• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

-Sekuestro një shishe qumësht apo gjalp fshati, të punës me dorë, por mos dëno ministra e zyrtarë që vodhën dhjetëra milionë euro ndihmë nga BE për fshatin, fermerë, bujq e blegtorë

– Prish tenda pa leje por mos prek pallatin pa leje ku është vënë tenda, sepse aty ka marrë hisen ai ajo ata dhe ato

-Buçasin reklamat për turizëm elitar po nuk mungojnë pamjet me kallash e hanxharë

-Brohoret se po hap kapitujt me BE për anëtarësim dhe ofron burg për 2 minuta parkim

Lexo edhe:

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

-Kanos çdo pikë pa faturë të qumështit të lopës por rrudh gjuhën për tonelatat e drogës

-Prish bujtina në Malësi, ndërtuar me lek kurbeti por jo hotele ndërtuar me korrupsion shteti

-Krekoset si integrues me shallvare e atlete në Bruksel e Strasburg, por gjysmën e qeverisë e ka në burg

Kujtohet se është bërë Lanë, e gjitha Tirona dhe kafen te Stadiumi ta sjellë me kovë fadroma

-E telefosi komisioneren Kos e na bëri trutë dhallë se integrimi në derë na paska ardhë

-Kastraveca miell e kunguj ia sjell Vuçiçi dhe hardallos bukën e miletit një zog kërriçi

-I përulet si zullap Melonit e Macronit pastaj i hakërrehet enverisht tufës së rigonit

-Çon fadroma për të shembur karrike në trotuare por kap frenat për ato me shumëkate

Shërben Sazanin për Trump e Soros ç’të dojë dhe mbush vendin me “shqiptarë me bojë”

-Mediet kafshojnë në qeveri levrekun, pastaj lakuriq me fjalë e mbushin dyfekun.

-Turret me ushtri tatimore kundër majdanozit preshit e qepës por s’ka bythë të prekë kullat e Ndranghetës

-Kur zbret nga Surreli çon ferman Ulësisë, të bëjë synet dynjanë e drejtësisë

-Ekonomia fluturon në kurriz të prasit se licencat u dhanë hektarëve të hashashit

Votat i kërdis me horra e kusarë dhe mjalton shkresat me eunukë ndërkombëtarë

-Bën hatanë fshatarit për kilen e gjizës e pasdite u fal sheikëve 830 hektarët e Kaninës

Shqipërinë e Fishtës, Konicës, Nënë Terezës, Skënderbeut, e bej Ismailit, e ktheu në kuvendin e Zeqine Zeqirit..

-Mburret pas 12 vitesh se po liron hapësira publike dhe ka kthyer gjithë vendin në kuplara publike. Rama me gjithë këtë batërdi kudo dëshmon se nuk është çmendur. Populli po. Ka rrjedhur. Se nëse jo do e kishte degdisur me kohë, aty ku shkojnë ata, të letuarit.

Etiketa: Basir ÇollakuçmendurpopulliRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

14:56 : 20/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Rama do të “mbytet” në Zvërnec

15:01 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
Para

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

TË GJITHA

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026

Ferdinand pas golave të Ronaldos: Për ata që e urrejnë, mbylleni gojën

19:11 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş