• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

SHBA-ja ofron mundësi bashkëpunimi ekonomik me Kosovën

16:39 : 24/07/2025
në RAJONI

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.

“Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për REL-in.

“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan dhe që Qeveria të promovojë një mjedis transparent dhe të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”, tha ai.

Ky qëndrim përkon edhe me përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, sidomos pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Uashington, këtë muaj. Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ajo tha se u fol për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të ri ekonomik, me fokus në sektorët e energjisë, mbrojtjes dhe teknologjisë informative.

Radio Evropa e Lirë mori vesh se temë diskutimi ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në sektorin e pasurive minerare.Ekspertët e ekonomisë e përkrahën këtë vizion, duke nënvizuar se pozicioni gjeografik, fuqia e re dhe e arsimuar e punës, si dhe politikat fiskale konkurruese e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

Lexo edhe:

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Megjithatë, ata theksuan nevojën për reforma të thella në sundimin e ligjit dhe politikat ekonomike.

“Kosova duhet të angazhohet më tej në forcimin e sundimit të ligjit, në shmangien e veprimeve që mund të rrisin paparashikueshmërinë juridike, si dhe në rritjen e mbrojtjes së investitorëve, përmes përmirësimit të efikasitetit të gjykatave”, i tha Radios Evropa e Lirë më 18 korrik Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kosova, aktualisht, ka një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga SHBA-ja. Në fillim të prillit, presidentja Osmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës pezullimin e saj, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova, por taksa mbeti në fuqi.

Osmani tha, po ashtu, se zyra e saj ka përgatitur një projektligj për heqjen e taksës, por se miratimi i tij varet nga konstituimi i Kuvendit të ri. Konstituimi nuk ka përfunduar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike qysh pas zgjedhjeve të shkurtit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga SHBA-ja në vitin 2024 ka arritur mbi 105 milionë euro, ndërsa eksportet kanë qenë rreth 39 milionë euro. Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve njofton se investimet amerikane në Kosovë gjatë vitit 2024 kapën vlerën prej rreth 87 milionë eurosh.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajon janë kyçe për prosperitetin ekonomik. Duke cituar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, ai shtoi:

“Misionet tona në mbarë botën janë gati të ndihmojnë bizneset dhe investitorët e huaj që të bashkëpunojnë me partnerët tanë amerikanë nga sektori publik dhe privat, për të shfrytëzuar kompanitë tona kryesore, teknologjinë dhe fuqinë punëtore”./ REL

Etiketa: bashkëpunim ekonomikKosovaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

16:05 : 08/11/2025
Para

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com