• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një magazinë në Vorë është zbuluar nga policia si qendër ku falsifikoheshin etiketa të produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas në mënyrë kriminale hidheshin sërish në treg.

Aktiviteti i rëndë kriminal ushtrohej në fabrikën “Master AL”, pronë e Skifter Taganit në qytetin e Vorës. Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë.

Skifter Tagani (Pronari)

Pavarësisht këtij skandali dhe raportimeve të shumta të qytetarëve për produkte jocilësore të blera në markete të ndryshme, policia dhe prokuroria “mbyll sytë” pasi Skifter Tagani vetëm është proceduar penalisht, pa u marrë masa më të rënda ndaj tij.

Më rëndë e kanë pësuar punonjësit e magazinës. Florenc Domi dhe Agim Domi, të cilët mbanin detyrën e administratorit dhe magazinierit, respektivisht, janë ndaluar për hetime të mëtejshme. Po ashtu është proceduar edhe një shofer i fabrikës, 58-vjeçari me inicialet A.D.

Operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, çoi në sekuestrimin e sasisë prej 716 kolish dhe dhjetëra kilogramësh mallra ushqimore të përpunuara, me afat skadence të falsifikuar.

Lexo edhe:

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Sipas hetimeve, subjekti me aktivitet import-eksport grumbullonte mallra ushqimore të skaduara nga tregjet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Pas ndryshimit të etiketimeve, produktet hidheshin në treg pa dokumentacion ligjor apo tatimor. Produktet kishin skaduar në muajt janar dhe shkurt 2025.

Sipas hetimeve, subjekti me aktivitet import-eksport grumbullonte mallra ushqimore të skaduara nga tregjet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Pas ndryshimit të etiketimeve, produktet hidheshin në treg pa dokumentacion ligjor apo tatimor.

“Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg. Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara  të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës. Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier. U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe  A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës. Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli  dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

  • Pamjet nga aksioni

Lexo edhe:

FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara

Etiketa: Agim DomiarrestimfalsifikimFlorenc Domiortakupoliciaprodukteve ushqimoreqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025
Para

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

TË GJITHA

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com