• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Republika e Kryetarit Suprem, Kuvendi i Gazëve dhe Zengjineve”!

13:25 : 21/07/2025
në BOLD BLOG

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se, nuk kam kurrësesi paragjykime personale për gjeografinë familjare, karierën partiake, hobet, orientimin seksual, etj ndaj personazhe/ëve të përmëndur në titull ose në vijim.  Kjo pasi, qëllimi i vetëm i kësaj analize, është të kontribuoj me gjetje si dhe rekomandime strategjike për tejkalimin e krizën politike, edhe më të përkeqësuar mbas maskaradës së 11 Majit 2025.

Gjithësesi, përsëris neverinë për protagonistët dhe bashkë-përgjegjësit e ligjit që damkosi edhe zgjedhjet e fundit. Kjo pasi përkundër “domosdoshmërisë ulëritëse që ka interesi Kombëtar, demokratët, socialistët dhe Shqipëtarët për rotacionin e pushtetit”, në 11 Maj u ri-plotësuan 140 vakancat e borderosë së kuvendit të mbas Shtatorit, por ja nxinë më shumë faqen Shqipërisë (i vetmi vend edhe në rajon, përfshi Bosnjën, Kosovën, M-Z dhe M-V), që ende mbas 34 vitesh nuk ka arritur të realizojë zgjedhje të lira dhe demokratike!

Kështu 11 Maji jo vetëm që nuk prodhoi rotacion (për rotacion) demokratik të pushtetit, por me 95 deputetë të emëruar (pa-votuar) nga 2 Kryetarët e Madhërishëm, demaskuan krizën e rëndë politike; plualizmin fasadë, demokracinë e dështuar, shtetin e kapur nga korrupsioni i pushtetarëve të lartë; shpërdorimi i parave publike, mekanzimave dhe administratës shtetërore për mbajtjen edhe 4 vitet e ardhshme të pushtetit.

Lexo edhe:

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

Për të dalldisurit nga superfitorja e 4-ërt apo të mllefosurit nga 16 vite opozitë, nënvizoj se si askund tjetër në vendet demokratike, 95 deputet, pra shumica e cilësuar e Kuvendit, të cila/ët përveçse rrogës së majme si dhe duartokitjeve të zjarrta ndaj 2 Komisarëve respektive, kanë ZERO peshë ose fuqi vendimarrëse.

Në përmbledhje, si pasojë e ligjit të damkosur me konsensusin e turpit (i vetmi në 17 vitet e fundit), në 11 Maj, u blindua Autokracia e Kryetarit Suprem por u përmorën Republika Parlamentare, balancat e pushteteve Kushtetuese, Opozitarizmi si dhe standartet e zgjedhjeve demokratike. Thënë këto, në 11 Maj nuk kishte as zgjedhje dhe as fitimtarë. Për edhe më keq: “e humbura e madhe rezultoi Shqipëria”, pasi:

Së PARI edhe pse Udhëheqësi Suprem, në Momerandumin e Kuçit vetë-emëroi/vulosi  83 deputetë, në 11 Maj nuk ka fitur asgjë Partia Socialiste por vetëm shpërdorimi kriminal i gjithë fuqisë dhe mekanizmave të Pushtetit; i administratës shtetërore (220 mijë patronazhistë + 740 mijë pensionistë) si dhe dorovitjet alla-sulltanatë të parave, pronave publike dhe interesave kombëtare, me të vetmin qëllim: “mbajtjen me çdo çmim të pushtetit sikur RSh të ishte Burkina Faso, dhe jo 16 vjet vend i NATO-s si dhe aspirant për në BE”!

Me papërgjegjshmëri cinike, Fuqiploti i devijoi dështimet në 12 vitet që lamë për: “mos-braktisjen e vendit, (mos) punësimin e 300 mijë; shëndetësinë falas; ujë 24 ore në çdo cep të vendit (përfshi Vlorën turistike…); zero taksa për naftën, bukën; zero influencë politike mbi koston e rrugëve, koncesionet dhe ZERO-korrupsion. Ndërsa përveç Berishës (që edhe më ashpër ka sulmuar çdo kundërshtar politik, si Nanon, Metën, etj), por edhe Tigri/nr. 2 i qeverisë nga arratija e cilësoi Ramën “Kreun e Organizatës Kriminale” si dhe Lali/Pushtetari nr.2, ministra, deputetë, etj, flenë në birruca, ose gdhihen në dyert e SPAK”!

Në fushatën drejt 11 Majit, Supremi në vënd të Programit ricikloi gjyqin popullor ndaj “Gogol-Berishës”, duke kujtuar dajakun e 26 Majit; vrasjet e 1997-98, Gërdecit dhe 21 Janarit; besnikëritë ndaj aleatit të 2013 si dhe urrejtjen ndaj Like-Floririt; vrasësit e Peshkëpisë (1994); si dhe me rromuze popullorçe (non-grata, buf kënete), duke mos kursyer Ekspertin Amerikan të zgjedhjeve z. LaCivita: “herë sherif herë xha-Latif”.

Gjithësesi duhet pranuar se “si Pelivan i stërvitur”, ri-ngjalli dhe privatizoi ëndrrën europiane të Shqiptarëve, duke tejkaluar çdo fantazi bollshevike: “Vetë Ai, i madhi Fare, do ta marrë për dore një femer të bukur Shqiptare për ta ulur në karrigen e BE-së në 2030”. Kështu, përsa të këtë Njëshin, RSh s’ka nevoj për Parti, opozitë, Parlament pasi: “vetëm AI e di, e do dhe punon ditë e natë për përaparimin e Kombit” !

Praktikisht, edhe “bufët e dinë” që ashtu si (mavro) Presidenti, Ministrat, listat e mbyllura apo të hapura, nuk janë përzgjedhur për dije dhe vlera të spiktaura por vetëm si puthadorë të sprovuar të Supremit.  Si shembull sjellim provën e përdhuninit elektoral që Zengjineja i bëri të ziut Gazit (12 me 4) ose çiltërsinë e Saj fëminore (se do bëjë çudira në Kuvend, kur e vetmja punë është të brohoras fortë Udhehëqesin Suprem si dhe të kseas bashkfshataret). Ndërsa delirimi i dishepujve të prapa-mbetur në PS që: “do u japin mesimet e Partisë të emeruarve në kuvend”, do mbeten në historinë e Turpit të pluralizmit jo vetëm në RSh.

Së DYTI, me vetëm 42 Deputet (pa kryetarët e partive pa votues por me shumë dëngla dhe mëkate), Partia Demokratike: “e sunduar nga përkushtimi shembullor, oshilacionet e moshës dhe miti Berishës, i shiti me llogari ordinerësh, edhe ja vodhën, por i humbi “me merit” dhe në mënyrë mëkatare zgjedhjet e 11 Majit”!

Kjo pasi në vend t’ju paraqiste shqiptarëve frymën fituese, personalitete me integritet të spikatur dhe aleancën e vlerave të djathta, i poshtëroi demokratët me një listë “të para/pas leckosur; 8 dhuratat për partitë fantazma”, apo duke ricikluar: “luftëtarët e betejës turpëruese për bravat; ish-zyrtar të korruptuar, mjerisht të paditur ose me preçedent terrorist ndaj integritetit, flamurit dhe interesave kombëtare”!

Për më keq, i telendisi votuesit si dhe shpresat e demokratëve të dëshpëruar nga 12 vjet opozitë duke ushqyer deri në delirancë me: “udhëheqjen e betejës globale ndaj Soros, si diktatori Hoxha kundër USA”, si dhe duke mitizuar fuqinë e z. LaÇivita (si Mesia që do sillte kuroren e fitores nga Trumpi). Kështu, pavarësisht potereve të z. Berisha, trimërimit të Gazit të Zengjinesë si dhe revolucionit të strateg Flamurit për votën e lirë me almën e Gjicit, rapsodive folklorike të Gjekmarkaj apo qurravitjeve të alBanësBlu, zgjedhjet e 11 majit janë të (keq) humbura por dhe të njohura nga SHBA, vendet e NATO/BE, etj.

Së KATËRTI, në kapacitetin e “Këshilltarit në fushën e reformave të Sigurisë Kombëtare si dhe marrëdhënieve me ShBA/NATO, përsëris apelin për dorëheqjen e z. Sali Berisha”.  E njëjta thirrrje shkon edhe për (mavro) Ekipin e 4-humbjeve, Noka, Bardhi, Vokshi, Topalli, si dhe 12 komisarët-blu të 12 qarqeve që “të dorëzojnë mandatet për më të votuarit nga listat e hapura”.

Kaq e thjeshtë. S’ka nevoj fare as për Misione Hyjnore, as për të rënë dëshmorë në malin me Gropa! Çdo përpjekje delekuente për të mitizuar fuqinë administrative të Kryetarit edhe mbas humbjes së radhës si: “të dërguarin/Misionarin e Allahut” apo për të kontrolluar edhe nevojën ulëritëse për reformimin e të djathtës do ti bënte funeralin e 3-të (dhe të vërtetë) poshtërues PD (i pari në Korrik 2021, i dyti në 8 Janar 2022) por dhe do ti damkoste aktorët përgjegjës dhe protagonistët, përfshi dhe ata/ato që heshtin.

Për shkak të moshës, përsëris respektin për energjitë, por edhe keqardhjen  dhe zhgenjimin politik ndaj z.Berisha, që pavarësisht paralajmërimeve, futi në listat e mbyllura, “pjesën më të neveritur nga demokratët dhe shqiptarët”, duke lënë në betejë (listën e hapur), disa personazhe me integritet dhe qytetari të spikatur si Alimehmeti, Tabaku, Kraja, Kopliku, Harxhi, Kalaja, etj, ndërsa shumica tjetër, defiçent që u kacafytën me nj-tj për Kryetarin Hallemadh si dhe për 46 bunkeristët e lavdishëm por me humbje/poture plotë.

Por 11 Maji, prodhoi edhe fitimtarë, si mjekun Alimehmeti dhe znj.Tabaku. Mbi 40 mijë qytetarë të lirë, u besuan (jo për PD-së) por për qytetarinë shëmbullore, rrënjët e djathta, forcën e arsyes elitrare, integritetin e spikatur dhe përgjegjshmërinë politike: “duke sfiduar edhe betejën kamikaze për listat e sigurta”.

Po ashtu meritojnë të inkurajohen edhe 4 entitetet politike, të cilët me 170 mijë vota (rreth 16 deputet nga 4 që morën praktikisht) ja dolën të diskretitonin ligjin e zgjedhjeve. Do uroja që në zgjedhjet e radhës, këtë “ekperiencë në tentativë” ta konsiderojnë si mesim të madh për të tejkaluar mbi egocentrizmat primitive, pra: “për tu përbashkuar rreth një Opozite në betejën për rotacionin demokratik të pushtetit në RSh”.

Në SHTESË, në respekt të mijëra miqve, intelektualë, patriotë dhe qytetarë (brenda/jashtë vendit) po ndaj një përmbledhje me 10 mesazhe strategjike për tejkalimin e krizës së përkeqësuar politike mbas 11 Majit:

Mesazhi 1: sigurisht nuk jam i lumtur, por “në paqe me vehten” që me vetëdije të plotë nuk u bëra pjesë e maskaradës diskretituese të 11 Majit. Për më qartë, 5 muaj para zgjedhjeve, e kam paralajmëruar zyrtarisht Kryetarin e PD-së në detyrë: “për ta çliruar PD nga kurthi i betejës kamikaze për listat e sigurta, duke dalë z. Berisha i pari nga bunkeri 30 %-shit, shëmbull që do t’ju imponohej Drejtuesve në Qëndër si dhe 12 Qarqe”. Po ashtu e kam këshilluar që kurrësesi: “të mos mbetet peng i borxheve ndaj grupit të Gazit/Vulës, dhe as i kryetarëve të Partive (me vetëm një grusht votuesish por me më shumë ngarkesa, në mos mëkate)”.

Mesazhi 2: Shqiptarët humbën edhe një shanc (3-të) për të realizuar rotacionin demokratik, çka:”ishte dhe mbetet domosdoshmëri jetike për interesat kombëtare, stabilitetin demokratik dhe perspektivën euroatlantike“. Por nëse e djathta nuk del nga “bunkeri i privatizuar/zanun” dhe nuk transformohet si alternativë Qeverisëse, Shqipëria rrezikon seriozisht të mbetet nën sundimin e Udhëheqësit Suprem edhe mbas 2029. Por, rotacioni nuk vjen me: “ishalla, o Perëndi e madhe mbase sëmuret i Gjati as nga rruga e Elbasanit”; as duke numëruar mandatet Rama-1; 2; 3, 4, 5; as duke ricikluar listën humbësve në 2013; 2017, 2021, 2025 por as me brohoritje neveritëse për pavdeksinë e Udhëheqësit të Madhërishëm ! 

Mesazhi nr 3, të heqin dorë nga poshtërimi i sakrificave dhe marrja zvarrë e demokrate/ëve për nisjen e revolucionit (alla-Lule-Luli) me flamurin e Belerit; irritimet perverse kundër popullit nga hajdut të njohur votash brënda PD (për Bashën 2021) si dhe as me të tjerë kandidat për tu nominuar nga ShBA si minues të demokracisë; as me delekuent politik që presin në dyert e SPAK-ut për tu përgjëruar deri në vdekje ndaj Baba-Saliut; as nga çdo i shkalluar/e që “fajësojnë perëndimin dhe kërcënojnë ambasadën e ShBA (!?)”.

Mesazhi 4: ri-numirimi Stalinist i votës preferenciale, rezultoi “vetëm si kurth i Kryetarit Suprem” për ta legjitimuar maskaradën e 11 Majit. Ndërsa kërcënimet e shefo-Bajramit për Ajatollahun e Iranit; thirrjet për mbledhjen e Këshillit të (pa) Sigurisë Kombëtare mbi krizën në lindjen e mesme, apo premtimet për kacafytjet heroike të Nokës me Milen dhe Gazit me Zengjinenë në Kuvendin e mbas Shtatorit, dhe të tjera devijime nga humbja mëkatare e 11 Maj do të memorizohen si qesharake dhe monstruoze njëherësh.

Mesazhi 5, edhe mbas humbjes mëkatare të 11 Majit, gjithësesi nuk gjej arsye për tu gjunjëzuar por motivim edhe më i fortë për cilindo që beson në misionin e votës së lirë dhe vlerat e demokracisë. Kështu në kushtet që “Parla-menti është përdhosur; ndërsa Presidenti pa emër nuk ka as kapacitet dhe as integritet për të balancuar fuqinë të gjithë-Pushtetshmit si dhe ndalur rrukullimën drejt Autokracisë”, mbetet emergjencë kombëtare një proçes gjithëpërfshirës për transformimin sistemit të zgjedhjeve demokratike në RSh.

Mesazhi 6: duke refuzuar me neveri ushtrinë e burokrateve të emëruar në PD, të cila/ët në vend të marrin përgjegjësitë e 4 humbjeve radhas, përbetohen se do mbeten “deri në vdekje me Baba-Saliun”, duke na kujtuar “kujën turperuese për vdekjen e Enverit”, përsëris edhe me forte se PD ka nevojë jetike për një transformim radikal dhe të shëndetshëm, pra për rotacionin me vota të lira të Leadership-it, procesit  të vendimarjes, kohezionit, frymën e besimit me demokrate/ët, elitën intelektuale, qytetarët, emigrantët, etj.

Mesazhi nr 7: u drejtohet “të djathtëve me rrenjë fisnike” që përtej dëshpërimit edhe nga kjo humbje (e 4-ërt), të përbashkohemi për të çliruar PD nga sindroma e Kryetarit Pronar (!) si dhe rikthimin e besimit te pluralizmi, tregu lirë dhe vlerat e demokracisë funksionale si ShBA dhe gjithë Europa.

Mesazhi 8: shkon për të rinjtë, vajzat dhe djemtë, emigrantët dhe mbarë-shqiptarët, që ëndrrën dhe misionin për ardhmërinë e kombit të tyre/tonë të mos e lënë më në dorë të këtij sekti politikanësh zullumqarë, shtetarëve kusarë dhe ushtrisë së sekserëve të pushteteve, që kanë privatizuar Partitë, Politikën, Pushtetin dhe Parlamentin (PPPP), duke përdhosur vlerat e të djathtës, zgjedhjet e lira, shtetin ligjor, si dhe vijojnë të sundojnë si pashallarë “gjysma të kuq dhe gjysma blu” për 35 vjet atdheun tonë të begatë.

Mesazhi 9: mbetet “domosdoshmëri jetike” që ASAP e djathta/PD të nisë një proçes të besueshëm dhe gjithpërfshirës për reformimin radikal të përqasjes, kohezionit si dhe frymës së besimit mes demokrate/ëve dhe me qytetarët dhe parnerët strategjik. Thënë këtë emergjencë nr.1 mbetet: “ngritja e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi dhe Transformimi (BTMT), me qëllim për nisur një analizë transparente dhe të shëndetshme për rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne dhe vlerave Euroatlantike”!

Mesazhi 10: për sa angazhimin politik në vijim garantoj se, mbetem edhe më i përkushtuar për të kontribuar me eksperiencën euroatlantike, përulësi dhe përgjegjshmëri shtesë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare (pluralizmi, demokracia funsionale, balancat e pushteteve, janë ndër këto vlera).

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për çështjet e Sigurisë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Etiketa: Edi Ramagazmend bardhiGjeneral Piro AhmetajSali Berishazegjine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
AKTUALITET

4.5 mln euro për Qendrën e Monitorimit të Trafikut, shkelje afatesh dhe zvarritje të projektit

16:49 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

15:28 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025
Para

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

TË GJITHA

“560 mijë lekë për 10 karkaleca”/ Fatura marramendëse te “Zoe Hora” e Xheni Gjikurisë

18:28 : 21/07/2025

Frikë për “luftë rrogash” te Reali, Vinicius krijon telashe për Mbappe dhe Bellingham

18:16 : 21/07/2025

Erion Veliaj në burg, Rama i ndryshon strukturën organizative të Bashkisë së Tiranës

18:16 : 21/07/2025

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

18:09 : 21/07/2025

Zhupa: Me bekimin e Ramës aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur

18:07 : 21/07/2025

“Hajde se br*kët…”/ Nita Latifi ironizon performancën e Egli Takos

17:55 : 21/07/2025

Nga 900 në 500 milionë, bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë

17:53 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com