• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vijon të digjet ‘Liqeni i Luleve’ në Lurë! Tek Qafa e Shëngjergjit flakët përpijnë kurorën e pishave

20:08 : 19/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Situata e zjarreve mbetet kritike në disa zona të vendit, ndërsa 11 vatra janë ende aktive deri në orën 18:00, sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera në terren dhe angazhimit të forcave të armatosura, në disa zona zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar edhe banesa e sipërfaqe të mëdha pyjore.

Nga 22 vatra të raportuara në total, 11 janë shuar plotësisht ndërsa 11 të tjera mbeten aktive në disa qarqe të vendit.

Zonat më të prekura janë Dibra, Fier, Vlorë dhe Elbasan, ku ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i ashpër dhe era.

Lexo edhe:

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Situata më e rënduar paraqitet në Parkun Kombëtar të Lurës, ku zjarri vijon aktiv që prej datës 7 korrik. Janë dy vatra kryesore: njëra përreth Liqenit të Zi dhe tjetra në zonën e Gurë Lurës.

Në fshatin Belishovë,bashkia Mallakastër, vazhdon aktive vatra e zjarrit të ardhur nga fshati Drenovë, i cili është riaktivizuar më datë 14.07.2025. Vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit.

Në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë, zjarri është shumë intensiv. Digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë dhe flakët të ndihmuara nga era kanë përfshirë edhe kurorën e pishave.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër ku vazhdon aktiv zjarri i rënë në datë 07.07.2025, i cili po zhvillohet në dy vatra. Një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës, rreth liqenit të Zi dhe po punohet nga forcat operacionale. Terreni i keq ka vështirësuar përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll. Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu i Gurë Lurës është mbyllur pjesërisht pasi digjen trungje brenda vatrës. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 30 forca nga organet vendore dhe 30 forca nga FA.

Në njësinë administrative Shupenzë, bashkia Bulqizë, vazhdon aktiv në një vatër me intensitet të ulët zjarri i riaktivizuar më datë 13.07.2025, i cili është spostuar nga “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan. Ditën e sotme në terren ndodhen 9 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH dhe 4 forca nga Shërbimi Pyjor.

Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Ka rënë zjarr në një zonë të thepisur, që vështirëson ndërhyrjen. Në vendngjarje ndodhen rreth 30 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA. Në vendndodhje po operon edhe 1 helikopter i FA.

Në fshatin Dovolan, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër. Zjarri po zhvillohet në anën lindore të fshatit në pyje dushku, ferra e shkurre, por jo shumë larg disa banesave. Po punohet me 1 automjet zjarrfikës me 6 efektivë.

Qarku Fier

Në fshatin Belishovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, vazhdon aktive vatra e zjarrit të ardhur nga fshati Drenovë, i cili është riaktivizuar më datë 14.07.2025. Vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit. Në vendngjarje për shuarjen e tij po punojnë 35 forca zjarrfikëse me 2 automjete zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër, 4 forca zjarrfikëse me 1 automjet nga bashkia Fier, 10 forca zjarrfikëse me 2 automjete nga Albpetrol, 10 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse nga FA dhe 30 efektivë me 2 mjete nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut.

Qarku Vlorë

Në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri është shumë intensiv. Digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë. Flakët të ndihmuara nga era kanë përfshirë edhe kurorën e pishave. Në terren po punojnë 17 efektivë të MZSH, 5 forca nga Shërbimi Pyjor dhe 7 forca bashkiake.

Qarku Elbasan

Në fshatin Shmil njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, në kufi me fshatin Gurakuq, njësia administrative Orenjë, bashkia Librazhd. Zjarri ka rënë në pyll gështenje. Terreni vështirëson ndërhyrjen.

Në kodër Kraste, bashkia Elbasan.

Qarku Lezhë

Në fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen,  bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës.

Qarku Durrës

Në fshatin Zallë, njësia administrative Fushë – Krujë, bashkia Krujë. Në vendngjarje ndodhet automjeti zjarrfikës me grupin e shërbimit, punonjës të Emergjencave Civile.

Në bashkinë Shijak afër Parkut të Kamionëve Pelikani në bimësi të ulët. Është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse.

Etiketa: zjarre

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarr i përmasave të mëdha në Spanjë, digjen mbi 45 mijë hektarë tokë

16:25 : 16/07/2026
BOTA

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026
AKTUALITET

IGJEUM ngre alarmin: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë

13:26 : 11/07/2026
BOTA

Zjarret masive në Spanjë, 11 të vdekur dhe 19 të zhdukur

11:59 : 10/07/2026
BOTA

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, mijëra qytetarë të evakuuar

16:57 : 06/07/2026
BOTA

Zjarre të mëdha në Francë, Spanjë e Portugali, mijëra hektarë të djegur

22:15 : 05/07/2026
Para

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

TË GJITHA

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

20:07 : 16/07/2026

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026

Aksidenti i rëndë në Fier, 7-vjeçarja nuk arrin t’u mbijetojë plagëve

19:49 : 16/07/2026

Protesta e 47-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët: Nuk tërhiqemi!

19:38 : 16/07/2026

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

19:28 : 16/07/2026

U plagos në aksidentin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş