• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia reagon pas 3 ditësh, shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

10:04 : 23/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës ka reaguar pas tre ditësh dhe vetëm pasi ngjarja bëri bujë mediatike, lidhur me sherrin e regjistruar mbrëmjen e të hënës në ambientet e kompleksit “Delijorgji”.

Më konkretisht, vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja, pronarë të lokalit “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” dhunuan barbarisht biznesmenin Laert Kasaj, pronar i restorantit “Tokyo Bar & Snack”. Blutë e kryeqyetit bëjnë me dije se i kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit Kaja.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Olti Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.” – njoftojnë autoritetet.

Shkaku i sherrit dyshohet se është bërë aksioni “selektiv” i Edi Ramës për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga biznesmenët. Lokali “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” i Ferhat dhe Olti Kajës është i pozicionuar përballë kompleksit “Delijorgji”, ndërsa restoranti “Tokyo Bar & Snack”, i Laert Kasajt ndodhet në brendësi të kompleksit.

Tre ditë më parë, Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregonte se bizneset në zonën e kompleksit “Delijorgji” vijonin ende t’i kishin të zaptuara hapësirat publike, ku në fokus të video-s ishte edhe restoranti “Tokyo Bar & Snack”, i Laert Kasajt.

Lexo edhe:

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

“Ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.” – shkruante Rama.

Pas videos së Edi Ramës, u publikua edhe një denoncim në media ku tregonte bizneset në zonën e kompleksit “Delijorgji” dhe përballë tij vijon t”i mbanin të zaptuara trotuaret. Denoncimi niste me foton e lokalit “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” të Ferhat dhe Olti Kajës, por pjesë e denoncimit ishte edhe restoranti “Tokyo Bar & Snack”, i Laert Kasajt.

Gjithsesi, referuar raportimeve mediatike, pronarët e lokalit “STOCKHOLM COFFEE & LOUNGE” dyshonin se pas këtij denoncimi në media qëndronte Laert Kasaj i “Tokyo Bar & Snack”, si dhe se ky i fundit i kishte denoncuar edhe tek Edi Rama.

Kjo dyshohet se ka qenë edhe arsyeja pse Ferhat Kaja së bashku me vëllain e tij Olti Kaja, e kanë pritur Laert Kasajn në momentin kur ka shkuar tek restoranti, duke e dhunuar barbarisht. Në media janë publikuar edhe pamjet e dhunës barbare.

Etiketa: dhunaFerhat KajaLaert KasajOlti KajasherriSTOCKHOLMSTOCKHOLM COFFEE & LOUNGEtokyoTokyo Bar & Snack

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

15:27 : 13/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Sherri në Rinas/ Policia mbron Qefalinë: Nuk i proceduam se kërkuan falje, s’janë familjarë të ish-deputetit

15:45 : 24/09/2025
BOTA

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025
AKTUALITET

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

13:23 : 04/09/2025
Para

Gazetari ngre alarmin: Saranda po shkon drejt vendit të parë për krime në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com