.

/L’Oirent Le Jour

Etiketa: fëmijëHezbollahizraelLuftaOKBte vrare

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
BOTA

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

21:18 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025
BOTA

VIDEO prekëse/ Përqafime dhe lot, izraelitët ribashkohen me familjet e tyre në atdhe

20:36 : 13/10/2025
BOTA

Zyrtari gjerman: Kërcënime serioze për sulme terroriste nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë

15:39 : 13/10/2025
Para

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

TË GJITHA

“Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro

18:50 : 17/10/2025

“Liria ka emër”/ Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej, për krerët e UÇK

18:48 : 17/10/2025

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025

Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

18:25 : 17/10/2025

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025

Alfred Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për krerët e UÇK! Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku shqiptar

18:11 : 17/10/2025

VIDEO/ Leskaj thyen urdhrat e PD-së dhe merr pjesë në protestën për UÇK: Kush po e rr*an

18:01 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com