• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i zjarreve: Rreth 10,000 hektarë sipërfaqe të humbura këtë vit

12:42 : 24/07/2025
në AKTUALITET, BOTA

Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të zjarreve në pyje, ku data 21 korrik shënoi ditën me numrin më të lartë të alarmeve aktive që nga fillimi i vitit, me rreth 37 vatra zjarri të konfirmuara nga sistemi satelitor i Global Forest Watch. Gjatë gjithë sezonit, zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme prej 9,977 hektarësh të djegur, duke theksuar nevojën urgjente për masa më efektive të parandalimit dhe menaxhimit të tyre.

Vatrat e para të zjarrit për këtë vit u regjistruan më 25 qershor, me rreth 13 vatra të raportuara sipas Qendrës Operacionale të Emergjencave Civile. Situata ka vijuar të përkeqësohet gjatë muajit korrik. 21 korriku ka shënuar ditën me numrin më të lartë të alarmeve të zjarrit për këtë vit, sipas sistemit satelitor të Global Forest Watch, me rreth 37 vatra aktive të raportuara vetëm në një ditë, të cilat përfshijnë vetëm alarmet me një nivel të lartë besimi.

Deri më tani, për vitin 2025, janë raportuar rreth 42 zjarre në total, ndërsa sipërfaqja e djegur ka arritur në 9977 hektarë. Kjo përfaqëson një ndikim të ndjeshëm në mjedis dhe kërkon vëmendje të shtuar nga autoritetet, strukturat e emergjencës dhe komuniteti lokal, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe thatësirës ekstreme që pritet të vijojë edhe gjatë muajve në vijim.

 

Lexo edhe:

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

Fig.2 Numri total i zjarreve të akumuluara deri në datën 22 korrik.

 

Fig. 3 Sipërfaqja totale e zonës së djegur deri më 22 korrik 2025

Pavarësisht intensitetit të ditëve të fundit, të dhënat historike që nga viti 2012 tregojnë se ky trend është ende brenda mesatares në raport me periudhën (2006-2024). Viti më problematik mbetet 2012, me gjithsej 785 vatra zjarri të regjistruara.

Në periudhën 26 korrik 2021 – 21 korrik 2025, Shqipëria ka përjetuar 3,214 alarme zjarri të regjistruara nga sistemi satelitor VIIRS, ku 12 gusht 2024 shënon ditën me alarmin më të lartë të zjarreve. Nga viti 2001 deri në vitin 2024, vendi ka humbur gjithsej 20.200 hektarë të mbulesës pyjore për shkak të zjarreve, dhe 27.100 hektarë nga faktorë të tjerë.

Viti 2024 ka shënuar një tjetër alarm për pyjet shqiptare: zjarret kanë qenë shkaktari kryesor i humbjes së mbulesës së pemëve, duke kontribuar në 50% të sipërfaqes së humbur përgjatë vitit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024, Shqipëria ka humbur gjithsej 889 hektarë mbulesë pyjore. Nga kjo shifër, 447 hektarë janë dëmtuar si pasojë direkte e zjarreve, ndërsa 442 hektarë janë humbur për shkak të faktorëve të tjerë, si shpyllëzimi për qëllime ndërtimi, bujqësie apo ndërtime infrastrukturore.

Fig. 4 Sipërfaqja totale e pyjeve të humbura në vitin 2024 si pasojë e zjarreve dhe faktorëve të tjere

Megjithëse zjarret në pyjet po shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore dhe ekonomike, zjarrvënia e qëllimshme mbetet një fenomen i pandëshkuar nga sistemi i drejtësisë. Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, kundravajtjet në fushën e mjedisit ndëshkohen me gjobë, ndërsa krimet mjedisore, siç është shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, dënohen me burgim që varion nga disa muaj deri në 20 vjet, në varësi të pasojave që zjarri shkakton për pronën, shëndetin apo jetën e njerëzve (neni 206/a).

Megjithatë, nga analiza e të dhënave gjyqësore për periudhën 2008–2025, rezulton se nuk ka asnjë vendim gjyqësor për rastet që lidhen me shkatërrimin me zjarr të pyjeve sipas këtij neni, duke reflektuar një problem serioz në zbatimin e ligjit.

Ndërkohë, nga 177 çështje penale mjedisore të ankimuara në apel, 47 prej tyre lidhen me prerjen e paligjshme të pyjeve (neni 205 të Kodit Penal), duke qenë kështu krimi mjedisor më i ndjekur në praktikë. Por kur vjen puna tek zjarrvënia, e cila shpesh shkakton dëme më të mëdha dhe me pasoja afatgjata për ekosistemet dhe komunitetet, rastet e referuara dhe gjykuara mbeten shumë të pakta, duke treguar një mungesë serioze të përqendrimit dhe prioritizimit në luftën kundër këtij fenomeni.

“Ndër vite është parë se çështjet gjyqësore penale mjedisore përfaqësojnë një numër shumë të vogël gjykimesh krahasuar më totalin e ngarkesës së Dhomës Penale të Apel. Një rekomandim logjik do të ishte që krimet kundër mjedisit të gjykoheshin me përparësi. KLGJ mund të disponojë me vendim të posaçëm në rast të pranimit të këtij rekomandimi. Në një rast të tillë, do të shmangeshin lehtësisht implikimet tejet negative që mund të vijnë nga ngritja e padive të reja me objekt “tejkalim të afatit të gjykimit të arsyeshëm”. Gjithashtu, kjo do të ndikonte në eleminimin e zvarritjeve në gjykata të çështjeve që implikojnë krime kundër mjedisit, duke i dhënë mundësi palëve të interesuara të restaurojnë besimin tek drejtësia efektive. Në të kundërt, gjykata nuk përmbush dot në këto kushte funksionin e saj parandalues dhe reparator, duke humbur funksionin si vija e fundit garantuese e të drejtave mjedisore (gjeneratat e tretë e të drejtave). Përkundrazi, ajo behet vetë një shkelëse konstante e të dretave të njeriut (gjeneratat e parë), duke përkeqësuar shumë pozitën e saj, por edhe pozitën e mjedisit i cili gjithmonë e më shumë gjendet i sulmuar, duke vuajtur pasoja afatgjata, shpeshherë të pariparueshme“,- Shprehet për Klima Sot Dr. Gerti Shella, Drejtor i INFOCIP Albania.

Situata e zjarreve në Evropë dhe rajon

Temperaturat e larta dhe tokat gjithnjë e më të thata po rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje në gjithë Evropën Jugore, përfshirë edhe Shqipërinë. Pranvera dhe vera e këtij viti kanë sjellë temperatura mbi mesataren në pjesën më të madhe të rajonit, duke e thelluar thatësirën në zona të gjelbra dhe duke krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve.

Qendrat kombëtare të emergjencave civile të Bashkimit Evropian kanë raportuar një rrezik “ekstrem” për zjarre në shumë vende të Evropës Jugore, ku valët e të nxehtit këtë vit kanë qenë jo vetëm të forta, por edhe të zgjatura në kohë. Sipas vëzhgimeve të fundit, kjo gjendje nuk është e paprecedentë. Zjarret, thatësirat dhe valët e të nxehtit kanë qenë të pranishme në Evropën Jugore edhe më parë, por ndryshimi i klimës dhe rritja e temperaturave globale po e përkeqësojnë ndjeshëm këtë realitet.

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se tejkalimi i pragut të ngrohjes globale me më shumë se 1.5°C po sjell pasoja gjithnjë e më të mëdha, duke krijuar një klimë më të nxehtë dhe më të thatë, ku zjarret përhapen më lehtësisht dhe bëhen më të vështira për t’u kontrolluar. Rritja e temperaturave nuk krijon vetëm më shumë rrezik për shpërthimin e flakëve, por zgjat edhe kohëzgjatjen e sezonit të zjarreve, duke e bërë situatën gjithnjë e më të vështirë për autoritetet.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) i Shërbimit të Menaxhimit të Emergjencave Copernicus, më 22 korrik 2025 konfirmojnë përkeqësim të dukshëm të situatës së zjarreve. Deri në këtë datë, në vendet e Bashkimit Evropian janë djegur mbi 237 mijë hektarë pyje, nga 133 mijë hektarë të djegura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i zjarreve ka arritur në 1,250, nga 861 që ishin regjistruar një vit më parë, ndërsa shkarkimet e dioksidit të karbonit (CO₂) të shkaktuara nga këto zjarre kanë arritur në 8.24 milionë ton, krahasuar me 6.71 milionë në vitin 2024.

Parashikimet për ditët në vijim nuk janë aspak optimiste. Nga 22 deri më 28 korrik, harta e anomalive të indeksit të motit të zjarreve tregon dy zona të mëdha me kushte ekstreme dhe shumë ekstreme. Një grup përfshin pjesën më të madhe të Skandinavisë Norvegjinë, Suedinë dhe Finlandën ndërsa grupi tjetër shtrihet në të gjithë Evropën Juglindore, duke përfshirë Italinë e Jugut, Ballkanin, Greqinë, Qipron, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.

Shqipëria, e vendosur në një nga zonat më të prekura, është gjithashtu pjesë e këtij realiteti të ri klimatik, ku rreziku për zjarre pyjore është në rritje të vazhdueshme. Kjo situatë kërkon jo vetëm reagim të shpejtë institucional, por edhe një angazhim më të madh për masa afatgjata për mbrojtjen e pyjeve, ruajtjen e biodiversitetit dhe përballimin e sfidave që sjell kriza klimatike./ Klima.al

Etiketa: bilancihektarehektarë sipërfaqeShqiperisiperfaqezjarret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

18:17 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
RAJONI

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

17:29 : 22/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive

15:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025
Para

Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa

TË GJITHA

Allegri: Milani po ndërtohet me zgjuarsi, nuk jam xheloz për merkaton e Liverpool-it

19:08 : 25/07/2025

Zjarr në Ibë të Tiranës, flakët përfshijnë një objekt

19:08 : 25/07/2025

“Rama i porosit vetë kullat”/ Çollaku: Krimi i organizuar shqiptar ka shqetësuar ndërkombëtarët

19:01 : 25/07/2025

OKB: Një e treta e banorëve të Gazës nuk hanë për ditë të tëra

18:57 : 25/07/2025

Makina përplaset me motorin në Sarandë, mbetet i lënduar rëndë 27-vjeçari (EMRI)

18:52 : 25/07/2025

Vajza denoncon zjarrfikësit në Delvinë: E lanë babain dhe gjyshin të digjet, edhe i rrahën

18:47 : 25/07/2025

Trajneri i Brugge komenton zhurmën rreth Jasharit: Çdo gjë do të sqarohet shumë shpejt

18:47 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com