• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

11:57 : 21/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për ty marrë mandatin e deputetit, teksa nesër kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet të bëjë shpërndarjen.

Përmes një shkrese të dytë, Lapaj i kujton KQZ se 12 kandidatët e listës së mbyllur të Tiranës kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. Lapaj thotë se përderisa KQZ nuk ka marrë vendim, dorëheqjet konsiderohen të miratuara në heshtje dhe kërkon konfirmimin me shkrim.

Shkresa e Lapajt mban datën e sotme, 21 korrik dhe i drejtohet kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, që të njohë heshtjen si një miratim për dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur të NSHB-së.

“Nisma “Shqipëria Bëhet” me Vendimin Nr. 237, dt. 04.03.2025, është regjistruar në KQZ si koalicion për zgjedhjet parlamentare të dt. 11 maj 2025, me përfaqësues z. Adriatik Lapaj në cilësinë e drejtuesit të koalicionit.

Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave.

Lexo edhe:

Zbulohen shifrat, ja sa para deklaruan PD dhe PS që shpenzuan në zgjedhjet e 11 majit

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, përsa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, nuk është shprehur me vendim konsiderohen të miratuara në heshtje.
Në këtë kuadër, kërkojmë konfirmimin me shkrim se dorëheqjet e paraqitura janë konsideruar të miratuara në heshtje, në përputhje me ligjin në fuqi.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!“, thuhet në shkresë.

Një tjetër shkresë Lapaj e kishte nisur edhe më 17 korrik ndaj KQZ-së, ku kërkonte të mos merreshin parasysh kërkesat e të dorëhequrve.

Përplasja për mandatin e vetëm të koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet’

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet po kalon një krizë të thellë politike për shkak të mandatit që ka fituar, i cili ka futur në sherr drejtuesit e saj.

Shkak është bërë kërkesa që kandidati i listës së mbyllur Zeqir Kordhoni, i ka bërë KQZ, ku shprehet se nuk mbante mend të kishte hedhur firmë në kërkesë dorëheqje të dorëzuar më 11 maj, para nisjes së procesit të numërimit.

Kordhoni, që rezulton se është daja i kreut tjetër të koalicionit, Endri Shabani, duket se është mërzitur me Lapajn për sjelljen e tij. Ky i fundit ka nisur një debat të fortë me Shabanin, ku nuk kanë munguar edhe akuzat për kërcënime ndaj kreut të Nismës Thurje nëpërmjet mesazheve e telefonatave.

Fjalën e fundit do e thotë KQZ në mbledhjen e saj për ndarjen e mandateve për Tiranën.

Të gjithë kandidatët e listave të mbyllura kanë deklaruar fillimisht në KQZ se nuk e duan mandatin, duke i hapur rrugë Lapajt të hyjë në Kuvend, por së fundmi, Zeqir Kordhoni, një prej emrave që u kandidua fiktivisht si njeri besnik i Shabanit, ndërroi mendje. Bashkë me të, mendje ka ndërruar edhe e katërta e listës së mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila përmes një shkrese këtë të enjte, vuri në dijeni Celibashin se revokon dorëheqjen e depozituar më herët.

Etiketa: kerkeseKQZlapjamandati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen shifrat, ja sa para deklaruan PD dhe PS që shpenzuan në zgjedhjet e 11 majit

21:01 : 03/11/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025
AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Ferizaj, lëndohen 5 anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

15:38 : 18/10/2025
Para

Dosja "Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com